back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Historia e “7 Shaljanëve”

Gazeta

Malsorë në Shkodër
Malsorë në Shkodër

Historia e “7 Shaljanëve”

Historia e “7 Shaljanëve” është historia e malsorve: Deli Pjetrit, Marash Palit, Vuksan Gjonit, Ndrek Koltonës, Gjelosh Ndout, Dakë Markut e Ded Shpendit.
Asokohe i dërguari i perandorisë osmane kërkonte që krahina e Shalës të jepte djem për ushtrinë osmane me pretekstin se këta djem do t’i shërbenin “ushtrisë së vendit të tyre”.
Abaz Aga, i dërguari i Pashës së Shkodrës në Shalë nuk arriti në asnjë mënyrë që t’jua mbushte mendjen burrave të Shalës që t’i jepnin djem për ushtri. Edhe Pasha gjithashtu kishte dërgue nënpunsit e tij në Kelmend, por kelmendasit ishin pre në besë e ishin vra të gjithë ata që merrnin pjesë në mbledhje.
Shtatë Shaljanë bien dakort që të shkojnë në Kala të Shkodrës e të takohen me Ibrahim Pashën e Murat Pashën. Me të mbrritë në Kala të Shkodrës (vend ku qëndronin të emruarit e Perandorisë Osmane) Shtatë Shaljanët çarmatosen nga ushtarët e pashës, ata në të vërtetë dorëzojnë vetëm armët e randa, ndërsa armët e brezit nuk i dorëzojnë. Gjatë kohës që Shtatë shaljanët po bisedonin me pashën, i cili nuk linte rast pa i ofendue ata asnjëherë nuk pranuan që të jepnin djem për ushtrinë osmane. Situata në një moment nxehet aq fort sa shaljanët shtien mbi Murat pashën. Deli Pjetri arrin të largohet nga Kalaja dhe me ndihmën e një ushtari të kalasë nga Kosova strehohet në shpëtim te qatipi i kalasë (nëpunës osman). Babai i qatipit e strehon në shtëpi kundër dëshirës të së birit, i cili i kërkonte me çdo kusht që ta vriste Deli Pjetrin. Atherë qatipi mbas fjalëve të të atit vendos ta ndihmojë Deli Pjetrin.
Lajmi për vrasjen në Kala kishte marrë dhenë. Të gjithë mendonin se shtatë shaljanët ishin të vdekur. Deli Pjetri mbërrin në Shalë, ku nuk pritet mirë as nga e ëma e tij, e cila i thotë: “Pse ke ardhë ku i ke lanë shoktë?”. Deli Pjetri do të quhej tradhtar, pasi ishte larguar nga Kalaja e nuk kishte vdekë së bashku me shokët. Vuksan Gjoni i liruar nga burgu ku mbahej së bashku me shokët e tij me qëllim që të bindte popullin shaljanë që të dorzonte djemtë në ushtri takohet me Deli Pjetrin në Shalë e të dy bashkë me ndihmën e qatipit dhe ushtarit kosovar të Kalasë vendosin të shkojnë e të shpëtojnë shokët.
Në kala ndodh përleshja ku ata priten në besë dhe vriten…

Gjithashtu sot ka shumë kënge dhe drama për “7 Shaljanët”.
Kja është pak a shumë legjenda e Shtatë Shaljanëve.
Ekziston një dramë me të njejtin titull e shkruajtur nga Ndrekë Luca dhe e luajtur në skenë sërish në Tetor të 2012, nga aktorët e teatrit “Migjeni”.
http://shqiperiaebashkuar.info 2 janar 2016

Monumenti i Shtate Shaljaneve
Monumenti i Shtate Shaljaneve

Nji variant i kësaj historie është edhe kënga e kënduar nga Shyhrete Behluli…

Kanga e Shatë Shaljanëve

https://youtu.be/pfcA8aG2V9M

Hej, shtatë Shaljanë kan ra në Shtoj
I kan dhanë besën shoqi shojt
Shoqi shojt i kan dhanë besën

N’saraj të Shkodrës shkojm e vdesim
Mos ta lajmë o soden për nesër

Hej, n’saraj t’Shkodrës kur kanë ra
Me Vezirin dojnë me u pa
Mir’setegjej Vezir i thanë

Mir’sete gjej Vezir i than
Mir’se vini ju Shaljanë

Hej, Vezir pasha shih çka ban
Ka marr kpucët me i shti n’kam
Mos mërziteni Shaljanë

Jashtë po dal pak punë po kam
Nji beg t’vogel mbrëndë jau kam lanë

Hej, Marash Pali hiç s’e kqyri
Bajraktar na shkoj Veziri
Mos u ngut ktu asht i biri

Mos u ngut ktu asht i biri
Krisi pushka e mbuloi timi

Hej, Deli Pjetra krahë të bardhë
Fluturim e ka ra n’Shalë
Po i thotë lokja pse ke ardh

Pse ke ardh ku i ke lanë shokët
Unë për ty biro i prejsha flokët

Hej, nuk kam ardhë nanë për me pshtue
Kam ardh Shalës me i kallxue
Krenat n’Shkodër i kan palue

S’du zaptiet me ju shkue
Gjanë pa ta as unë s’e due.

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.