back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Karma dhe Kërma – nga Artan Gjyzel Hasani – një letër për Agron Tufën

Gazeta

Shkrimtari Agron Tufa
Shkrimtari Agron Tufa

Karma dhe Kërma –

nga Artan Gjyzel Hasani

– një letër për Agron Tufën

 
I dashur Agron!
Në pamundësi për të të shkruar në inbox, meqë nuk jemi miq, po të shkruaj këtu në murin tim të facebook-ut.
Ndoqa mbrëmë intervistën tënde dhënë gazetarit Adi Krasta. Intervistë e dhënë jo me cilësinë e shkrimtarit, por të drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit ndjehet i kërcënuar, i pambrojtur dhe i braktisur sot, rreth 30 vjet pas përmbysjes de juro të diktaturës. I kërcënuar nga monstrat kriminale të diktaturës të veshura me pushtetin më të lartë në demokracinë de juro shqiptare.
U ndjeva shumë keq dhe i dëshpëruar, por jo i befasuar. Nuk u çudita aspak.
Kur nuk ka Ndëshkim, do të ketë Krim.
Kjo është e vërteta e hidhur e Shqipërisë sonë. Kjo që po paguan ti në cilësinë e misionarit të mandatuar antikomunist është Karma e Kërmave, është karma që paguajmë të gjithë antikomunistët sot për tradhëtimin e idealeve të Dhjetorit 90-të, karma për mosbërjen e drejtësisë në ato vite. Karma për krimin që nuk e Ndëshkuam kur duhej.
Nuk e kishim në dorë ti dhe unë.
E kishin në dorë Deformuesit e mëdhenj të Dhjetorit 90-të. Por karma nganjëherë është e verbër.
Të kërkosh mbrojtje dhe përkrahje në vitin 2019, pra rreth 30 vjet pas përmbysjes de juro të komunizmit do të thotë që de facto Dhjetori 90-të ka dështuar me sukses të plotë. Dhjetori im dhe i yti, por jo Dhjetori 90-të i tyre. Se çdo njeri ka një Dhjetor 90-të brenda jetës së tij, por me fytyra të ndryshme e me emër të njëjtë. “Bashkëvuajtës e Bashkëfajtorë” është rasti klasik kur me ndihmën e terminologjisë djalli na u paraqit si ëngjëll.
.
Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani
I dashur mik,
në Shqipëri nuk ka as diktaturë, as demokraci, por një sistem vrastar hibrid. Nuk u përmbys sistemi i vjetër, por u ndërtua një sistem paralel me të.
Shqipëria është Republika e Bashkëvuajtësve që qeveriset e sundohet nga Bashkëfajtorët e Diktaturës.
Nga kush pret mbrojtje, Agron?
Nga Shoqëria Civile që gëlon nga pinjollët e Bllokut dhe të nomenklaturës ish komuniste? Nga Komiteti i Helsinkit që drejtohet nga një monstër e komunizmit?
Nga PD-ja ‘bashkëvuajtëse -bashkëfajtore” që antikomunizmin e përdori vetëm si retorikë në mitingje elektorale?
Nga PS-ja që është pjella trashëgimtare e diktaturës?
Nga të persekutuarit që përveçse janë pakicë, janë edhe të paaftë të krijojnë kauza?
Nga mediat amorale shqiptare që i shërbejnë edhe djallit për një grusht parash?
Nga “intelektualët” zvarranikë të tipit “as mish e as peshk, edhe mish, edhe peshk”? Nga kolegët e tu shkrimtarë të tipit “qingji i urtë pi dy nëna”? Apo nga Diana Çuli?
Nga parlamenti i Brahove dhe këlyshëve të tjerë të diktaturës dhe krimit? Shumica e shqiptarëve janë Klientë.
Apo mos pret mbrojtje nga ndërkombëtarët që kanë strehuar qe ne fillim në vendet e tyre kontigjentet sigurimse dhe enveriste të diktaturës?
Agron, gjej rastin të të kërkoj ndjesë publike që dikur tepër padrejtësisht të kam konsideruar klient të “Bankës Shqiptare të Favoreve”. Pikërisht kjo braktisje e madhe që po të bëhet sot dëshmon katërcipërisht të kundërtën. Është pikërisht “Banka Shqiptare e Favoreve” që sot nuk lëviz as gishtin të të mbrojë.
Se bashkëkombasit tanë, miku im, me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, janë Sehirxhinj entuziastë Ahengjesh, Frekuentues të palodhur Mortesh, Klientë të Bankës së Favoreve dhe Elektorat Karrigesh.
Kauza të tilla të një morali sipëran si ajo e nxjerrjes në shesh të krimeve dhe pasojave të Diktaturës Komuniste përkrahen, mbrohen dhe shndërrohen në kauza publike nga popullata që kanë kryer evolucionin cilësor social dhe kanë arritur ta meritojnë titullin e lartë moral Popull.
Ke shumë të drejtë të ndjehesh i kërcënuar dhe unë i lutem Zoti të të mbrojë, jo nga brahot e cajat, por nga ata që nuk të mbrojtën e të braktisën…
Ata janë më të shumtë, më të rrezikshëm e më të fuqishëm se brahot.
.
Marrë mga muri i fb i Artan Gjyzel Hasanit

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.