back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Histori me Pastruese – opinione dhe sarkazëm

Gazeta

Rozeta Dobi i biri dhe Alda Klosi
Rozeta Dobi i biri dhe Alda Klosi

Histori me Pastruese –

opinione dhe sarkazëm

Erl Kodra
Tani vërshojnë denoncimet e “viktimave” të tjera për “pastruesen” – në përpjekje për të fshehur pronaren e vërtetë të 500.000 eurove.
Po pse mor debila, kaq kollaj mendoni se do t’u besojmë? Sikur 100 euro t’ju kenë humbur në shtëpi dhe alarmohesh. Juve ju paskan vjedhur mijëra euro, dhe tani kujtoheni të denonconi “pastruesen” e shkretë?!
Kujtoni se po ua besojmë këto fore?!
SPAK-u edhe ju beson xhanëm, nuk e keni fort keq.

Gazmend Nushi
Të vetmet që mund ta zhdukin korrupsionin në Shqipëri janë pastrueset! Ato duhet të jenë në krye të SPAK-ut.

Endri Tafani
Për çfarë na duhet ILDKP di ndonjë të na e thotë?
ILDKP është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, aty ku çdo vit zyrtarët e shtetit shqiptar deklarojnë pasuritë e megjithatë ky institucion nuk ka kapur asnjë zyrtar të lartë për be, qoftë dhe pa dashje. E tani del që një shefe kabineti ka pasuri milionere në shtëpi.
Për çfarë na duhet ILDPK?!
Meqë ra fjala, më shumë se gjysma e prokurorëve dhe gjyqtarëve që normalisht deklaronin pasurinë tek IDKP çdo vit, nuk e kaluan dot vetingun se kishin probleme me deklarimin e pasurive.
Tani dreqi e mori, di gjë njeri për çfarë na duhet ILDKP?
Sepse minimumi i bie të kenë abuzuar me detyrën ashiqare, por problemi është që kjo është vepër penale.
Tani dreqin e di njeri për çfarë na duhet SPAK që rri si guak?

Genc Sejko
Na kanë vjedhur lekët që mezi i kemi vjedhur…

Sabina Meta
Popull mosmirnjohës paskeni qënë. Falë punës së palodhur të kësaj qiverie, ditë-natë e natë-ditë, sot në 2023… edhe një pastrueseje të zakonshme i gjenden 500.000 euro cash…!!
Imagjino shtresa tjetër… ndaj boll nxorrët vrer për qiveriun dhe qiverinë, se nuk ka vend në rruzull tokësor si Shqipëria, që edhe pastruesja mban cash në shtëpi 500.000 euro… (minimumi) pa përfshirë pasuritë e tjera…
Ptuuu popull mosmirnjohës…

Veronika Hasani
Ky është mashtrim. Vetë rrampollja e fisit Klosi ka kohë që është nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Për të justifikuar milionat që s’i dihen nga janë futur, nxorrën “armikun e brendçëm” që dhe hetimi të kaloj në qorrsokak…
Gjëja më serioze këtu, është që ata kanë raportues nga brenda organeve që bëjnë hetimet!!!

Ylli Dylgjeri
Në Shqipëri u vërtetua diçka e padëgjuar:
Për t’u bërë milioner nuk të duhet diploma,
mjafton të dish të pastrosh shtëpia… dhe oxhaqe!

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.