back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Ibrahim Farka, në gjurmë të jetës së tij… – nga Marsida T. Najdeni

Gazeta

Ibrahim Farka
Ibrahim Farka

Ibrahim Farka, në gjurmë të jetës së tij…

nga Marsida T. Najdeni

Djali i madh i familjes Farka, z. Ibrahim Farka, lindi më 13 mars 1907, në Tiranë, në një familje ku mbizotëronte harmonia dhe dashuria. Dashuria ndaj atdheut tënd fillon pikërisht aty tek skalitja e dashurisë për familjen, pastaj mëhallën, qytetin dhe vjen duke u zgjeruar kjo frymë dashamirëse gjithpërfshirëse për kombin dhe gjakun tënd. Ibrahimi i donte të gjithë. E rrezatonte dashurinë për të tjerët tek e qeshura plot jetë. Mbesës, Zenitës, për xhaxhanë i kanë treguar shumë, sepse për një njëri si Ibrahimi ke çfarë të flasësh. Edukimin fillor do ta kryente në qytetin e lindjes, ndërsa gjimnazin do ta ndiqte në Itali pranë Collegio Internazionale di Monte Mario. Mbas Italisë do të rikthehej në Shqipëri, ku më 1926, kreu shkollën ushtarake të artilerisë në Tiranë, për ta vazhduar studimin në Akademinë Ushtarake të Romës.
Ibrahim Farka do të bëhej Nëntoger i artilerisë shqiptare. Ai mban urdhërin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut.” Ai qe një figurë e spikatur në vitet ’30-’40, jo vetëm në Tiranë, po edhe më gjerë. Atë e kujtojnë si njeri gojëmbël, tepër i matur në sjelljen dhe vendimet e tij dhe me një vullnet të jashtzakonshëm. Në kujtimet që ka lënë ai vetë, e që i vërtetojnë edhe bashkëmoshatarë të tij, del se kishte qenë mik i ngushtë me vëllanë e Nënë Terezës, z. Lazër Bojaxhiun. Vite më vonë familja Farka do të kujdesej për nënën e Gonxhe Bojaxhiut. Kur Nënë Tereza erdhi në Tiranë, mbas rënies së komunizmit, u takua si mike me z. Hamdi Farka (nipi Ibrahimit), i cili i dhuroi Nënë Terezës foto nga familja e saj.
.
Xhemal Farka
Xhemal Farka
Le t’i kthehemi rregullit kohorë. Ibrahimi luftoi kundra pushtimit nazist dhe fashist. Me vendosjen e komunizmit në Shqipëri z. Ibrahim Farka do të luftonte nëpër malet shqiptare kundra sistemit që po vendosoj përmes dhunës, e që Enveri i quante diversantë.
Ibrahim Farka do të arratisej për t’i shpëtuar kthetrave të vëllavrasjes që sollën çlirimtarët të urdhëruar nga Beogradi. Me arratisjen nga Italia dokumentat që kam gjetur vetë nga CIA, e venë Ibrahimin me titull Kapiten në bazën ushtarake amerikane të Gjermanisë, ku trajnonte dhe rekrutonte shqiptarë për të rrëzuar sistemin enverist. Në Itali, Ibrahimi u martua me një vajzë nga Ferrara dhe bashkarisht emigruan në New York, ku ende sot jeton i biri Xhemal (Jim) Farka. I vuri emrin e vëllait të pushkatuar, gazetarit Xhemal Farka.
Ibrahimi spikati dhe në diasporën përtej oqeanit si një figurë jo vetëm anti-komuniste; po edhe si njeri me dije dhe ndjenja të larta për kombin e vet. Ai do të angazhohej me jetën kulturore të diasporës deri momentet e fundit të jetës. Këtë gjë e dëshmon libri që ai ka shkruar në New York “Historija e Dibrës dhe luftrat heroike të dibranëve 1872-1921”
Ky libër ka për koperetinë legjendarin Elez Isuf Ndreun, dhe ishte pikërisht nipi i tij dhe miku im z. Cesar Ndreu që ma ka kallxuar këtë libër. Një material tjetër po nga z. Cesar Ndreu është edhe botimi në gazetë për 3 vjetorin e vdekjes së Ibrahimit. Fakt që tregon se nuk ishte harruar figura e tij dhe se është nderuar e dashtë edhe nga bashkombasit.
Ibrahim Farka, ka nevojë për një studim më të detajuar, të cilit unë i kam dedikuar shumë kohë dhe mund. Uroj dhe lutem të vijë sa më shpejt ajo ditë ku të zbulojmë ende më shumë nga veprimtaria intelektuale që kreu përgjatë gjithë jetës.
Ndërkohë kërkimet vazhdojnë…
.
Marre nga muri i fb. i Marsida T. Najdenit, 24 mars 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.