back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Hipoteza e krijimit të një Partie të re – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Hipoteza e krijimit të një Partie të re

nga Elona Caslli

Krijimi i një force të re politike është një hipotezë, që mbështetet nga shumë shqiptarë.
Duket se, të lodhur nga focat politike në vend një pjesë e shqiptarëve, duan të shohin një faktor të ri politik që t’i përfaqësojë.
Deri këtu, nuk ka asgjë të gabuar dhe personalisht e mbështes krijimin e një force të re politike. Do të shërbente që të turbulloheshin ujrat tradicionale të politikës shqiptare.
Pyetja që shtrohet në rastin konkret është:
Kjo forcë e re politike a nuk duhet të jetë në pozicionin e opozitës kundër qeverisjes së Ramës?!
Për të votuar dikë, duhet ta shohësh këtë të fundit në kundërshti me dikë tjetër.
Pra, forca e re politike, duhet të kundërshtojë dhe të dalë në opozitë kundër kësaj qeverisjeje, për t’i dëshmuar popullit shqiptar, pozicionin e saj në opozitë, sikundër edhe platformën e saj në qeverisje, në rast se vjen në pushtet.
Gjithashtu, është domethënës fakti se kur do të shfaqet kjo forcë e re politike.
E nënvizoj kohën e shfaqjes së saj, pasi është fakt thelbësor për të kuptuar domethënien dhe misionin e kësaj force.
Një forcë e re politike nuk mund të shfaqet në paradhomën e zgjedhjeve.
Unë mendoj se një forcë e mirëfilltë e re politike, duhet fillimisht të kontribuojë në opozitë e mandej në pozitë.
Duhet të provojë fillimisht, përballjen dhe energjinë e saj në luftën kundër pushtetit dhe mandej sfidën e administrimit të këtij të fundit.
E thënë shkurt, forca e re politike duhet të dëshmojë fillimisht se çka di të bëjë, para se premtojë se ç’ka do të bëjë në të ardhmen.
.
Post Scriptum – Pozicioni opozitar është i domosdoshëm për çdo forcë politike që synon besimin dhe votën e çdo shqiptari.
.
Marrë nga Muri i Elona Casllit 4 Prill 2020
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.