Kampi i Tepelenës në vitet 1949-1953,
si kamp i internimit të fëmijëve
nga Kastriot Dervishi
Nisur nga disa informacione të gabuara e kontradiktore që i janë dhënë kohët e fundit publikut nga institucione shtetërore, në lidhje me njërin prej kampeve tela me gjemba, por shkruaj më poshtë disa të dhëna të përgjithshme.
Internimi në kampe tela me gjemba gjatë diktaturës komuniste është vuajtja e dënimit në periudhën 1945 – 1953 në vende të përcaktuara si të tilla. Kampet ishin vende të mbyllura, të ruajtura me policë. Në to u sollën familjarët e të dënuarve, arratisurve dhe ushtarakëve dezertorë. Dokumentacioni i trashëguar, sidomos ai vendimmarrës në lidhje me emrat e personave që kanë qenë në këto kampe, për shkak të cilësisë së dobët të administratës së kohës është shumë i pakët.
Fillimisht u ngritën dy kampe: në Berat për banorët e veriut dhe në Krujë për ata nga jugu. Këto dy kampe funksionuan deri në vitin 1949. Këtë vit u bënë disa riorganizime të kampeve. Të internuarit e Beratit u zhvendosën në Tepelenë dhe Porto Palermo. Në Tepelenë erdhi edhe komandanti që kishte qenë në Berat.
.
Vdekshmëria e madhe e fëmijëve në kampin e Tepelenës, por edhe nevoja për të konsoliduar institucionin e internimit solli mbylljen e dy kampeve të fundit tela me gjemba në fund të vitit 1953.
Kampi i Tepelenës, fitoi nam të keq në arenën ndërkombëtare, madje duke zënë vend në raportin e Qeverisë Amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955. Kampi mbahet mend për trajtimin e keq ndaj të internuarve duke i lënë pa ushqim, duke i përdorur në punë të rënda, duke i lënë të paveshur e në mëshirë të sëmundjeve të shumta.
Duhet shtuar se identifikimi fizik i kampeve të tjera tela me gjemba (Berati, Kamza, Cërriku, etj), apo i kampeve të punës së detyruar të të burgosurve nuk është bërë pothuajse fare.
Kampi i Tepelenës u drejtua nga dy komandantë:
-Bektash Pogaçe nga Kardhiqi i Gjirokastrës, profesioni bujk, arsimi 4 klasë fillore, në vitet 1949-1952.
-Haki Ibrahimi nga Dhëmblani i Tepelenës, profesioni marangoz, arsimi 6 klasë, në vitet 1952-1953.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.