Jena bo krejt Rilinsa… Lym Darrasa

Lym Darrasa

Lym Darrasa

Jena bo krejt Rilinsa…

Lym Darrasa

Ho mre, e muret vesh e… Desht s’desht u bom ene Rilinsa…!
Jo vallaj, hala s’e keni mor vesh… Ime ma kadal, ne mos t’ju nigjoj mo qi llapni nolt e posht pa dogonë… (ah, kjo fjal ma ço mishin pupërr)  se maroj… S’ka mo, osht vulos: Nalu beg se ka henek… Hahahah… Nishtina kem gjet ene Smojl Qemolin tonë, ne s’çajm kaptin hiç as për at Plakun e Vlonës…  as për Sherifin e Boltimorës… Hahahah, u bon t’gjith për t’harru… Osht veç Njishi jon i Rilinies, qi po na gufmo shpirtin… Amom, amon… se e du fort vallaj, e du ke s’bo vaki… Po osht ne për t’u dashtë… djal qi t’mush synin… ke qejf ta nigjosh, djal tripikësh, gju ka distonca!!!
Vallaj, dit mo t’lumtun n’jet s’kom pas, as kom për t’pasë… e mani men kur me biçikleta, me matorra, me tromopila, me borija, u mush Tirona ne krejt dynjaja… gjithonej flomuj lejla, bluza lejla, tumullace lejla, kapele lejla (kom pshurr kopjativ i jav veç mo kallzoni), po ene kallare, ene rrypa, ene syze… lejla krejt lejla… Amon mer, se kena bo i fest, fest ne jo llafe, osht bin ibreti alem… Krejt mileti t’u ulurit qi ky osht çlirim i dyt,  pavarsia e tret, Lidhje Prizrenit e katert, osht Rilinije mer vlla, osht gjithçka mer jahu, osht fest përmi festa… pse e hudhëm pri qafe at Alpinin, at Mojen e Hekrave (hahahah e bukur kjo!!), at gjyrykun qi na bojte gjithanej ue… ue…ue…ue! Amon, se nuk e nigjojsha dot mo, sikur m’hate buk’n e qenit! E kom thon ene m’medie: Le mos t’bote rrugë, as tunelet mos t’bote, veç ajo ue-ue-ja e tij mos ta nigjojsha mo… se m’grryte zorrët, ma hate shpirtin, për njat zot qi s’e kom besu kurrë!!! Ai ja bote: fitue… mu m’meste buka m’fyt e s’m’shkote tërmo… Ai bërtiste: kena punue… un s’dijsha si me e heq punën pri fjalori… Me qi ra fjala ke puna, s’mun rri pa kallzu se ne baba jem ka qen içik kallarekuq, po ka qen prej atynve t’nershëmve… Ka qenë ene m’Parti t’Punës, ene Hero i Punës, sumlus i Punës… Veç un jom i pa punë, amo e respektoj Punën! Babën e kom pas t’nerçem, ene burr t’zotin… Pesë kalamoj ka pas rrafmetliu, ne katër i çoj m’universitet… t’pestin s’e çoj m’shkollë, e futi direkt m’Parti t’Punës n’ven tij, qysh t’vogël… Kom pa, s’kom pa: rrite burri gjithë notën e Perenisë jashtë… Koma komës tuj i gjimu armikut klasës… se ka lon xhap me bo per njat zot… ene m’shi, ene m’borë, ene m’mol, ene m’det… armiku para, ai mrapa… pull mer pull poste, s’bo vaki çere burri ishte, s’vje mo soji i tij!!!! Ka sakrifiku jetën mer i shkreti, ne prej tij e kom amanet: Rilinie çuno…!! Pa buk – po Rilins, pa drita – po krenar! Ne nji t’fitu Rilinia, m’turravrap ne ke vorri… Bab mer bab, e murrme ne i her… “Ne mos e shloni mo!” – m’tha pri vorri… Nji për kta dy sy se ju rrej!
Amon mer jahu, se nishtina qi s’ka mo ue-ue, osht Rilinia mo e modhe m’histori. Jom përplas ene me do debila, me do pabuksa qi m’thojshin: Ho mer ju rilinsit, do na e bojshit Shqipninë Zvicërr-eeeee… E di si m’vite, e di si m’vite, qi t’i thojsha, hecni ktu mer rrufjana, ne me i mledh nji ka nji për veshi, me i fut m’i Hammer t’zi, (se jon t’frikshëm ata si Gaza Dege) ne me i rras ene i her m’Spaç o m’Burrel!!!
Se e kom inotin ne me ata qi kemi msu m’shkoll, ne i qujm Rilinsa… Haha… Me demek Rilinsa! Pse mër ça ka mo shum Sami Frashni se Moz Ruçi, pse osht mo i bukur gjo!!! Ashtu leshatuk ne me qeleshe t’zez!!! Hik mer badalla – i thash… Po kur u çu njoni ne m’bote si fillazof, po Samiu ka thon kshu, po Naimi ka thon ashu, ne s’marote… se Samiu ka bo libra, ne encikllopedi… se Samiu ka qen ene profesor m’universitet… Vallahi bajta bajta, ne dikur s’durova mo, ne iu përmlodha… Pse mer hajvon, i thashë, a s’i kon shpitë njite… ai pri Përmeti, ky pri Tepelene…? A s’jon la me i lum e…? Po Mozi, ka i jet qi nep shpirtin për Shqipni, ne s’e paska kush m’hesap…?!? Hik, mer se po ta laj surratin m’pshtymë… Pse mer badalla, Samia pri Stamolli dojte me e bo Shqipninë… Po Mozi jeto gju m’gju me popllin: O i pahong poplli – i pahong ne ai… T’vram ka jeta ata – i vram ka jeta ne ai… Pa ç’pa robi, e mylli halen, futi bishtin ndër shalë ne iku si i pshurrun qensh… As turqeta Lymo, s’m’tha! ç’osht ky muhabet!!!
M’kon premtu për punë ne e kom da menjen… Po s’e dëftej se ku e kom synin… I dit i thash njonit qi po m’bote si cub: Pse mer, badalla ishte Naimi, qi ene punote m’dogan ene ia zhgrrapste noj bejte: “O malet e Shqipnisë…” Hahahah, ne mushte xhepin me të njeshme… ene fesht e bojte i bejte… Amon mer, se e kom aq për zemër njat Naimin, sa s’ta merr menja… Them kaiher: Mos o zot, e m’rrasin me noj doganë, po s’kom fillu me qit bejte mo t’bukra se t’atina frashënlliut, m’vraft njikjo buk qi po ha… Me xhep tumllas me evro vallaj, këno ne korbi…
M’dul ene i gamor qetër! Demek i shkollum jashtë… A do ti m’erdh m’shteg ne përmeni at shkadronin, Pashko Vasa a Vaso Pashka, qi me demek pri Liboni, tuj i djeg barku pri t’hongmes pat shkru: “Ho mi Shqypni, e robtumja Shqypni…!” Çere gamorsh mer jahu, pse re, un s’jom i zoti ta boj kët gjo? Me sy myll mor e boj, ne i luj karapenxhin. Le t’m’çoj Edramushi Rilinies m’Amerik guvernator, po s’ia kom lon m’dor poemën “Eh mi Shqypni, ku s’mrrin fjala jote…” U bofsha gazep, ene m’sa gjuh t’doje ai!!! Ene kinezçe po desh!!!
Ju merrni shum me llafe, po vallaj s’e keni iden se çere energjish jon tu vlu mrena ktij poplli, as nëpër men s’e çoni qi kto katër vjet ka për tu bo nomi, mer nomi… Katër vjet jon, po katërdhet kon për t’ju duk… thotë shkadroni… Of mo, s’di ne murët vesh a jo… qi ene Shkodra u bo Rilinse, e çere Rilinse se, me t’u bo mishi pupërr… Ra ne Shkodra… qi i pat dhon besë UE-UE-së…!Hahahahahahaha… kom vdek gazit pri qejfi…
Zot ke m’dul prap UE-ja!! Shife, për dreq, po u dashka ne UE-ja… Shife, shife… ue-ue… Union Evrapian… Pranej brriste me t’modhe ai kopili… Nishtina po e mor vesht qi e paska bo me kopilllik: thojte fit-UE, ne UE e paska thon me germ t’modhe; thojte: pun-UE, ne ue-të i paska pas me t’modhe kadoshi; thojte kemi nërt-UE… e t’hujve qi s’dijshin shqip… u mbetesh m’vesh veç UE-ja… Zot, m’boj dermon, s’du me e besu, se ka për t’nis ne ky Rilinsi jon, se osht pak majmun m’gja, tu gjimu rrugve: Jena çlir-ue…! Kena rrëz-ue… Apo s’o ne i gjatë, skarafyll sa s’bohet mo (amon veç mos m’spiunoni pa gjet noj pun), se po ia nisi ne ai me ue-ue, vallahi hika pri Shqipnie, m’Ofgoniston kom për t’shku, veç mos me nigju mo ue… ue… Se m’ka ardhë shpirti moj hunës, e s’baj mo…
3 korrik, 2013

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Humor, Proza  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook