Jo legjendë… E vërteta e Shqiponjës me Sorrën – nga Sokol Neçaj

Shqiponja dhe Sorra

Shqiponja dhe Sorra

Jo legjendë… E vërteta e Shqiponjës me Sorrën

nga Sokol Neçaj

I vetmi zog që guxon të godasë shqiponjën me sqep është sorra. Ajo ulet në shpinë të shqiponjës dhe e godet atë në qafë.
Shqiponja nuk reagon dhe nuk lufton me sorrën. Ajo nuk harxhon kohë dhe energji për sorrën.
Në vend të kësaj, ajo thjesht hap krahët dhe fillon të ngrihet lart në qiell. Sa më lart që fluturon, aq më të vështirë e ka sorra të marrë frymë dhe më në fund, sorra thjesht dorëzohet duke u ulur poshtë, sepse i mungon oksigjeni…
Mësoni nga shqiponja dhe mos bëni luftë me sorrat, thjesht vazhdoni të ngjiteni më lart.
Dikë mund ta keni ende mbi kurriz, por shpejt do të rrëzohet. Mos u hutoni dhe përqendrohuni në gjërat tuaja dhe vazhdoni të ngjiteni lart. Sorrat janë të guximshme kundër shqiponjave, sepse ato lëvizin në grup. Shqiponja, e cila zakonisht lëviz e vetme, në fakt nuk ka asnjë shans po të luftonte kundër tyre. Por e ka gjetur mbrojtjen duke fluturuar lart…

.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook