Kau i çartun… prej vaksine nga Agim Morina

Demi i Çmendun...

Demi i Çmendun…

Kau i çartun… prej vaksine

nga Agim Morina

Njanit, mbasi e merr vaksinën, i çartet kau. Për mos me i shkue dam, qet e e pret n’midis katundi. Çohen gjinja e katundit edhe sa muj blejnë mish t’kaut të çartun prej vaksine.
Atypari bjen djali i njaj shpinaki. Kur sheh se gjinja po blejnë mish, shkon puna te baba e i thotë me ble mish.
-Jo, djali jem, – i thotë baba, – se âsht ká i çartun e çartemi edhe na.
Bre anej, bre knej, nuk bâhet kurrqysh me ble aso mishi.
Mas disa dite nisin me u çartë gjinja. Hajt, hajt, çarten krejt gjinja e katundit.
-Babë, mirë bâmë qi nuk blemë mish t’kaut të çartun prej vaksine - i thotë i biri.
-Po pse, babë?
-Paj ishin çartë krejt gjinja e katundit, krejt me çipa të Bill Gejtsit nëpër trup.
-Mo’!
-Po.
-Mule shpejt e merrna edhe neve do mish!
-Jo, babë, se çartemi!
-Mule, se tánë të çartun e veç na të mençëm nuk bâhet.
.
Marrë nga muri i FB i  Agim Morinës, 12 shtator 2021
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook