Lazër Radi: I pari gjyq Special në Shqipëri

I pari gjyq Special në Shqipëri

I pari gjyq Special në Shqipëri

 “I pari gjyq Special në Shqipëri”

Dokumenta dhe shënime nga Lazër Radi

Shtëpia botuese “Reklama” Tiranë 1997, kopje 1000 (fq. 139)
Në moshën 27 vjeçare, autori i librit, do të ishte ndër 64 të arrestuemit e parë mbas çlirimit të Tiranës. Ishte në listën e atyne të arrestueve që do të çelnin gjyqin e parë në historinë e Shqipënisë komuniste. Nji gjyq makabër i nji vendi të vogël që ma së shumti kish qenë i pushtuem se pushtues. Gjyqi Special u zhvillua nji vjet para Nurenbergut të famshëm.Në Gjyqin special u dënuan 17 vetë me vdekje, në Nurenberg, për gjithë krimet e nazizmit vetëm 12 vetë. Shqipëria sërish do të ishte nji shembull për me u imitue!! Libri asht i mbushun me dëshmi të kohës, dhe me seancat qesharake, ku nji trup gjykatësish partizanë, pa asnjë lloj arsimi, dënonte mjaft prej intelektualëve ma të randsishëm të kohës…
Ky gjyq shpalosi në qiellin e zymtë të Shqipnisë së atyne viteve, legalizimin e krimit e u dha mësime e direktiva të posaçme gjithë asaj luzme injorantësh që do të dënonin ma vonë mija e mija shqiptarë të pafajshën, në të ashtuquajtunat “gjyqe të popullit” të ngrituna anë e kand Shqipnisë…” l.r.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Botimet  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook