back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Historia e pikturës “Kryqëzimi” nga Mikeli i Veronës (Crocifissione di Michele da Verona) – 1501 -përgatiti Bep Martin Pjetri

Gazeta

Crocifissione di Michele da Verona - afërisht e vjetit 1501
Crocifissione di Michele da Verona – afërisht e vjetit 1501

Historia e pikturës “Kryqëzimi” nga Mikeli i Veronës

(Crocifissione di Michele da Verona) afërisht në vjetit 1501

përgatiti Bep Martin Pjetri

Piktura “Kryqzimi” me Flamurin Shqyptar

Kjo qi na intereson ma shumë ne shqyptarve asht se në kët tablo ku asht Jezusi i kryqzuem, i gozhduem në shtyllë ndodhet midis dy njerzve të dënuem e të kryqzyem në dy shtylla të tjera, ku seicili, të ndodhun përballë njeni-tjetrit. E risjellë mbas afro 1521 vjetve, kjo ngjarje e Mbylljes së Syve të Krishtit, në perëndim të diellit, të datës 14 prill të vjetit 30 (Bibla – fq. 1774, bot. 1994, Ferizaj – Kosovë). Në krahë të majtë poshtë (te krahu i djathtë i Jezu Krishtit) te kambët e personit të kryqëzyem në shtyllë, nji ushtar romak mban nji shkop shum të naltë, ku në krye valëvitet Flamuri Shqyptar i Gjergj Kastriotit.
Shqyrtim i pikturës së Mikelit nga Verona “Kryqëzimi”
Kryqëzimi (Michele Da Verona, aty nga vjeti 1500, Pinakoteka Brera, Milano) – (ushtari asht në kambët e kryqit në të majtë) – Crocifissione (Michele Da Verona, ca 1500, Pinacothèque de Brera, Milan) – (le soldat est au pied de la croix de gauche)
Skjarime për kët Flamur Shqyptar nuk ka nga autorë të ndryshëm. Dihet se asht Flamuri Shqyptar i sotëm, por nuk mund t’ia lejmë heshtjes sikurse të tjerë para meje sepse i përket ky flamur vendit të Shqiponjave, Flamuri i Familjes dhe i Shtetit të Arbërit dhe Epirit, ku unë kam lindë.
Sipas mendimit tem them se ky i ndëshkuemi i kryqzuem nga krahu i djathtë i Jezusit, nga romakët, meqense i valëvitet Flamuri Shqyptar do simbolizojë Martirizimin e Shkodranve në Kështjellën e Shkodrës gjatë Rrethimit të Shkodrës, të cilëve iu prenë krenat dhe u barbarizuan gjatë Luftës për Marrjen e Shkodrës – gjatë dorëzimit nga Venediku i Kështjellës së Shkodrës – Ushtrisë së Perandorisë Osmane- Turke në 25 prill 1479 si dhe atyne shqyptarve që ju prenë kryet tanve luftëtarve dhe banorve të Kështjellave të Krujës, Lezhës, Drishtit dhe në afërsi të Durrësit sipas Dom Marin Barletit.
Nji pjesë e shkodranve qi mbetën gjallë emigruen në Venedik, ku u pritën me madhështi dhe me gjitha nderet prej shtetit, ku ju dha shtetësia dhe të gjitha favoret e nderit në poste shtetnore dhe ato financiare! Nga kjo pritje qi ju ba shkodranve në Venedik, u prekën emocionalisht popullata dhe si duket i ka prekë zemrën edhe piktorit Mikelit nga Verona duke e pasqyrue kët fakt në tablonë e Kryqzimit, pas 22 vjetësh pushtimi të Shkodrës nga Osmanët, kur ishte në moshën 32 apo 33 vjeç.
.
Piktura nga e ka marrë frymzimin Mikeli nga Verona
Piktura nga e ka marrë frymzimin Mikeli nga Verona

Kompozimi i rolit të të dënuemit në krahë të djathtë Jezusit Frymzimin e ka marrë Mikeli nga Verona prej pikturës së kryqzimit të Jezusit midis dy bakëqijve.

Aty kishin këto role kta të dy të dënuem midis Jezusit:
Në krahë të majtë te Jezusit i drejtohet i kryqzuemi me këto fjalë nga libri Bibla, fq 1501, botimi Ferizaj, 1994: “Njeni nga kriminelët e kryqzuem e fyente (Jezusin – shtesa jem – B.M.P.) Po a nuk je ti Mesia?! Shpëto vedin edhe ne !”
Por ai tjetri e qortoi shokun: “As ti nuk e druan Hyjin që po vuan të njëjtin dënim si ai? Sa për ne kjo asht drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituem për veprat tona! Por Ky (Jezusi – e shtova unë B.M.P.) – s’bani asnjë të keqe!”
dhe tha: Të bie ndërmend për mue, o Jezus, kur të arrish në Mbretninë tande!”
E Jezusi i tha: “Por të vërtetë po të them: sot do të jesh me mue në parriz!”
Piktori Mikel ka ba nji kompozimi në ndërhymje tuj vendosë Flamurin Shqyptar te krahu i atij të ndëshkuemit pranë krahut të djathtë të Jezusit, ku i tha: “…sot do të jesh me mue në parriz!” Tuj krahasue me tablonë klasike të njohun në bibël.
.

Biografia e Mikelit nga Verona

Mikeli nga Verona (Mikele da Verona) lindi në Veronë aty nga vjetët 1469/1470 dhe vdiq midis mujve maj-qershor 1536/1544. (Duhet pasë kujdes të mos ngatrrohet me një bashkëkohës i afërt me emnin Zerone Veronese (1484-1542), që ishin të ndryshëm.
.

Veprimtaria

Mikeli da Verona ishte një piktor italian i shkollës veroneze, i periudhës të Rilindjes që ishte aktiv në fund të shek. XV-të dhe fillimit të shek. të XVI-të.
Ai punoi në Sala, në Ticino, në Lago di Garda, në Rimini (1521) dhe ndoshta edhe në Romë. U ndikua mjaft nga Giovanni Francesco Caroto dhe Girolamo dai Libri, ma vonë nga Palma Vecchio, il Romanino dhe Giovanni Cariani. Piktura e Mikelit të kujton stilin e Niccolo Giolfinos. U ba i famshëm me pikturën “Kryqëzimi” të pikturueme në vjetin 1501. Nuk ka shum të dhana për jetën dhe veprimtarinë e tij.
Piktura “Kryqzimi” i M. Verona
Duhen shqyrtue nga Kritika dhe specialistët e Artit Shqyptar
Duhet pak mund që shqyptarët që banojnë në Milano, apo krejt shqyptarët ta vizitojnë në Milano, te Pinacoteca Brera, për të pa pikturën para 517 vjetve të italianit, Michele Da Verona, e pikturuem në tablonë “Kryqzimi” në nji formë drejtkandshi me përmasa 335×720 cm.
Dita Pashkve, e dielë, 1 prill 2018
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.