Instituti Kyrias dhe “Foleja Kombëtare” – nga Genci Hoti

Foleja Kombëtare - 1931

Foleja Kombëtare – 1931

Instituti Kyrias dhe “Foleja Kombëtare”

nga Genci Hoti

Në Bibliotekën e Dr. Av. Vasil K. Dilo gjeta një broshure, në pamje të parë pa shumë pretendime, por që me tërhoqi vëmendjen për titullin e saj: “Foleja Kombëtare”* (foto), botuar me rastin e 40 vjetorit të Institutit Kyrias (1891-1931) si një institut kombëtar shqiptar. Duke e lexuar ndesha në një fakt me të vërtet sensacional: Ky institut ishte formuar me 24 Maj 1891, nga zonja Sevasti Dako – Qiriazi, pikërisht atje ku sot ndodhet Instituti Bujqësor i Kamzës. Dikur në atë vend kishte qenë një shtëpi e vjetër (foto), dhe ku më vonë ishte ngritur instituti në fjalë (foto).
Pra rezulton se ky institucion arsimor të jetë më i vjetri në Shqipëri, edhe përpara Teknikumit Harri Fultz; dhe sivjet më 24 maj paska 128 vjetorin e themelimit.
Studentët e Institutit Bujqësor të Kamzës, sot mund të krenohen për vjetërsinë mbi një shekullore të shkollës së tyre, e cila na paska pasur një histori mjaft të pasur dhe produktive…
.
Ndërtesa e vjetër - para Institutit Kyrias

Ndërtesa e vjetër – para Institutit Kyrias

*Libri “Foleja Kombëtare” është botuar në vitin 1931 në shtypshkronjën “Gutenberg”, ka 110 faqe ku janë publikuar veprimtaritë me rastin e 40 vjetorit të Instituti Kyrias! Gjëra jo vetëm interesante, por dhe të paditura prej shume prej nesh. Jam kureshtar të di nëse ekziston ndërtesa e vjetër dhe a e dinë ish studentët dhe pedagogët e Institutit Bujqësor në Kamëz, gjenezën dhe lavdinë e shkollës së tyre?
.
Instituti Kyrias - Kamëz

Instituti Kyrias – Kamëz

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook