back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Katër Poezi… dhe nji shënim per Leticia Gargjolën

Gazeta

Letizia Gargjola
Leticia Gargjola

Poezia e Leticia Gargjolës në shqip, dhe brezi i saj…

Poezia nuk shpjegohet, ajo thjesht ndjehet… dhe sa ma shumë ajo ndjehet, aq ma poezi asht…
Kurrë s’kam kërkue shpjegim për poezinë! Edhe n’ato kohna, kur s’mbrrija me kuptue sa duhet, (sidomos kur kërkoja me lexue në gjuhë të huej) largohesha njashtu i ndërdyshtë prej saj, me besimin se nji ditë do të rikthehesha me ia gjetë, jo veç kuptimin po edhe misterin e saj të mshehun…
Ky mister i zbulimit të poezisë më ban të jem i vëmendshëm e gërmues, dhe provoj nji ndjenjë të veçantë, kur gjej o përkthej jo veç nji poezi të bukur, po edhe ndonji poet që përmes magjisë së vargjeve gjen rrugën për me mbrritë te ti, e me t’u shfaqë ndryshe prej tjerve…
Kjo më ndodhi edhe me Leticia Gargjolën, nji vajzë me ndërthurje interesash, të bame nyje të Arti, mbasi më mjaftoi pak me gërmue dhe ndesha në shumplansinë e interesave të saj…
Poezia e Letizias asht e lindun në italisht, mbasi atje ajo ka nji pjesë të randsishme të formimit dhe konsolidimit të saj artistik. Në Mantovan e famshme të Virgjilit, po edhe të festivaleve të përvitshme të letërsisë, ku ftohen shkrimtarë dhe poetë jo vetëm nga Italia po nga krejt Bota… E Leticia, mbas Shkodrës së saj, pjesën ma të madhe të jetës dhe formimit të saj e ka në Mantova, ku herët ajo ka guxue me shkruejtë vargje në gjuhën e Virgjilit, Dantes, Leopardit e Ungarettit… dhe e ka pasë të vështirë, thuej të pamundun me e artikulue poezinë e saj në gjuhën e saj…
Para do kohësh, në nji bisedë me të, jo vetëm ia vlersova nji poezi të sajë paraqitun në dy gjuhë, po u përpoqa me e bindë se edhe gjuha shqipe, e në mënyrë të veçantë gegnishtja në poezi ka nji fuqi të jashtzakontë, prandej ajo s’duhet të hiqte dorë prej sjelljes poetike paralele në të dyja gjuhët. Sigurisht ajo hezitoi paksa e bindun se gjuha e Dantes mbetet magjike… po unë nuk munda të rri pa ia theksue se edhe shqipja asht e mrekullueshme, veç duhet me hy në shpirtin e saj…
Prej kësaj bisede ndoshta pa asnji randsi, unë paraqes sot Leticia Gargjolën si poete, nji shembull që vlen edhe për shumë djem e vajza shqiptare që jetojnë dhe shkollohen nëpër gjuhë e kultura të ndryshme, por që mrekullisht munden me ia besue me kurajo artin e tyne të poezisë a prozës, edhe gjuhës shqipe…
Nuk u ndala te poezia e Leticias… jeni të lirë mbas leximit me e gjykue, po mbetem i bindun se se keni me m’dhanë të drejtë për paraqitjen e këtij cikli që unë e kam përcjellë me mjaft emocione…
Jozef Radi
24 dhjetor 2014

Leticia dhe Eugjen Gargjola
Leticia dhe Eugjen Gargjola

Kater Poezi (shqip dhe italisht)

nga Leticia Gargjola

Pafundsia

E kqyra n’ftyrë
ndërsa përkulesh
n’nji përshndetje t’sforcueme mirnjohjeje.
Shtriva dorën me ndalë
rrjedhën e kohës
që e ndjeva tuj m’rrëshqitë për shpinë,
dhe u gjinda me grushtin e boshatisun
tuj numrue në t’kundërt gishtat
e kputjes së natës.
Era m’i rrahte fort ndjesitë
e nisuna dymijë e sa vjet të shkueme
tuj të kërkue …

E unë hala vazhdoj me’e pyetë vedin,
A thu muejnë me t’gjetë…

L’infinito

Lo guardai in faccia l’infinito
mentre si piegava
in un finto inchino di riconoscenza.
Infilai la mano per fermare
lo scorrere del tempo
che sentivo scivolarmi sulla schiena,
ma mi trovai col pugno vuoto
a contarmi le dita alla rovescia
dello scadere della notte.
Il vento mi schiaffeggiò i sensi
partiti duemila anni prima
a cercarti …

E io che ancora mi chiedo
ti avranno mai trovato…

Nxansja Leticia Gargjola
Nxansja e pianofortit Leticia Gargjola

M’kallzoni për mue…

Prej kur ju pashë ma s’parit herë,
me ç’ngjyrë kje gatue lumtunia jeme
e ç’shije ishin lot’t e mi.
M’kallzoni, mos isha kureshtare
me ça vetëm,
me botën,
dhe dëshirat?!?
M’kallzoni, n’se mjafton nji ngërdheshje
me m’dashtë
apo duhet zhgulë dhunshëm?!?

M’kallzoni për mu, ju lutem,
kur s’njifsha asgja tjetër pos s’mirës…

Raccontatemi di me,

di quando vi vidi per la prima volta,
di che colore fu la mia felicità
e di cosa sapevano le lacrime.
Raccontatemi se fui curiosa di viaggiare
da sola,
col mondo
o con i desideri …
ditemi se bastò una smorfia
per farmi amare o dovetti
strapparvelo con la forza
raccontatemi di me per favore
quando non vidi altro che il bene…

 

***
Ah, sikur ta dish ti zemra jeme
sa koha
m’asht dashtë
me u njoftë
e mandej me t’gjetë…

***
Sapessi amore mio
quanto tempo
mi ci è voluto
per conoscermi
a trovarti…

"Gargjola Group"
“Gargjola Group”

Dhetor…

Asht dhetor…
Ujnat ma s’fundi kanë vendosë me u ndalë,
kapun për pullaz t’kujtimeve t’mija.
M’pret i akullt dhe i tejdukshëm,
njashtu si vjetet e shkueme,
tuj m’i numru ndryshimet n’ftyrë.
Shifem në duert tua të ngrime,
e ngrohem tuj mendu djeshmen.

Sa e padrejtë…!
Ti m’ke kushtu veç nji ditë
e unë krejt nji jetë!

Dicembre…

E’ dicembre…
l’acqua si e’ finalemente decisa a fermarsi,
aggrappata al tetto dei miei ricordi.
Mi aspetta gelida e trasparente,
come ogni anno,
contandomi i mutamenti in faccia.
Mi osservo nelle tue mani fredde,
e mi scaldo pensandomi ieri .
Com’e’ ingiusto…
tu mi hai dedicato un giorno,
e io un’intera vita.

Leticia Gargjola gjate nji interpretimi muzikor
Leticia Gargjola gjate nji interpretimi muzikor

Kush asht Leticia Gargjola

Leticia Gargjola, u lind në Shkodër në dhjetor të vitit 1979, në nji familje muzikantash, ku art asht konsumue gjithnji ma shumë se bukë… Mjafton me përmendë gjyshin e saj, artistin e mirnjoftun Ndoc Shllaku po edhe dajën e saj, pianistin-kompozitorin-profesor Gjon Shllaku… me pasë nji ide pak ma të plotë rreth fëminisë dhe adoleshencës së saj. 
Ndjek studimet për pianoforte në shkollën e muzikës “Prenkë Jakova” në qytetin e saj, Shkodër, dhe i plotëson ato studime në Konservatorin “Lucio Campiani” në Mantova të Italisë, qytet në të cilin ajo jetoi për rreth 13 vite. 
Kthehet në Shqipëri në vitin 2010, dhe për motive profesionale jeton nji vit në Vlonë, nji vit në Tiranë dhe kthehet sërish në Shkodrën e saj ku vazhdon të jetojë e të punojë edhe aktualisht.
Pasioni i letërsisë asht i hershëm dhe sprovat përgjithësisht i ka ba në gjuhën italiane, por prej ma shumë se nji vit poezinë e saj ajo e shkruan edhe në gegnisht. 
Sot Leticia Gargjola këndon muzikë të lehtë dhe jep koncerte me të vëllanë e saj, Eugjen Gargjola si dhe muzikantë të tjerë, duke e ndjerë artin si pjesë të pandame të jetës së saj.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.