back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Jepini fund nxitjes së terrorizmit në shkolla… – Deklaratë për shtyp

Gazeta

Fëmijët me simbole të Diktaturës
Fëmijët me simbole të Diktaturës

Jepini fund nxitjes së terrorizmit në shkolla…

Deklaratë për shtyp

Fëmijët shkojnë në shkolla
për t’u bërë qytetarë të denjë,
jo terroristë komunistë!
 
Prej disa ditësh po marr dhjetëra mesazhe nga prindër të përndjekur politikë të komunizmit, të shqetësuar, pasi në shumë shkolla të Tiranës dhe të gjithë vendit mësuesit kanë urdhëruar nxënësit e sistemit të detyruar arsimor që për ftesën komuniste të “çlirimit” 29 nëntorin të shkojnë në shkollë me simbolet komuniste, kapele partizane me yllin e kuq dhe shall të kuq.
Ky është një tjetër akt i rëndë në fushatën e qeverise së rilindjes për restaurimin ideologjik historik dhe praktik të diktaturës komuniste në Shqipëri. Këto përpjekje për rikthimin e edukimit komunist në shkolla janë akte të rënda të shkeljes së ligjit nga urdhëruesit e këtyre praktikave dhe synojnë edukimin terrorist komunist të fëmijëve.
Shqiptarët veçanërisht të përndjekurit politikë antikomunistë i çojnë fëmijët në shkolla për të nxënë dijet e nevojshme për jetën e tyre e për t’u edukuar me vlerat e lirisë e demokracisë si qytetarë të denjë të vendit dhe të botës dhe jo për t’u bërë terroristë komunistë siç po vepron në rastin konkret, por edhe në shumë raste të tjera, administrata arsimore.
Në këto ditë kemi parë drejtues të lartë të qeverisë e administratës shtetërore të shfaqen publikisht me simbolet e komunizmit, por përdorimi i fëmijëve në shkolla për propagandë komuniste dhe detyrimi i tyre të mbajnë simbolet e komunizmit është një vepër e rëndë penale e parashikuar në ligj.
Në këtë situatë i bëj thirrje qeverisë shqiptare, ministres së arsimit, drejtorive arsimore, drejtorive të shkollave dhe mësuesve të heqin dorë nga këto praktika të edukimit terrorist të fëmijëve tanë.
Të gjithë prindërit që nuk duan që fëmijët e tyre të edukohen si komunistë e terroristë të mos pranojnë, të kundërshtojnë dhe të protestojnë ndaj këtij dhunimi të rëndë psikologjik e shpirtëror të fëmijëve të tyre.
.
Fëmijët me simbole të Diktaturës
Fëmijët me simbole të Diktaturës
Komunizmi terrorist nuk mund të jetë në asnjë rrethanë ideologji zyrtare e arsimit shqiptar dhe imponimi i tij në shkolla nga qeveria dhe administrata arsimore është një akt terrorist.
Ju kujtojmë që shkollat publike administrata arsimore paguhet në taksat e shqiptarëve shumica e të cilëve që në vitin 1992, i kanë thënë “Jo” me votë terrorizmit komunist.
Rilindja e komunizmit nga qeveria dhe përfshirja në këtë politikë të restaurimit të diktaturës komuniste të fëmijëve është projekti më ogurzi i tyre.
Terrorizimi komunist që qeveria dhe administrata arsimore po ju ofron si model fëmijëve shqiptarë i ka kushtuar botës mbi 100 milionë viktima ku Shqipëria renditet e para me viktimat e saj në raport me numrin e popullsisë.
Terrorizmi komunist nuk mund të jetë modeli i fëmijëve tanë pavarësisht në se ky terrorizëm adhurohet e imponohet publikisht e zyrtarisht në shkolla, bulevarde e medie nga qeveria. Kryeministri, zv/kryeministri, ministrja e arsimit, kryetari i bashkisë, etj mund të vishen, apo mund të jenë vetë apo të bëjnë fëmijët e tyre, terroristë komunistë në shtëpitë e ambientet e tyre private, por nuk mund ta bëjnë të tillë në publik në shkolla etje, apo edhe me keq t’ua imponojnë fëmijëve tanë, fëmijëve e Shqipërisë.
Edhe një herë iu bëj thirrje kujtdo institucioni apo individi që po ndërmerr ketë aksion komunist në shkollat shqiptare: Jepini fund nxitjes së terrorizmit në shkolla dhe edukimit terrorist të fëmijëve tanë!
.
Nebil Çika
Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.