back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Kambana në Manastirin e Cepos… – rrëfim nga Virion Graçi

Gazeta

Manastiri i Cepos (arkiva Albert Vataj)
Manastiri i Cepos (arkiva Albert Vataj)

Kambana në Manastirin e Cepos…

rrëfim nga Virion Graçi

(Histori e vërtetë!
Ma kanë treguar dikur, nga fillimi i viteve tetëdhjetë,
në mirëbesim, sepse isha fëmijë…)
.
Manastiri i Cepos sot
Manastiri i Cepos sot
E keni parasysh Cepon, në një brinjë të Malit të Gjerë, në Gjirokastër. Aty ka qenë një manastir. Një fukara i zonës që nuk gjente shpëtim gjëkundi kërkoi ndihmë në manastir si shpresa e fundit.
-Po, mund të të punësojmë. Duhet t’i biesh kambanës kur janë orët e shënuara.
-Ooo, shumë faleminderit – tha fukarai.
-Dhe kur njerëzia na sjellin dhurata të ndryshme duhet t’i shënosh me kujdes në një fletorkë, emrin e dhuratës dhe emrin e dhuruesit.
-Po unë nuk di shkrim e këndim, – tha fukarai.
-Keq na vjen o bir i përendisë, – i thanë, – por nuk mund të punësojmë dy veta, njerin sa për t’i rënë kambanës e tjetrin për të mbajtur shënime.
Si nuk gjeti shpëtim as në manastir iku në mërgim fukarai, në Amerikë. Pas shumë vitesh punë, përpjekje, sakrifica ngriti goxha ekonomi, lidhi ortakëri me emigrantë të tjerë e me vendas. Sa herë i duhej të firmoste një shkresë, nxirrte nga sirtari një vulë dhe e përdorte në vend të firmës. Njëra nga shkresat që do të firmoste një herë ishe goxha akt-marrëveshje dhe mblodhi shumë njerëz, nga biznesi e nga shtypi vendor, miq e shokë, familjarë e patriotë mërgimtarë. Ortaku i tij i ri e firmosi me stilograf dokumentin, kurse ai përdori përsëri vulën. Kjo ra në sy për keq, si mburrje, si fodullëk e kapardisje ala shqiptare dhe ish fukarai, me qëllim që të mos i mërzitej ortaku i ri tha me modesti, “Mos ma merrni për keq, unë nuk di të shkruaj.”
Habia dhe zhgënjimi ishte i madh. Për të mos e lënë në hije të keqe mosbesimi ish-fukaranë me origjinë shqiptare, njeri nga pjesëmarrësit amerikanë e ngriti zërin e tha,
-Zonja e zotërinj. Kemi para syve një gjeni, një njeri të mrekullueshëm. Pa pasur mundësi shkollimi ky njeri arriti të bëhet dikush këtu, në vendin tonë. Imagjinoni pak tani ku do të kishte përfunduar nëse do të dinte shkrim e këndim?
-Mos u mendoni shumë, -tha ish fukarai, – Po të dija shkrim e këndim do t’i bjerja ende kambanës në Manastirin e Cepos.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.