back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024

Historia e një Soneti… – nga Shefqet Deliallisi – Në ditëlindjen e Uran Kostrecit…

Gazeta

Uran Kostreci - (foto Qerim Vrioni)
Uran Kostreci – (foto Qerim Vrioni)

Historia e një Soneti…

nga Shefqet Deliallisi

Në ditëlindjen e Uran Kostrecit…

100 vjetori i pavarsisë së Shqipërisë më gjeti prefekt të Elbasanit…
Një vendim i guximshëm u mor në atë kohë. Ngritja e shtatores së Lef Nosit në qendër të qytetit…
Dhe shtatorja u ngrit…
Në 25 nëntor 2012, ditën e Shpalljes së Pavarsisë në Elbasan, shtatorja u zbulua në një ceremoni madhështore… Elbasani e mirëpriti kthimin e Atdhetarit të madh në vendin që i takonte, në zemrën e Elbasanit…
Të nesërmen erdhi në qytet edhe miku im Uran Kostreci…
Vinte shpesh dhe nuk largohej pa më takuar. Qëndronim disa orë bashkë, dhe bisedat me Uranin ishin gjithmonë të këndëshme… Kishte ardhur posaçërisht për të nderuar shtatoren e Lef Nosit, i entuziazmuar për ngritjen e saj. Shtatorja i kishte pëlqyer shumë…
E ndërsa bisedonim, më bëri pështypje që Urani shpesh shpërqëndrohej në bisedë…
E pimë kafen, biseduam, dhe u ndamë, unë për në zyrë, Urani për në Tiranë.
-Para se të iki, – më tha – do kthehem edhe një herë te Lef Nosi… do të ndahem dhe me të! – më tha me pak humor…
Mbas nja dy orësh, Urani më merr në telefon:
-E bëra, do vi ta lexoj!
-Çfarë bëre Uran? – e pyeta.
-Një sonet për Lef Nosin… dhe me një frymë erdhi në zyrë e ma lexoi…!
Aty e kuptova atë shpërqëndrim që ai kishte pasur gjatë bisedës në kafe. Kish qenë duke krijuar sonetin…
Pasi ishim ndarë dhe ai kishte shkuar dhe një herë tek shtatorja, sonetin e kishte përfunduar atje, dhe ishte kthyer në kafe ku e kishte hedhur ne letër…

Shtatorja e Lef Nosit - Elbasan
Shtatorja e Lef Nosit – Elbasan
Lef Nosi
Sonet nga Uran Kostreci

Tek shoh, tani, shtatoren tënde ngritur,
Përlotur them: “Mirsenavjen, Lef Nos!”
Po sikur po më dukesh i mërzitur…
Zemruar je me ne…? Pash Zotin, mos!

Se ne, gjithmon’, kush je e kemi ditur,
Po ishim aq në hall e në kaos
Sa gjallë gjer më sot qysh kemi mbrritur;
Ti, n’Vlor’ flamurë e ngrite e bëre çmos

I mbrojte t’shenjtat firma, amanenë;
Le harta, arshiva, le filatelinë;
U rreke me Antonë e Mehdi benë

Ta nxirrje nga humnera Shqipërinë,
Po djajtë e kuq, o Lef, kokën ta prenë
E s’dimë as kockat ku i ke, as hinë!
26 nëntor 2012

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.