back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kjo shtëpiçka me qerpiçka… – Vargje nga Meti Fidani

Gazeta

Shtëpia e Partisë
Shtëpia e Partisë

Kjo shtëpiçka me qerpiçka

Vargje nga Meti Fidani

Në shtëpiçkën me qerpiçka
8 nëntor, lindi partiçka
Dhe u rrit në ball’ t’furtunës
Sokoleshë, Parti e Punës
Sokoleshë, por mbet’ beqare
Thonë s’u martua fare!
 
Thonë s’u martua kurrë
Veçse shkoi, burrë më burrë
Ku me Titon, me Stalinin
Ku me Moskën, me Pekinin
Rrugn’e mutit kishte marrë
Domosdo, mbet dhe me barrë
 
Mbirë fara komuniste
Rritur barku sa s’pëlciste
Herë qante e herë villte
Mbetur mbarsë, e nuk po pillte
Pa u bëmë pikë e vrerë
ç’ka Partia që s’po e nxjerr
Pritem, pritëm 50 vjet
Prit të pjellë partia-shtet!
 
Kur aty, nga 90-ta
Po t’u shtri, or tungjatjeta
Dhe rënkonte si një dreq
Plasën ujrat, plasën keq
 
Hajde mor të pjellë hajde
zbrazi barkun si një gajde
Dhe nuk polli cazë e pak
Ku binjakë e ku trinjakë
Pill parti e pill partiçka
Ku të bëshme, e ku kërthiçka,
Mëngjërashka e djathtaniçka
Parti blu, rozë e kaleshka
Pill e pill e s’iu lodh pjeshka
Oh, ta lumsha parti nënë
Edhe bushtër t’kishe qënë…
 
Moj parti ta lumsha synin
Kyçe pjeshkën, e verja drynin
30 vjet, nxjerr veç partiçka
nga shtëpiçka me qerpiçka…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.