back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Kanë vandalizuar jetët tona – nga Adriatik Lapaj

Gazeta

Avokati Adriatik Lapaj
Avokati Adriatik Lapaj

Kanë vandalizuar jetët tona

nga Adriatik Lapaj

Parlamenti Shqiptar
Parlamenti Shqiptar

Kanë vandalizuar jetët tona;
Kanë vandalizuar pronën publike duke e ndarë si plaçkë lufte;
Kanë vandalizuar të ardhmen tonë duke e dhënë me konçesion;
Kanë vandalizuar administratën publike duke e bërë politike;
Kanë vandalizuar shëndetin tonë duke mos standardizuar cilësinë e ushqimeve;
Kanë vandalizuar arsimin duke futur militantë kudo;
Kanë vandalizuar Policinë e Shtetit, mjafton të kujtojmë se sa oficerë të nivelit të lartë drejtues janë në kërkim policor për drogë;
Kanë vandalizuar mjedisin duke shpyllëzuar atdheun;
Kanë vandalizuar detin duke lejuar katrahurën urbane;
Kanë vandalizuar burimet e ujit duke na lënë në thatësirë edhe pse jemi të dytët në Europë për sasi uji për banor;
Kanë vandalizuar ushtrinë duke e lënë ushtrinë më të papajisur në Europë;
Kanë vandalizuar kulturën, duke lejuar shkatërrimin e pasurive arkeologjike dhe objekteve të trashëgimisë materiale dhe jomateriale;
Kanë vandalizuar të varfërit, duke i lënë në mjerim;
Kanë vandalizuar punëtorët duke i lejuar të trajtohen si skllevër në fasoneri, miniera;
Kanë vandalizuar pasuritë minerare duke lejuar të vidhen barbarisht;
Kanë vandalizuar prodhimin, duke lejuar kontrabandimin;
Kanë vandalizuar ekonominë duke lejuar e bekuar monopolet.
30 vite vandalizëm.
.
Marrë nga Muri i Fb i Adriatik Lapajt, 13 dhjetor 2020

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.