I paharrueshmi Zef i Prebibaj nga Alfred Susaj

Zef Prebibaj

Zef Prebibaj

I paharrueshmi Zef i Prebibaj

nga Alfred Susaj

Në Shqipninë e Epërme, ku Zoti dhe vetëm Ai është i gjithëpushtetshëm ka mrekulli përmendore, që vetëm njerëzit e atyre anëve mund t’i shijojnë dhe mund t’u japin vlerat për dje, sot, nesër e pasnesër. Gama e mrekullive atje është e pafund, atje rriten lisat e lartë, atje rrjedh uji shkumëbardhë i lumenjve i cili, herë i vrullshëm herë i qetë zbret duke ledhatuar gurët e bardhë. Atyre bjeshkëve, Zoti u dhuroi edhe farmacinë e kurimit, e çfarë nuk iu dhuroi të tjera e të tjera. Për fatin e mirë timin dhe faqen e zezë të kulshedrës së kuqe, kam mundur të shijoj dhe unë nga mrekullitë e atyre perlave të rralla në Shqipni apo më gjerë.
Mrekullia e olimpit atje është mendja e kthjelltë e burrave qëndrestarë, shpirti i dlirë i bijve të paepur përballë furtunave. Janë të shumtë emrat mrekulli të atij vendi me emrin Curraj i Epërm. Po ndalem pak përballë kryqit të Kishës, në krahun e majtë të lumit të Currajve të Epërm, tek kulla e shekujve të Isuf Sadik Prebibaj, e po vërej fytyrën rrezëdiell të një kollosi të Shqipnisë së Epërme Zef Isuf Sadik Prebibaj.
Për truallin e Tij shekullor im at’, jo vetëm më foli, ai ishte Cicerone dhe spiker i palodhshëm për burrat e racave që shkëlqenin. Por, këtë burrë të rrallë të olimpit jam i aftë të recitoj në podiume e olimpe.
Kam dëgjuar se lulëzimi në moshën e Tij të hijshme duhej të përballonte shumë ngrica e bryma. Gjithsesi Zef Isuf Prebibaj lulëzoi jashtë serave, të tjerë që u rritën në sera nuk arritën kurrë të rrezatonin mençurinë, të rrezatonin virtytet e mirësisë ashtu siç rrezatonte në olimpin e Epërm Zef Isuf Prebibaj.
Ishte Ai që bëhej tufan kundër të liqve e ligësive. Kur Ai ngrinte vetullat dhe mbërthente sytë si të skifterit, dridheshin podiumet e serave të kulshedrës së kuqe. Aq i urtë e i dhimbshëm për njerëzit e halleve, për njerëzit e gjakut një rrufepritës, për sofrën një bujar i pashoq, familjar i shenjtë dhe prind që meriton lavdi.
Kavalier i shkëlqyer i brezit e më shumë, njeriu këmishëbardhë me flokët lartë, Ai që me trupin e drejtë hijeshonte udhët dhe vargun e burrave, një prijës i lindur dhe i ndriçuar që ndriti e rriti në jetën e Tij, që dha shumë njerëzve të olimpit dhe la një varg pambarim që udhëheq udhën e ngjitjes.
Të qoftë i lehtë dheu o burrë i lartë i Shqipnisë së Epërme, Krishti të pastë në parajsën e pasosune, krenari për krenarinë e sotme e në vazhdim!
.
Pamja e Curraj te Eperm

Pamja e Curraj te Eperm

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook