back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Jeta prej Hënës në Lurë – nga Edmond Hasani

Gazeta

Neil Armstrong dhe “Apollo 11” - 20 korrikut 1969 në Hënë
Neil Armstrong dhe “Apollo 11” – 20 korrikut 1969 në Hënë

Jeta prej Hënës në Lurë

nga Edmond Hasani

Mbrëmje e 20 korrikut 1969, me sytë nga qielli me shokët e pallatit përpiqeshim të shikonim “Apollo 11” që pritej nga gjithë bota të zbriste njerëz për herë të parë në Hënë dhe unë, Jari, Lami, Kipi e të tjerë filluam të ishim herë Neil Armstrong, herë Michael Collins e herë Buzz Aldrin!!
Me orë të tëra sytë nga qielli dhjetra qytetarë dibranë e plot fëmijë moshatarë me ne fantazonim e pikturonim me imagjinatë qiellin dhe Hënën! Pas dy ditësh kur nata sapo kishte rënë, nënën time e lajmërojnë se një grua në Lurë është në gjendje të rëndë shtatzanë e duhej asistenca mjekësore atje!
Pas pak, poshtë pallatit shoferi i njohur i Spitalit, Hamdi Kacani, një burrë simpatik dhe malësor legjendash me nder e besë, niset me nënën time dhe mua drejt Lurës!
.
Ambulanca e Spitalit Peshkopi me shofer Hamdi Kacani,
Ambulanca e Spitalit Peshkopi me shofer Hamdi Kacani,
Ishte magjike për mua të udhëtoja natën dhe ndërsa ngjiteshim lartësive linim poshtë dritat e Peshkopisë dhe fshatrave përreth, ndërsa në vend të kasetofonit buçiste zëri i Hamdiut, Armstrong, Armstrong e duke zbardhur buzëqeshjen nën mustaqet spic më thoshte, arritëm në Hënë! Në Lurë arritëm në kohën e duhur dhe po në kohë Armstrongu ynë arriti në Peshkopi duke i shpëtuar jetën gruas që lindi atë natë!
Tre astronautët e “Apollo 11” tani nuk janë më e po ashtu as nëna ime, e as Hamdiu i mirë ama emocioni i 20 korrikut , dhe udhëtimi natën drejt Lurës, ka jetuar vazhdimisht brenda meje me pyetjen, gruaja që atë natë lindi djalë mos ia vuri emrin foshnjes Armstrong!?
.
Marrë nga muri i Edmond Hasanit, 12 shtator 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.