back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

I 68 edicion i Festivalit të Sanremos 2018 – fitues dhe opinione

Gazeta

Ermal Meta & Fabrizio Moro (Non mi avete fatto niente) Fituesit e Sanremo 2018
Ermal Meta & Fabrizio Moro (Non mi avete fatto niente)
Fituesit e Sanremo 2018

Ermal Meta e Fabrizio Moro

Fitues të edicionite të 68 të Festivalit të Sanremos 2018

Prej vitit 1990 nuk e shoh më Sanremon!
Jam rritur me sanremistët e famshëm të viteve ’60-’70-’80
dhe dëgjimi apo shikimi në ilegalitet a gjysëm fshehtas i tyre
sikur u jepte Sanremove më shumë ëmbëlsi, ndjenjë, emocion e kënaqësi ,
plus niveli shumë i lartë i interpretimeve, i muzikës,
i teksteve dhe drejtuesve të spektaklit!
Ndihem qetë dhe s’më vjen keq fare që kam 27 vjet pa Sanremo!
Kur këtu ishte natë, ditë na e bënte Sanremo;
tani këtu s’është as ditë as natë,
njësoj si Sanremot e tanishme!
Edmond Hasani, 11 janar 2017
.
Skena dhe konkuruesit e Sanremos 2018
Skena dhe konkuruesit e Sanremos 2018

Claudio Baglioni, së bashku me Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino i dhanë fund drejtimit të festivalit të Sanremos 2018! Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio Moro i titulluar “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) u rendit i pari pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut.

Para e pas viteteve 90-të, nuk na zinte gjumi netëve të “Sanremos”. Më pas dalngadalë e humbi disi interesin. Ermal Meta ka fituar dy herë: një herë për Italinë dhe një herë për Shqipërinë, e cila nuk reshti për vite me radhë të shihte këtë festival, prej të cilit shihte një rreze drite nga një dritare e burgut ku e kishte mbyllur regjimi monstruoz komunist.
Ermal Meta mbrëmë na e riktheu Sanremon e vërtetë me një këngë që përkundrejt debatit të kotë, ktheu miliona italianë dhe jo vetëm, në qendrën e botës me luftën kundër terrorizmit edhe me mjetet që ofron arti. I jashtëzakonshëm. Në Sanremo 2018, kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nuk i shpëtoi polemikave. Kënga e tyre u pezullua fillimisht pas akuzave se ishte e vjedhur. Në fakt bashkautori i këngës Andrea Febo pranoi se kishte marrë një pjesë nga refreni i një kënge të prezantuar në Festival 2 vjet më parë, e cila nuk ishte pranuar dhe që nuk ishte publikuar. Sipas tij, kjo ishte një këngë krejt tjetër me një përmbajtje dhe fabul tjetër. Ndërkohë Ermal Meta deklaroi: “Është koha të themi tonën. Kemi dëgjuar të flitet për plagjiaturë përsa i përket këngës sonë pjesëmarrëse në Sanremo dhe kënga e ngjashme në fjalë është e shkruar nga Andrea Febo që e ka prezantuar në Përzgjedhjet e Sanremos për kategorinë e të rinjve 3 vjet më parë, ajo u eliminua dhe nuk u komerçializua kurrë. Fabrizio, unë dhe Andrea kemi ruajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur dhe të tre së bashku kemi shkruar një këngë të re me një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është tërësisht qesharake duke konsideruar se Andrea Febo e ka shkruar së bashku me mua dhe Fabrizion këngën “Nuk më keni bërë asgjë”. Ndërkohë të dy jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuuar në suksesin e të tjerëve dhe tonin. Kush na njeh e di. Kur vendosëm të rrëfejmë një gjendje shpirtërore të përgjithshme me këtë këngë nuk e kemi bërë t’u prezantuar në Festival, por për të folur për paqen. Na vjen shumë keq për këtë që po ndodh, sepse ne nuk kemi ardhur në Festival për t’u tallur me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të sigurt se gjithçka do të shkojë mbarë.”
.
Sanremo 2018 - Fitues dhe Prezantues Baglioni - Hunziker - Meta - Moro - Favino-
Sanremo 2018 – Fitues dhe Prezantues
Baglioni – Hunziker – Meta – Moro – Favino
Tashmë kënga është një himn kundër akteve terroriste. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë. Ermal Meta (1981) lindi në qytetin e Fierit, ku ka studiuar në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa”. Në vitin 1994 u transferua së bashku me familjen në Bari të Italisë, ku në vitin 2007 themeloi grupin “La fame di Camilla”, me të cilin realizon tre albume. Në albumin e tij të parë përveçse një kënge në gjuhën shqipe ai trajton edhe tematika të emigracionit. Grupi do të ishte ndër më të vlerësuarit nga kritika, ndërsa Ermali një nga komponentët më me rëndësi dhe shumëdimensional pasi ai shkruan tekste, këndon, i bie pianos dhe kitarës.
Në 2012, Ermali do të nisë një karrierë të suksesshme si kantautor, që do ta çojnë në bashkëpunime me këngëtarë italian të njohur, si Marco Mengoni, Francesco Renga, Emma Marrone, Annalisa Scarrone, Chiara Galiazzo, Patty Pravo (me të cilën edhe këndon “Non mi interessa”) etj. Talenti i tij qoftë si kantautor, apo edhe si këngëtar i ka hapur atij dyert e “Sanremos” për vite me radhë. Skenës së “Sanremos” ai i ka dhënë nga vetja edhe si kantautor, në bashkëpunime me këngëtarë të suksesshëm, si Annalisa me këngën “Non so ballare”, dhe Chiara me “Straordinario”.
Në 2006 merr pjesë për herë të parë me grupin Ameba4. Për t’u rikthyer në 2010 me grupin “La fame di Camilla”. Ka qenë pjesë e “Sanremos së të rinjve ku herën e fundit doli edhe në vendin e dytë.
Marrë nga Muri i fb i Kastriot Marku dhe Pietro Bellizzi.
.
Sanremo 2017 - Ermal Meta fitues
Sanremo 2017 – Ermal Meta fitues

Shqipëria nuk mund të krenohet me ata që i dëbon!

nga Ilir Demalia

Ermal ti nuk përmende fare Shqipërinë, përse shqiptarët kaq krenarë me ty?!!
Sapo Ermal Meta me Fabricio Moro, mori çmimin fitues i Festivalit të Sanremos, u lëshuan: O sa mirë me qenë shqiptarë, në rrahgjoksje e mburravecjen primitive për krenarinë Meta.
Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të krenohen me Ermal Metën pse ka origjinën shqiptare. Ermal Meta, gjithashtu nuk kishte pse ta evidentonte këtë se nuk e ndjente, e ndoshta-ndoshta dhe e bezdis.
Aq më pak kanë të drejtë të krenohen institucionet e artit shqiptar, shtetit shqiptar të matrapazëvë, banditëve, të paaftëve dhe antivlerave, si kulturore dhe morale. Kështu arti si avangardë që duhet të jetë për një art të lirë dhe dinjitoz dhe vlerë civilizuese e shoqërisë, ka mbetur punëmarrës shtetëror si dje që tashmë e dimë se çfarë arti na prodhuan dhe i bandave sot që e shikojmë çfarë bastardimi Vrimash po sjellin. Artsitët tek ne, shkrimtarët, historianët, intelektualët, media, kanë qenë dhe janë shërbëtorë të regjimeve politike në Shqipëri. Në postkomunizëm me këtë mender demokraci, partitë e mëmës parti janë ndarë në bandat përkatëse të partive-banda. Zvarranikët e artit, këta shërbëtorë te zellshëm lëvizin sa në një bandë në bandën tjetër si lavire të dritave të kuqe në shërbim të pimpave politik.
E gjithë kjo situatë ka bërë që Prindërit e Ermalit dhe shumë Ermalëve, t’i marrin fëmijët dhe të bëjnë të gjitha sakrificat për t’i rritur në një kulturë tjetër që nuk ka të bëjë farë me pellgun e zhabavë të shërbëtorëve të regjimit të radhës.
Ermali, dha edhe një mësim tjetër!
Keni parë se si vijnë “artistë” të ndryshëm si “këngëtare” që shërbejnë si escorta dhe nxjerrin zogun, “piktorë”, “poetë”, “shkrimtarë” etje., dhe prezantohen nëpër studiot televizive tip kafe mëhallash si artistë me famë botërore dhe pastaj, vijnë dhe hapin një kafe për të kënaqur jargët e disa pleqve perversë që i ka ngel ora ke nostaligjitë e socrealizmit?!!
Jo, Ermalin as e kishim parë e as e kishim dëgjuar se ai punonte për suksesin dhe nuk kishte kohë të çfaqej i sukseshëm në llum-kazanin e kryekazanit mediatik e politik.
Ermali dhe të tjerë Ermalë, që do të jenë të sukseshëm si rezultat i punës së tyre dhe vendeve përkatëse ku zhvillohen, dhe kulturave që marrin në këto vënde, as nuk kanë pse krenohen me Shqipërinë që i dëboi dhe vazhdon t’i dëbojë.
Marrë nga muri i Ilir Demalias, 11 shkurt 2017
.
Festivali Sanremo 2018 - Dueti Meta - Moro
Festivali Sanremo 2018 – Dueti Meta – Moro

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.