back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Kolonia e artistëve figurativë – Divjakë-Karavasta (19-23 shkurt 2016)

Gazeta

Kolonia e artistëve figurativë - Divjakë-Karavasta
Kolonia e artistëve figurativë – Divjakë-Karavasta 2016

Kolonia e artistëve figurativë,

Divjakë-Karavasta (19-23 shkurt 2016)

nga Engjell Zerdelia

Ftesës për të qënë pjesëmarrës në veprimtarinë e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Bashkia Divjakë dhe Botimet Toena, iu përgjigja me shumë kënaqësi, sepse më pëlqen të jem pranë veprimtarive, ku mblidhet kombëtaria nga Kosova deri në Çamëri. Këto ditët e shkurtit për fat të piktorëve dhe organizatorëve ishin të bukura dhe të mira. E gjithë zona Divjakë-Karavastasë u rrethua nga mjeshtrat të shpërndarë si Pelikanët Kacurrelë në të katërta anët e Lagunës. E ku kishte kënaqësi më të madhe se të shikoje këta njerëz të talentuar që në telajot e tyre, të vedosura në kambalecat, pikturonin pamje mahnitëse; diku një minipyll me pisha të larta, pemë të tjera, det dhe bregu i detit me rërën dhe shkuret përreth, dallgë të lehta e të forta, ishullin e pelikanit kacurrel, lagunën me mrekullinë e saj, perëndim dielli, vija uji dhe kanale ndarëse, fushë myzeqeje dhe qielli gri gati për shi, pishë e butë dhe e egër, ngjyra të larmishme, ku të binte në sy e gjelbëra, e kaltërta, bluja, kafe, bardhë, gri, të gjitha ngjyrat.

Nji pjesë e Kolonisë së Piktorëve - Divjakë 2016
Nji pjesë e Kolonisë së Piktorëve – Divjakë 2016

Takimin e parë bashkë me dirigjentin Maksim Kulla e bëra me dy piktorët dhe njerëzit e shquar Pashk Përvathi dhe Kujtim Buza. U ulëm tek Resorti dhe porositëm secili sipas kërkesës, pranë nesh për fat erdhi dhe drejtori i Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta” Ardian Koci. Biseda u bë fantastike, përpos falenderimit për Divjakën dhe njerëzit e saj, kurioziteti i Lagunës u qartësua edhe në mënyren shkencore të trajtimit që i bëri A. Koci. Ishulli i Pelikanit ndodhet në Lagunën e Divjakës, në lartësinë rreth 0.5-1 m mbi nivelin e saj. Përbën një ishull interesant të formuar nga akumulimet e mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore. Në të folenizon pelikani kaçurel. Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjes. Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë Pelikani, Dalmatian Pelican. Supozohet se 5-7 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut, sip. 4330 ha, gjatësia 10.6 km, gjërësia 4.3 km dhe thellësia deri në 1.5 m. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 100 çifte që përfaqëson rreth 5-7% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore, me një rreze shtrirje deri në 100 km. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin më perëndimor të saj.

Me piktorin Pashk Pervathi - Divjake 2016
Me piktorin Pashk Pervathi – Divjake 2016

E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallandysheve të detit. Veprimtaria kulmoi me ekspozitën e organizuar tek Resorti, ku të gjithë piktorët shpalosën punimet e tyre të mrekullueshme. Tradita e kërkon të përcjellim veprimtarinë, përshëndetën; kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, drejtorja e Toenës Irena, deputeti Fatmir Toci, piktorët Kujtim Buza, Luan Boriçi… Nuk ka rëndësi se e vizitojnë një ekspozitë 50 apo 500 veta, e rëndësishme është që kjo pjesëmarrje të ketë shpirtin artistik në këto punime, e kjo jo vetëm nuk mungoi, por ishte në lartësinë e duhur, e zbukuruan festën dhe një gup nxënësish të veshur me kostume popullore të të gjitha trevave shqiptare. Në bisedë e sipër me piktorët lushnjarë Luci Pavli Shandro dhe Luan Boriçi dalluam çiltërsinë dhe dashamirësinë e këtyre artistëve sa të thjeshtë, aq edhe cilësorë. Ajo që spikati fuqishëm e me shumë dinjitet të madh njerëzor ishte dhe prania e piktoreve femra. Kjo ishte veprimtaria me numur 31, dhe që ka një shtrirje në Shqipëri dhe Europë.
Pjesëmarrës të nderuar, Kolonia e Artistëve Figurativë, Divjakë-Karavasta (19-23 shkurt 2016) ishin: Kujtim Buza, Qamil Prizreni, Pashk Përvathi, Sadik Kasa, Agim dhe Xheneta Kadillari , Caush Vathi, Zaim Elezi, Vangjo Vasili, Luan Boriçi, Luçi Pavlo Shandro, Adrian Cene, Rikarda Nenshati(Nova), Adriana Puleshi, Bojana Ejupi, Nasuf Myftari, Spiro Panariti, Gjergj Simoni, Azem Kuçana, etj.

Me piktorin lushnjar Luçi Pavlo Shandro - Divjake 2016
Me piktorin lushnjar Luçi Pavlo Shandro – Divjake 2016

Qytetet; Tirana, Lezha, Elbasani, Shkodra, Durresi, Peshkopia, Pogeadeci, Lushnja, Mirdita, Tropoja, Prizreni… Kolonitë do të vazhdojnë për vitin 2016 edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.