back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

“Koka në Stamboll e trupi në Janinë!” nga Paulin Zef Zefi

Gazeta

Koka trofe e Ali Pashë Tepelenës
Koka trofe e Ali Pashë Tepelenës

“Koka në Stamboll e trupi në Janinë!”

nga Paulin Zef Zefi

 
“Të vranë Ali Pasha të grinë
Koka në Stamboll dhe trupi në Janinë…”*
 
Në kët grafikë është Koka e Shqiptarit të madh Ali Pashë Tepelena (1740-1822), gjatë ekspozimit si trofe lufte në sallën kryesore të Portës së Lartë (Top Kapi) në Stamboll, ku të dërguarit e Hurshid Pashës, ja paraqesin Sulltan Mahmudit të II-të (1785-1839)
Luani i Epirit, Ali Pashë Tepelena u tradhëtua nga 3 djemtë e tij (Veliu, Myftari & Saliu) dhe nga i nipi (Mehmet Pasha – djali i Veliut), e ndërsa vdekja i erdhi nga jatagani i guvernatorit të pabesë të Moresë (Peloponezi), Shqiptari Muhamed Pasha, të cilin Ali Pasha e kishte mirëpritur, duke ndarë bukën me të si vëlla, në ditën ogurzezë të 24 janarit 1822!! Koka e prerë nga luftëtarët e tradhëtarit “Muhamed Pasha”, u pastrua me urdhër të “Hurshid Pashës” dhe pasi u fut në një sënduk floriri të mbushur me mjaltë.
Ky trofe kaq i çmuar u nis drejt kryeqytetit perandorak dhe mbërriti në Stamboll me 23 shkurt 1822, ku me 24 shkurt, iu dorëzua Sulltan Mahmudit të II-të, e ekzpozuar mbi një pjatë floriri të stilizuar, që mbahej mbi një kolonë mermeri të bardhë (cit. burimet e kohës)!!! I fuqishmi Ali Pashë Tepelena, jo vetëm kur ishte gjallë, por edhe pas vdekjes, shkaktonte një efekt të çuditshëm si tek mbështetësit e tij por edhe tek armiqtë shekullore (osmanët) pasi mjaftonte kjo “Kokë e prerë”, e cila ju impononte respekt dhe adhurim duke e kthyer në një objekt fetishizmi!!!
Pas largimit së “Kokës së Pashait” nga Porta e Lartë, ky objekt u ekspozua në ambientet publike ku për habinë e të gjithëve, aty u ofruan blerës të shumtë dhe ofertat më të majme vinin sidomos nga tregtarët anglezë dhe francezë, pasi një trofe i tillë, kaq i çmuar, do të ishte një aset i jashtëzakonshëm për çdo koleksionist europiano-perëndimor!!!
Monumenti i Ali Pashës në Tepelenë
Monumenti i Ali Pashës në Tepelenë

Fatmirësisht, “Koka e Ali Pashës” u ble nga një mik i tij i ngushtë, i cili i kishtë shërbyer me besnikëri përgjat gjithë jetës, dhe ky ishte, ortaku i vjetër dhe agjenti i tij sekret, shqiptari i pasur “Sulejman Dervishi”.

Sot, kafka e “Ali Pashë Tepelenës” dhe relike të tjera të tij, prehen në një varr të vogël, pranë Portës së Silivrisë (Silivri Kapousi) në Stamboll, ku qëndron një gur varri i stilizuar me çallmën e Pashait të Janinës, me një epitaf me gërma arabe në gjuhën osmanishte… Pranë këtij varri ndodhen edhe 4 gurë të tjerë varri, nën të cilët prehen kafkat e 4 tradhëtarëve të njohur të Pashait, të cilët meritojnë përçmimin e çdo Shqiptari: 3 djemtë e Aliut: Veliu, Myftari & Saliu dhe nipi i tij frikacak (djali i Veliut) Mehmet Pasha!!!
Këto 5 varre shqiptarësh përcjellin një mesazh të fortë për Shqiptarët e sotëm dhe mercenarët turkoshakë që vazhdojnë të shesin jo vetëm Atdheun por edhe Nënë e Babë për ndonjë “kauzë të huaj” (qesharake), e cila me siguri do t’u hajë kokat, në mos sot, patjetër një ditë në të nesërme, po!!!
Janina e Ali Pashë Tepelenës
Janina e Ali Pashë Tepelenës

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.