Historia e Fisit të Kaloshëve

Pari e Dibrës - Beqir, i ati i Musës në mes në këmbë

Paria e Dibrës – mes tyre Kaloshet

Historia e Fisit të Kaloshëve

Kaloshët e Kandrrit dhe të Sinës
janë nga fiset më të mëdhenj dhe më luftarakë të Dibrës.
Kjo shtëpi e madhe ishte sofra bujare e Malësisë dhe Dibrës së Poshtme,
ku strehohej, hante e pinte, i njohur e i panjohur.
Kaloshet janë fis i ardhur në Dibër.

Kullat e Murat, Myftar, Haziz e Llan Kaloshit në fshatin Kandërr  që u shkatërruan nga mllefi i regjimi diktatorial komunist...

Kullat e Murat, Myftar, Haziz e Llan Kaloshit në fshatin Kandërr
që u shkatërruan nga mllefi i regjimi diktatorial komunist…

I pari i fisit ishte Kaloshi. Kaloshi la dy djemtë Sulën dhe Ibrahimin. Sula mbeti përgjithnjë në Sinë, ndërsa Ibrahimi u vendos në Kandër.
Nga ky fis kanë dalë burra trima e të mençur, patriotë e atdhetarë.
Ibrahim Kaloshi merr pjesë në të gjithë aktivitetin patriotik e luftarak dibran të viteve 1870, kundër turqve.
Llan Kaloshi merr pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 1878. Ai, në zbatim të vendimeve të Lidhje, ka një pjesëmarrje aktive në organizimin dhe zhvillimin e lëvizjes së armatosur kundër turqve. Për këtë arsye arrestohet dhe dënohet nga Gjykata Speciale Ushtarake Turke me 101 vjet burg. Atëherë, Hasani, i biri i Llanit, me njerëzit e vet, për të liruar të atin, mori peng në Manastir katër popë ortodoksë, që vareshin nga Patriarkana e Stambollit. Nga presioni, Sulltani dha urdhër që Llani të lirohej. Kur i thanë Llanit se “të ka liruar Sulltani, prandaj duhet të thuash: “Rroftë Sulltani!”, ai u përgjigj: “Rroftë Hasani…, pasi sulltani juaj kur i erdhi në dorë, më burgosi dhe më dënoi…”

Llan Kaloshi

Llan Kaloshi

Llan Kaloshi dhe Sali Kaloshi janë pjesëmarrës në luftën e shqiptarëve kundër malazezëve në vitet 1911-1912, si dhe gjatë Luftës Ballkanike. Llani ishte pjesëmarrës aktiv dhe në luftën e Arrasit kundër serbëve, më 1911. Në luftërat e dibranëve kundër serbëve kanë dhënë kontribut Miftar Kaloshi, Abdi Kaloshi i Sinës, Xhaferr Kaloshi (i cili u plagos), Xhetan Kaloshi (i cili u vra), Murat Kaloshi (i cili u plagos), si dhe Selimi, Elezi, Nazifi, Mexhiti, Arifi etj.
Në periudhën 1918-1920, në luftën për çlirimin e Dibrës nga serbët, shkëlqeu mbi të tjerë figura e Murat Kaloshit.
Mbreti Zog i Parë përzgjodhi dhe emëroi si oficerë shumë nga djemtë e Kaloshëve, ndër të cilët ishin: Mehmet Avdi Kaloshi (toger) dhe Hasan Murat Kaloshi.
Si oficerë kreshnikë kanë shërbyer Murat Hasan Kaloshi (major), Miftar Mane Kaloshi (kapiten), Arif Xhetan Kaloshi (kapiten), Selim Xhetan Kaloshi (kapiten), Haziz Llan Kaloshi (kapiten), Selim Sulë Kaloshi (kapiten), Shaqir Selim Kaloshi (toger) dhe Destan Mexhit Kaloshi (aspirant).

Fisi i Kaloshëve

Fisi i Kaloshëve

Kaloshët e vrarë në luftërat kundër serbëve dhe sllavo-komunistëve janë: Xhaferr Selman Kaloshi, Xhemal Miftar Kaloshi, Sherif Llan Kaloshi, Selim Sulë Kaloshi, Elez Sulë Kaloshi, Miftar Mane Kaloshi, Haziz Llan Kaloshi, Dan Murat Kaloshi, Sefë Murat Kaloshi, Mahmut Murat Kaloshi, Llan Hazis Kaloshi, Hilmi Haziz Kaloshi, Muharrem Haziz Kaloshi, Rifat Selim Kaloshi, Bujar Xhevdet Kaloshi, Qazim Arif Kaloshi.
Të dënuar me burg gjatë periudhës komuniste kanë qenë: Sakip Miftar Kaloshi, Bajazit Murat Kaloshi, Mehmet Avdi Kaloshi, Shaban Xhetan Kaloshit, Fitije Hasan Kaloshi, Tefik Selim Kaloshi.
Të internuar familjarisht kanë qenë familjet e Murat Kaloshit, Miftar Kaloshit, Haziz Kaloshit, Selim Kaloshit, Shaban Kaloshit dhe Elez Kaloshit.
Të arratisur jashtë shtetit janë: Murat Hasan Kaloshi, Dan Murat Kaloshi, Fatmir Sakip Kaloshi, Abdulla Murat Kaloshi, Rasim Xhemal Kaloshi, Sherif Xhemal Kaloshi, Irfan Mehmet Kaloshi, Sabaudin Xhemal Kaloshi dhe Hakik Xhemal Kaloshi.

I pari majtas Llan Kaloshi, Dan Kaloshi, Sef Kaloshi dhe Ferit Sina

I pari majtas Llan Kaloshi, Dan Kaloshi, Sef Kaloshi dhe Ferit Sina

Abdulla Kaloshi dhe Mehmet Kaloshi kanë qenë ndër aktivistët më të shquar të Komitetit Shqiptaro-Amerikan, të drejtuar nga Joseph Dioguardi.
Pas pushtimit nga Italia fashiste u internuan në Itali: Haziz Llan Kaloshi, Sefedin Murat Kaloshi dhe Elez Sulejman Kaloshi.
Miftar Kaloshi shërbeu si komandant i Qarkut të Dibrës, deri sa u vra në vitin 1943. Selim Kaloshi e Xhetan Kaloshi qenë deputetë të Asamblesë Kombëtare (1939). Dan Kaloshi qe komandant batalioni në Brigadën V S. Ai, edhe mbas çlirimit, qe komandant batalioni në brigadat e ushtrisë në Elbasan e Tiranë. Sefedin e Llan Kaloshi qenë komandant kompanie në brigadat partizane dhe pas çlirimit deri në vitin 1946, qenë oficerë të ushtrisë shqiptare. Në pranverë të vitit 1946 Llani arratiset në Jugosllavi, pasi nuk u pajtua me komunizmin. Në vitin 1992, Llani dekorohet me Urdhrin e Lirisë të Klasit II.
Përfaqësues të këtij fisi në pushtetin qendror e vendor, në periudhën paskomuniste, kanë qenë: Halil Riza Kaloshi (kryetar komune në Arras, 1996-2000), Faik Shaban Kaloshi (kryetar i komunës Kastriot, 1992-2000), Sherif Haziz Kaloshi (kryetar i Komitetit Shtetëror të Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, 1994-1997), Enver Mehmet Kaloshi – drejtor i Drejtorisë Arsimore Krujë (1993-1994) dhe drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Arsimit të Mesëm në Ministrinë e Arsimit (1994-1995); Bujar Xhevdet Kaloshi drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë (1995-1996).

Murat Kaloshi

Murat Kaloshi

Murat Kaloshi

Ka lindur në Kandër (1880). Është nga më të njohurit e parisë dibrane bashkë me Miftar Mane Kaloshi. Ishte i pasur dhe njeri i fuqishëm. Qe përkrahës i Zogut.
Murat Kaloshi ka luftuar me armë në dorë kundër turqve dhe serbëve (1918-1921). Ka marrë pjesë në betejat e Lanë-Lurës. Në krye të forcave vullnetare që ishin në komandën e tij ka marrë pjesë dhe në luftën kundër malazezve në Shkodër. Me rreth 900 forca shoqëroi Zogun për në Tiranë, kur ai u kthye në Shqipëri në dhjetor të vitit 1924. Në regjimin e Zogut mbante gradën e majorit rezervë. Ishte ndër të interesuarit për hapjen e shkollës së Internatit në Kastriot.
Me pushtimin e vendit nga Italia arratiset bashkë me Zogun në Greqi dhe përfundon në Turqi bashkë me Miftar e Haziz Kaloshin, të cilët kthehen në vitin 1940, në Shqipëri. Për të gjithë jetën qe antikomunist dhe antiserb. Filloi ta përkrahë Frontin NaÇl, por kur e pa se këtë front e uzurpoi Partia Komuniste u spostua nga lufta.
Në vitin 1992, dekorohet me Urdhrin e Lirisë të Klasit II.

Ulur Abdulla Murat Kaloshi e Sakip Miftar Kaloshi. Në këmbë Fatmir Sakip Kaloshi e Murat Bajazit Kaloshi

Ulur Abdulla Murat Kaloshi e Sakip Miftar Kaloshi.
Në këmbë Fatmir Sakip Kaloshi e Murat Bajazit Kaloshi

Marrë nga muri i FB Fisi Kaloshi, 14 tetor 2016

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook