back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Jargët e një pusullë mbi dritën e një Tragjediani – Dervishi – Haxhiademi – Radi

Gazeta

Nënprefekti i Lushnjes, Et’hem Haxhiademi, në mes të dy xhandarëve lushnjarë, 1 shtator 1928.
Nënprefekti i Lushnjes, Et’hem Haxhiademi,
në mes të dy xhandarëve lushnjarë, 1 shtator 1928

Jargët e një pusullë mbi dritën e një Tragjediani

Dervishi – Haxhiademi – Radi

And the Lord said to the snake –
Cursed are you above all the livestock and all the wild animals!
You will crawl on your belly and you will eat dust all the days of your life

“…kur e shndërroi djallin në një rrëshqanor të pështirë,
të padije, të pa bosht dhe e dënoi
ta vjellë vrerin vetëm zvarrë gjitha jetën…”

Etëhem Haxhiademi - Vepra e Plotë
Etëhem Haxhiademi – Vepra e Plotë

I lig, ziliqar, spiun, servil i pashkollë, i pander, i parespekt për veten, i pa emër! Ai dhe koha që e polli, të Pa emër!!! edhe me nofkën “e vërteta”…!
Nuk besoj ka mallkim më të madh ta ndjesh veten (e vërtetë…), të pa denjë për emër!!!
I biri i Haxhiademit, Emini shkruan në kujtimet e asaj nate:Dy herë kjo shtëpi kishte marrë konture të frikëshme: një herë në kohën e Gjyshit kur e arrestuan rebelët dhe në vitet e një rebelizmi të ri me arrestimin e Babës. Veçse në të dy rastet ajo shtëpi, çerdhe e lëvizjes patriotike për gjuhën e pavarsinë, bazë e Lidhjes së Prizrenit, bazë e rezistencës antiosmane, mbështetse morale e materiale e demokracisë e çështjes kombëtare, çuditërisht pa…”
Për mendimin tim, është treguar bujar që i ka quajtur “rebelë”. Të jesh rebel – nënkupton: veprim, edhe diçka si pasion; nënkupton ide – sado të kundërta e të mbrapshta. Nënkupton një zemër që rreh!
Këta, nuk ishin rebelë.
Këta ishin krijesat më të ulta të rrethit më të fundit të Ferrit. Aty ku është errsinë në errsinë, ku as hija e vet s’i gjendet.
Unë, s’kam nevojë për emra, unë i di emrat e rrëshqanorëve!
Por ja ç’ngeli – Një Haxhiadem i Madh – me emër e mbiemer e tanë hijeshi edhe në letrat e tyre!
Dhe ata… që edhe në një pusullë të vetme qe shkruan: u mbeten jargët – po asnjë emër a shenjë!
Hortensia Haxhiademi

"E Vërteta"  i çon Selam Komandantit për Haxhiademin
“E Vërteta” i çon Selam Komandantit për Haxhiademin

“Populli partizan”: Pse nuk arrestohet Et’hem Haxhiademi

Shkrimtari dhe nëpunësi i lartë civil, Et’hem Haxhiademi (1902-1965), para se të arrestohej jetonte në Elbasan. Ndaj tij vinin vazhdimisht spiunllëqe, si letra anonime apo edhe të shkruara nga pseudonime. Në një letër që informatori “E vërteta”, bënte për “shokun komandant”, thuhej:

“Pothuajse gjithë popullit partizan u vjen keq dhe me hidhërohet, kur sheh se i quajturi Et’hem Haxhiademi nga Elbasani, shëtit lirisht në pjacë. Ky bukurosh është i vetmi organizator i komitetit të Ballit të fëlliqur dhe krahu i djathtë i Mit’hat Frashërit, i cili kur kapitulloi Italia, doli përjashta me Mit’hatin, Hasan Dostin, Orolloganë e të tjerë për të formuar kabinetin e të ktheheshin në Tiranë ministra; por pasi nuk ia arritën këtij qëllimi, më në fund ky bukurosh, u pranua përsëri në detyrën që kishte më parë, duke marrë dhe të 4-5 rrogat që ndonji pa punë. Me një fjalë Et’hemi është ai që ka lëfton nacional-çlirimtare. E pra, duke qenë kështu, pra më të drejtë popullit duhet t’i vijë keq. Hetoni se burimet e marrin vesh të drejtën, gjë të cilën nuk mund t’i mohojë edhe vetë organizatori i Ballit si dhe fjalimet e bisedimet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe në prani në Mit’hat Frashërit”

E Vërteta

Kaq me këtë, për më pas kemi me ba në Tiranë
(Ps. shkrimi është me një pafundësi gabimesh ortografike numëruam rreth 27 të tilla, ndaj botohet me korrektim letrar. Mund ta lexoni dokumentin për siguri).

Kësisoj, Haxhiademi, i arsimuar në Berlin e Vjenë, u arrestua më 07.01.1947. U akuzua se gjoja ishte pjesëtar i një organizate të fshehtë. Fillimisht u dënua me pushkatim, por më pas iu kthye me burgim të përjetshëm.
Vdiq në Burgun e Burrelit gjatë vuajtjes së dënimit.

nga muri i Kastriot Dervishit, 20 korrik ‘22

Disa nga veprat e Et'hem Haxhiademit
Disa nga veprat e Et’hem Haxhiademit ne vitet ’30

Jozef Radi
Në pikëpamjen e maskarallëkut ky dokument është tejet i trishtë, e nuk mundesh të ndjesh asgjë më shumë se neveri siç shpjegon edhe e mbesa e mbivendosur në këtë tekst; në pikëpamjen dokumentare është edhe një dëshmi e vyer që e plotëson botën e organizuar të krimit, ku krahas injorancës në të shkruar vërehet ajo ligësia ekstreme e një njeriu pa idenditet! Ai jo vetëm spiunon… (nuk i mjafton spiunimi), por interpreton, ndërthur ngjarje, fyen në mënyrën më të ulet një personalitet, sigurisht edhe shpif por ajo çka të dhemb është se shpirti diktues i kësaj plehre sociale, të veshur me kostumin parimoriteve komuniste… Ai bëhet pjesë aktive e asaj pasoje prej së cilës Haxhiademi u ndëshkua fillimisht me vdekje, me pas me burgun e rëndë të Burrelin dhe mosdaljen gjallë prej tij edhe pse i kishin mbetur krajt pak muaj për të dale…
Pra, kjo kategori hijenash e kanë mban mbi shpatulla edhe barrën e krimit ndaj një përsonaliteti të pafajshëm… Dhe për të gjitha këto ai na qenka edhe e “Vërteta”!!
Dhe shtrohet pyetja: Pse nuk bën përpara ai vend… Sepse kjo “e vërtetë” kushedi në sa kopje edhe më të neveritshme e ka shumuar vetveten…!
.
Marre nga faqja e FB Etëhem Haxhiademi – The Albanian Playwright-Poet

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.