Kompleti i Veprës së Profesor Anton Çettës – nga Instituti Albanologjik i Prishtinës

Vepra e Plotë e Prof. Anton Çettës

Vepra e Plotë e Prof. Anton Çettës

Kompleti i Veprës së Profesor Anton Çettës

nga Instituti Albanologjik i Prishtinës

Kjo është shtatorja që Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) i ngriti Anton Çettës.
Është nderim i madh e i lavdërueshëm që i është bërë të dijshmit, të urtit e të veçantit, që ishte punonjës shkencor i IAP-it, koleg i denjë pune, mik shpirti e profesor i shumë punonjësve shkencorë të IAP, si dhe vlerë e epërme profesionale e humane e institutit tonë.
Botimi i kompletit shënon një ngjarje të madhe e të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe dëshmon që Instituti Albanologjik i Prishtinës vazhdon të mbetet qendra kryesore e studimeve albanologjike në vendin tonë.
Për botimin e këtij kompleti duhet falënderuar dhe përgëzuar Degën e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës, përgjegjësen profesionale të këtij botimi, Dr. Leontina Gega-Musa, udhëheqësen e kësaj dege, Dr. Arbnora Dushi, si dhe kolegët e tjerë në degën e lartcekur, të cilët dhanë kontribut të çmueshëm e të vlerësueshëm profesionalisht.
.
Marrë nga muri i Fb i Adil Ollurit, me 3 nëntor 2020
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook