back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Hundëzakët, ilirë të harruar…! Sipas shënimeve të Fahri Xharrës

Gazeta

Pamje nga Hunza Valley
Pamje nga Hunza Valley 

Hundëzakët, ilirë të harruar…!

Sipas shënimeve të Fahri Xharrës

Aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Kina, aty është Hundëza. Është një vend 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta. Banorët janë arë-bërës(bujq), janë popull trupgjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe, shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, gjë që i dallon nga afganët, tagjikët apo pakistanezët. Shumë prej tyre edhe leshkuq.
E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është Burrushkazi (burrërishtja), gjuhë e cila nuk shkruhet…

Gazetari Fahri Xharra
Gazetari Fahri Xharra

Por kush janë realisht hundëzakët, ky popull i rrallë e i veçantë?
Fjala është për një mori ilirësh (e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që nga koha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit, fakte këto për të cilat pak flitet, që të mos themi aspak.
Andaj për të zgjuar debat e treguar rëndësinë e ’hundëzakëve’, preardhjen e tyre të përbashkët me atë shqiptare, është publicisti kosovarë Fahri Xharra, i cili po njofton opinionin përmes shkrimeve në media të ndryshme.
Gjatë një bisede për gazetën ’Zëri’, Xharra e quan fatkeqësi që sot historianët shqiptarë kanë lënë në harresë ’Hundëzakët’, i cili thotë se “nëse duam të mbrojmë lashtësinë e historisë sonë e me këtë edhe të Lekës së Madh, atëherë ajo mbrohet te hundëzakët…”.

Hartë e Luginës së Hunzës (Hunza Valley)
Hartë e Luginës së Hunzës (Hunza Valley)

E derisa vetë shqiptarët nuk mbrojnë lashtësinë e historisë së tyre, janë fqinjët tanë grekët, sllavo-maqedonasit që po bëjnë çmos për të përvetësuar ’hundëzakët’, për t’i thënë botës se hundëzakët kanë prejardhjen e tyre, tregon Xharra.
 Propagandat greke, sllavo-maqedonase, kanë bërë që edhe vetë hundëzakët sot të mos e dinë të vërtetën mbi prejardhjen e tyre.
E këtë e tregojnë letrat që Xharra ka shkëmbyer direkt me ’hundëzakët’, ku një hundëzak i drejtohet atij: “I nderuar z. Xharra, unë jam Innan Ullah Baig, nga lugina e Hunzës në Pakistan. Së fundi kam parë disa video ku familje në Maqedoni, deklarohen si hundëzakë me prejardhje maqedonase… do doja të dija se cila është lidhja jonë me maqedonasit? shqiptarët? apo ilirët? Ne na mungojnë të dhëna mbi prejardhjen tonë”.

Qendra e Hunzes
Qendra e Hunzes

Si përfunduan ilirët në hundëzakë?
Fahri Xharra e quan fat të madh që ende është gjallë një grup i vogël njerëzish pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtarëve ilirë në pushtimet e mëdha të Aleksandrit të Madh, pra një mori ilirësh (e sot rreth 50 mijë sish) që kanë mbetur aty që nga koha e Lekës së Madh, nga koha e pushtimit të Mbretërisë së Persisë të Dariusit.
Xharra tregon se vendi i hundëzakëve u quajt Qafirstan për shkak se nuk e pranuan islamizimin. (Qafirstan – vend i jobesimtarëve). “Hundëzakët jetuan me mijëra vjet si paganë, deri në fillim të shekullit XIX, deri sa Emiri Abdur Rrahman Khan, i konvertoi qafirët në islam (1895-1896)”, – tregon Xharra.
Kështu, pas pushtimit të Emirit të Kabulit vendi u quajt Nuristan (Vend i Dritës), vazhdon më tej. ”Qafirstani ishte pushtuar shpesh edhe para Emirit dhe sigurisht që identiteti i tyre u degradua, “priftat” e tyre u vranë, qendrat fetare ishin djegur, të rinjtë ishin marrë me zor për ushtri, kurse vajzat për haremet e khanëve” – thotë ai.

[youtube]http://youtu.be/rJycefWZxeA[/youtube]

Hunza People Origin – With Albanian Roots, Illyrians / Ancient Macedonians

Xharra tregon se për ta njohur më mirë historinë e ’hundëzakëve’, e kanë ndihmuar shumë udhëtimet që ai ka zhvilluar gjatë viteve 2004-2005, në vendet ku sot jeton ky popull.
Por përmend edhe të dhënat e historianit arvanitas Aristidh Kola, i cili në librin e tij “Arvanitasit” shkruan se Aleksandri i Madh, ilir nga nëna e tij e kishte rritur ushtrinë e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë, por pas vrasjes së Klitit nga ana e Lekës së Madh, atë periudhë e veçojmë se rreth 6 mijë ushtarë ilirë u ndanë nga ky i fundit dhe veçuan duke u pozicionuar të veçuar në Braktane derisa u përqendruan në Qafirstanin e sotëm.

Fëmijë shkolle të Hunzës...
Fëmijë shkolle të Hunzës…

Lufta sllave për të përvetësuar hundëzakët
“Është interesant që fqinjët tanë kanë guxim që të pathirrur të kërcejnë në dasmën tonë…”, shprehet Xharra.
Ai tregon se si grekët me vite të tëra dërgojnë mësues, hapin shkolla greke dhe e bindin botën për prejardhjen e hundëzakëve si grekë, kurse sllavo-maqedonasit që nga viti 1996 dërgojnë linguistë sllavë në vendin e kalashëve për të gjetur vazhdimësi gjuhësore në mes gjuhës sllavo-maqedone dhe asaj burrerishte.
Kurse ironia edhe më e madhe është ajo e vitit 2008, kur kryeministri i Fyromit, Gruevski thirri në vizitë princin hundëzak Gacanfer Ali Khanin dhe princeshën Roni Atika, si pasardhës të Lekës së Madh e kjo vetëm për të treguar vazhdueshmërinë sllavo-maqedonase me hundëzakët(!)”, thotë Xharra.
“E derisa fqinjët tanë kanë guxim që të kërcejnë në dasmën tonë, ne shqiptarët dasmës sonë ia vëmë vellon e harresës dhe të mospërfilljes…”, – vazhdon Xharra.
Një numër i madh i shqiptarëve të të gjitha viseve tona përditë ballafaqohen me sllavomaqedonasit për origjinën e hundëzakëve, shton ai.
“Sllavo-maqedonasit punojnë shumë në këtë drejtim. Nuk e di se ku po marrin mjete financiare për këto gjëra që nuk janë aspak të tyre. Por sidoqoftë po duket se ata kanë mbërritur që ta bindin edhe pricin e Nuristanit për prejardhjen sllave të Hundëzakëve”, – thotë më tej ai.

Nji cift të rinjsh hunzakë
Nji cift të rinjsh hunzakë

Për të treguar se si bëhet thirrje ndaj hundëzakëve për ta njohur si preardhje të tyre maqedoninë, Xharra citon maqedonasin Momcilo Stojanovcki, i cili thotë: “Njerëz nga hunza, nëse keni dyshime mbi maqedonët, mos e dëgjoni as grekun, as bulgarin e as shqiptarin. Ajo që duhet bëni, është të shkoni dhe të pytni Mir Gazanfer dhe Rani Atika se çfarë kanë për t’ju thënë mbi maqedonët. Mos bini pre e propaganduesve dhe armiqve të maqedonasve. Vetëm pyesni liderët tuaj, autoritetet tuaja, dhe hiqni dyshimet që keni. Dëgjoni zemrën tuaj dhe mos bini në nivelin e armiqve tanë…”.
Xharra shton, se lufta e sotme mediatike është shumë e madhe, kush këndin e mund mediatikisht ai është fitimtari.
“Për Homerin si grek janë shkruar mbi 600 libra, për Aleksandrin e Madh si maqedonas i Greqise gjithashtu. Por çka bëjme ne shqiptarët. Sa jemi te interesuar për të vërtetën tonë historike”, – shprehet ai.

Grua në moshë hunzake
Grua në moshë hunzake

Kontaktet me hundëzakë
Të humbur nga propagandat sllave, nga thirrjet e tilla sikur të maqedonasit Stojanovcki, vet hundëzakët kanë shprehur interesim që përfundimsisht të mësohet mbi preardhjen e tyre.
Vetë Xharra është kontaktuar nga disa prej tyre, nga faqe zyrtare si Humans of Hunza (Njerëzit e Hunzës), ku njëri prej tyre i prezantuar me emrin Innan Ullah Baig nga lugina e Hunzës në Pakistan, pasi i tregon për videot që ka parë në Maqedoni ku maqedonas thonë se janë hundëzakë me preardhje mbretërore hundëzake, ndër tjerash kërkon nga Xharra që të jetë pjesë e një konference ku do flitej për këtë çështje.
Një hundëzakë tjetër përmes një letre drejtuar po ashtu Xharrës thotë: “Ne nuk e dijmë se ku gjenden për momentin familjet tona mbretërore, nuk kemi dëshmi për momentin, megjithatë së fundi po shohim se si po bëhet publicitet në Maqedoni nga familje që veten e paraqesin hundëzake me preardhje maqedonase. Ndërkohë që ne nuk kemi njohuri për këto familje…”.

Malet e Hunzes
Malet e Hunzes

Si dhe ku jetojnë sot hundëzakët
Hundëza është një regjion në Pakistan, aty ku kufiri është i përbashkët me Afganistantin, Pakistanin, Kinën dhe Taxhikistanin.
 Është vend 2500 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet me male 7 mijë metërshe të larta.

[youtube]http://youtu.be/8iOK8lYd2fo[/youtube]

E veçanta është se po në këtë lartësi mbidetare e krejtësisht malore prodhohen perimet, pemët dhe drithërat e ndryshëm, aty prodhohen dhe jetohet prej patateve, fasules, grurit, elbit, shalqirit, rrushit, qershisë, mollës, dardhës, pjeshkës dhe kajsisë. 
“Banorët janë arë-bërës(bujq) dhe e kanë krijuar sistemin e vet të vaditjes dhe kullimit, kanalet kulluese që quhen Kullse. Ndërsa Mali i lartë i mbuluar me akullnaja quhet Rakaposhi (ra-kah-poshtë) e furnizon luginën me ujë të pijshëm, – tregon Xharra, ndërsa shton se – banorët jetojnë në harmoni të plotë dhe kanë shëndet të mirë pa sëmundje të kohës janë të njohur në botë se rrojnë gjatë, deri në rreth 140 vjet…”

Pamje e Rakaposhit
Pamje e Rakaposhit

Një djali të lindur nëna i jep gjinj deri në tre vjet, kurse vajzës vetëm dy. Në Hundëzë nuk ka ndarje të çifteve të martuara. E quajnë veten hundëzakë, sepse lugina mes malesh ku jetojnë e ka formën e hundës. Gjuha e folur prej tyre është Burrushkasi (burrërrishtja), gjuhë e cila nuk shkruhet. Burrat veshin Shalvare (shal-vare), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamisha”.
“Është për t’u cekur që hundëzakët edhe sot e kësaj dite e pinë verën e përzier me ujë, si të parët tanë ilirët, – shton Xharra – janë popull trupgjatë, me lëkurë të bardhë dhe mollëza të kuqe, shumica e tyre me sy të kaltër, të gjelbër dhe hiri, flokët e verdhë deri në ngjyrëkafe, shumë prej tyre edhe leshkuq”.
Ndërsa vallet e tyre shoqërohen nga tupanët, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë për dore në rreth. Në raste festash burrat veshin pelerinë leshi të quajtur çuka.
Në tetor është festa e verës (pijeve alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe.
Festa më e rëndësishme është ajo e Vitit të Ri Diellor. Ky festim quhet Na Urosh. Në një ditë të vetme të dhjetorit kryhen të gjitha martesat e vitit.
Marrë nga http://opozita.com/2015/03/03

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.