back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Ikja e piktores së talentuar, Lumturi Blloshmi – nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Artistja Lumturi Blloshmi
Artistja Lumturi Blloshmi

Një vit nga ikja e piktores së talentuar, Lumturi Blloshmi

nga Bedri Blloshmi

Si sot një vit më parë ndërroi jetë në spital, piktorja e talentuar, Lumturi Blloshmi. 
Lumja u rrit jetime pa babanë. Babai i Lumes, oficeri me gradën Major, Azis Selman Blloshmi, pasi kishte mbaruar studimet në Grac të Austrisë shërben si oficer në Durrës, Kukës dhe më pas në Tiranë. Më 26 tetor të vitit 1944, thirret nga grupi terrorist i ISIS për “një sqarim” bashkë me 35 intelektualë të tjerë dhe që nga ajo ditë nuk dihet se ku u gropos.
Kush ishte Lumturi Blloshmi
Lumturi Blloshmi lindi më 23.08.1944, në Tiranë nga martesa e Aziz Blloshmit dhe Nadire Blloshmit nga familja Myderizi, Durrës. Ka një vëlla, Dragush Blloshmin piktor, skulptor, zdrukthtar i dalluar që jeton në ShBA. 
Gjatë viteve 1959 – 1963 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë për pikturë. Më 1968, u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, (sot Univeriteti i Arteve). Ka punuar në disa institucione kulturore: në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë; në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin ritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por ajo ka realizuar një numër në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.Në vitet 1968-1989 punoi si retushiere dhe më pas piktore ilustratore në Shtëpinë Botuese Librit Shkollor, Tiranë. Gjatë 1989-1993, piktore në krijimtari të lirë. Për dy vjet, 1993-1995 ishte studiuese arti në GKA, Tiranë. Që prej 1995 deri në 2004 ka shërbyer si restauratore e veprave të artit mesjetar në Institutin e Monumentave të Kulturës, Tiranë dhe 2004 e në vazhdim artiste e lirë.
Në vitet 1989 – 1991, çel dy ekspozita vetiake në Tiranë (GKA, Tiranë). Gjatë viteve 1992-1995 ishte pjesëmarrëse në shumë aktivitete të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë (ekspozita në grup me Shoqatën e Artistëve të Pavarur 1992, Tiranë, në Selanik (Greqi, 1992), Madrid (1993), Lyon (1994), Budapest (1994), fituese e çmimit të tretë në konkursin kombëtar “Onufri ‘94”, Tiranë, Paris (1997) dhe çel ekspozitë personale në Turqi (Stamboll 1995).

Lume Blloshmi - Homazh Damien Hirst
Lume Blloshmi – Homazh Damien Hirst

Ekspozita të artistes

1987 – Cinqueme Croisiere de l’Art, Essone, Francë
1987 – Bienale Ndërkombëtare, Aleksandri, Egjypt
1988 – Ekspozitë vetjake, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1988 – Bienale Ndërkombëtare, Ankara, Turqi
1988 – Ekspozita e parë personale në Berat
1989 – Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1991 – Kongresi i Grave të Ballkanit, Selanik, Greqi
1992 – Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1992 – Ekspozitë në grup, Selanik, Greqi
1992 – Ekspozitë në grup, Fondacioni “Soros”, Tiranë, Shqipëri
1993 – Ekspozitë në grup, Madrid, Spanjë
1994 – Ekspozitë Ndërkombëtare, Budapest, Hungari
1994 – Ekspzozitë në grup, Lion, Francë
1994 – Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘94”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1995 – Ekspozitë personale në Stamboll (Turqi)
1997 – Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘97”, Fituese e çmimit të parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
1997 – Ekspozitë në grup, Paris, Francë
1998 – Ekspozitë Ndërkombëtare në grup e grave artiste, Bishket, Kirgistan
1998 – Ekspozitë në grup “Mediterranea 1”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999 – Ekspozitë vetjake, Misioni i BE, Tiranë, Shqipëri
2000 – Ekspozitë në grup “1/2000”, Galeria Jacque Cartier, Cheney, Francë
2002 – Bienale Ndërkombëtare, Austri
2004 – Ekspozitë Ndërkombëtare Galeria Zenith, Breshia, Itali
2004 – Ekspozitë vetjake, Galeria Zenit, Tiranë, Shqipëri
2005 – Ekspozitë në grup “My change”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006 – “Menu Kama Sutra”, Chelsea Art Museum, Neë York, SHBA, me kuratore Julia Draganovic 
2007 – Çmimi “Kult 07”, Tiranë, Shqipëri
2009 – Ekspozitë në grup, Mali i Zi
2009 – Ekspozitë vetjake “I’ts a Ëonderful Life, Galeria Zeta, Tiranë
2010 – Ekspozitë vetjake “Okazion, likuidim total” Galeria Zeta, Tiranë
2011 – Ekspozitë në grup, Galeria Pogradec dhe Galeria “Vangjush Mio”, Korcë, Shqipëri
2012 – Terrain insecure, Shqipëri
2013 – Homage to Damien Hirst, Tiranë, Shqipëri
2014 – Zarabanda Plus, dance & performance, Torre Venezia, Durrës, Shqipëri
2016 – Ekspozitë personale konceptuale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.

Vilsoni dhe piktorja Lume Blloshmi
Vilsoni dhe piktorja Lume Blloshmi

Lume Blloshmi ka patur korrespondencë të rregullt me Vilson Blloshmin. Ai takohej shpesh me të pas pune. Nisej me tren, takonte Lumen në Tiranë, shkëmbenin libra, kërkonin për to në Bibliotekën Kombëtare e kthehej prap brenda ditës për turnin e tretë. Lumja ka ruajtur 11 letra nga kjo korrespondencë.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.