back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Këmbëmadhi (The Big Foot) – nga Monika Spahivogli

Gazeta

Kembemadhi...
Kembemadhi…

Këmbëmadhi (The Big Foot)

rrëfim nga e përditshmja e Monika Spahivoglit

Këmbëmadhi (The Big Foot) kalon nëpër lagjen time shpesh.
Mban atlete goxha të mira që duhet të kenë numrin 45 (të paktën).
Eshtë nga ata që ne i quajmë “të vonuar”: gjuhën jashtë, sy të shtrembër, ecje të kërrusur dhe fytyrën tipike të një të sëmuri mental.
E shoh me simpati dhe dëshpërim atë djalë dy metra, por me paaftësi të cilin nëna e shkretë e nxjerr nga dera çdo ditë të larë e të veshur.
Që të jem e saktë, e shihja… deri ditën që zbulova se ishte një kleptoman i frikshëm.
Futet një ditë në dyqanin tim dhe vjen drejt meje me hap të çalë e vështrim të përhumbur për gjynah dhe, teksa bëhem gati t’i jap diçka, rrëmben fluturimthi paketën time (të sapoblerë me sakrifica) nga tryeza bashkë me çakmakun dhe bëhet “erë”, pra… me hap jo të çalë. Sa u ngrita unë, ai kishte “çarë ferrën”!! Shyqyr që nuk kisha celularin në tryezë – thashë me vete duke parë anën e mirë të ngjarjes!
Unë dhe vajza që punonte me mua u përgatitëm për herët e tjera: Bëmë strategji se si të përdornim shkopin, fshesën apo… çdo “armë” tjetër të ftohtë të mundëshme për ta pritur!!
Heh… ai, jo vetëm që nuk është i vonuar por, është shumë i mençur!!
Ndryshon oraret e lëvizjes, nuk kalon çdo ditë në të njejtën lagje madje, tani ka edhe një çantë në dorë sa herë kalon! (T’ja ketë dhënë mamaja edhe këtë – mendoj dhe filloj të kem dyshime për mamanë!!).
Bën sikur nuk sheh nga dyqani ynë por, teksa e studioj, shoh që me cep të syrit piketon çdo ditë në të njejtin drejtim, tek një shportë ku janë vendosur disa varse me gurë, punuar me dorë. Me shtohet respekti për inteligjencën e tij si dhe vigjilenca për ta ruajtur.
Ditën që vendos më në fund të bëjë sulmin, unë e kam shkopin gati dhe i sulem.
-Do lajmëroj policinë po kalove edhe një hëre këndej, pis!!
Atij nuk i bën syri terr: Unë kujtohem që këta nuk i kap dot ligji dhe kuptoj. Ndryshoj strategjinë:
-Kalo edhe një herë po ta mbajti dhe do lajmëroj spitalin!!
Këtë herë, ai vesh këmbë lepuri dhe zhduket i tmerruar.
Mua herë më vjen të qesh, herë më vjen gjynaf për të e herë për veten time… nuk di çfarë qëndrimi të mbaj: Atë të njeriut të dhunuar nga vjedhja apo atë të mbrojtësit të të drejtave të njerzve me aftësi të kufizuar….
Dilema ime mbaroi sot!
Teksa u futa pak në aneksin e dyqanit për të pirë ujë (sapo e kisha larë dyshemenë)… kthehem dhe shoh gjurmët e një këmbëmadhi!! Ishin dy hapa para dhe dy hapa kthim.
Instiktivisht shoh raftet në hyrje të dyqanit dhe, pasi shikoj nja dy vende bosh në to, mërmëris me vete atë shprehjen budallaqe që na kanë mësuar për hajdutët: (me të cilën nuk jam dakord hiç po, nejse… ç’më duhet): Paç dorën e mbarë o këmbëmadh!!
………
(marrë nga muri i fb i Monika Spahivoglit, 21 korrik 2016)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.