back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Himni i Kongresit tё Lushnjёs nga Maksim Kulla

Gazeta

Maks Kulla
Maks Kulla

Himni i Kongresit tё Lushnjёs

nga Maksim  Kulla

Himni i Kongresit tё Lushnjёs ёshtё njё krijim i ndёrtuar sipas traditёs historike tё kohёs, ku pёr ngjarje tё rёndёsishme krijoheshin kёngё apo himne, traditё kjo qё shpjegohet mjaft mirё nё artikujt studimore apo kritike tё themeluesit tё muzikologjisё shqiptare, profesorit tё folklorit Ramadan Sokoli e sё fundmi nga prof. dr. Vasil Tole nё studimet qё ai ka bёrё pёr lindjen e himneve nё Europё e mё gjёrё dhe qё e mbёshtet fuqishёm me botimin e librit tё tij “Himni Kombёtar” duke dhёnё njё argumentim shkencor e profesional mbi krijimin e himneve nё tёrёsi dhe ndikimi i kёtyre krijimeve nё Shqipёri. Nuk ёshtё e qartё nёse himni i kongresit ishte njё krijim thjeshtё simbolik, apo kishte si qёllim tё konsiderohej himn shtetёror i qeverisё sё sapo dalё nga ky kongres. Gjatё ditёve tё zhvillimit tё punimeve tё kongresit, sipas tё dhёnave gojore himni ёshtё kёnduar nga tё rinjtё e qytetit dhe nxёnёsit e shkollёs. Mё vonё duke iu referuar librit tё botuar nga autori Ёngjёll Zerdelia nё hapjen e punimeve tё Kongresit Arsimor te Lushnjёs do ta shohim tё kёnduar Himnin e Kongresit nga nxёnёsit e shkollёs plotore nёn drejtimin e mёsuesit Nikolla Progri, qё kishte njohuri muzikore dhe qё ishte njёkohёsisht drejtor i shkollёs. Dihet se Kongresi i Lushnjёs me vendimet e rёndёsishme qё mori ndikoi fuqishёm nё organizimin e formacioneve luftarake pёr mbrojtjen e trojeve shqiptare, qё do tё konkretizohej me luftёn heroike tё 1920 nё Vlorё dhe pikёrisht nё kёtё kohё mbёrrin nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs banda muzikore e shoqёrisё ”Vatra” qё mё vonё do tё aprovohet nga qeveria shqiptare e Sulejman Delvinёs me emёrtimin ”Banda Kombёtare e Shtetit Shqiptar”.

Shtёpia e  Kongresit tё Lushnjёs
Shtёpia e Kongresit tё Lushnjёs

Nё kёtё periudhё nuk kemi tё dhёna qё Himni i Kongresit tё Lushnjёs tё ketё qёnё pjesё e repertorit muzikor tё kёtij formacioni, po kёshtu nuk kemi tё dhёna edhe pёr pёrfshirjen e saj nё repertorin e formacioneve muzikore tё Shkodrёs, Korçёs apo Elbasanit. Pёr njё kohё tё gjatё ky himn u harrua e vazhdoi tё qёndrojё i tillё  ndoshta edhe pёr shkak tё mosbotimit tё saj si dhe tё mosekzistencёs sё formacioneve muzikore nё qytetin e Lushnjёs, por çuditёrisht kjo ndodhi edhe atёherё kur u formuan institucionet artistike ku askush nga hartuesit e teksteve shkollore apo kompozitorёt tanё nuk e futi nё fondin e literaturёs muzikore tё krijimeve tё kёngёve patriotike. Pёrveç kёtij himni kemi edhe disa kёngё popullore qё i kushtohen kёtij kongresi si: ‘‘Po vjen teli havada,/ Nё Lushnjё lidhmё bashkimё/ U ngre populli mё kёmbё’’ tё cilat janё tё botuara nё vёllimin e III-tё Epika Historike nr. 185/186/167, por qё ngelen tё panjohura deri mё sot dhe siç do tё konstatojmё mё pas edhe muzikologjia dhe historia e muzikёs shqiptare nuk i ka trajtuar me seriozitet pёr vlerat modeste qё ato mbartin. Mungesa e botimit tё Himnit tё Kongresit, por edhe tё pak kёngёve tё sipёrpёrmёndura bёhet fjalё pёr linjat melodike tё tyre, ka bёrё qё kёto kёngё tё mos gjejnё terren pёr t’u pёrfshirё nё repertorin e kёngёve tё kёnduara nё trevat brёnda e jashtё Shqipёrisё.

Ferid Vokopola (1887-1969)
Ferid Vokopola (1887-1969)

Autori i fjalёve tё himnit deri nё vitet 1940 gati pёr 30 vjet ka qёnё aktiv nё politikё, deputet nё disa legjislatura e pёr njё periudhё deri edhe ministёr i Bujqёsisё nё kabinetin qeveritar, po kёshtu shquhet si poet ku shkruan poezi dhe nё gjini tё tjera tё krijimtarisё letrare, por pёr kёtё periudhё edhe nё ditёt e sotme vazhdon tё mos kemi analiza studimore nga kritika letrare. Kjo figurё qё cilёsohet poliedrike, meriton njё vёmёndje mё tё madhe nga studiuesit dhe historianёt tanё duke u marrё posaçёrisht me tё dhe do tё shohim qё jemi shumё tё vonuar nё vlerёsimin real tё tij. Pas vitit 1939 shkёputet nga jeta politike, merret me veprimtari fetare, krijon organizatёn fetare ”Drita Hyjnore” dhe njёkohёsisht drejton revistёn mujore ”Njeriu”. Pёr kёtё periudhё duhet theksuar se janё bёrё pёrpjekje pёr tё vlerёsuar kontributin e rёndёsishёm qё ai ka dhёnё nё zhvillimin e kulturёs shqiptare islame, por duhet tё ketё mё shumё hulumtime pёr rolin e tij si aktivist nё themelimin e Medresesё nё Tiranё nё plotёsimin e figurёs madhore tё tij nё fushёn e teologjisё. Pas çlirimit tё Shqipёrisё dёnohet me burgim nga sistemi komunist, periudhё kjo e çensurimit dhe e mos marrjes nё konsideratё tё veprimtarisё sё tij qoftё si politikan, por edhe nё fushёn e krijimtarisё letrare e artistike. Nё vitet e fundit tё jetёs punoi si bashkёpuntor i jashtёm nё Institutin e Historisё si pёrkthyes nё gjuhёt orientale e nё veçanti tё dokumentave tё osmanishtes. Shtёpia e Kongresit filloi zyrtarisht tё funksiononte si muze nё vitin 1960 e tё organizoheshin veprimtari jubilare, e pёrsёri autori i fjalёve tё himnit dhe kontributi tij mbetёn nё heshtje. Nё faksimilen qё kemi nё dispozicion nё fund tё tekstit tё himnit kemi nёnshkrimin e autorit Ferid Vokopola, njё poezi kjo me karakter kombёtar ku nё pёrbёrjen e saj ka elementё tё theksuar patriotike, por edhe pёrmbush konturet e njё simboli shpirtёror tё njё kongresi qё pas shpalljes sё Pavarёsisё ёshtё mё i rёndёsishmi pёr vendimet qё ai mori. Pёrmbajtja e tekstit, fjalёt e saj, tingёllojnё si jehonё qё vjen nga thellёsia e trojeve mbarёkombёtare e bёn thirrje pёr rizgjimin e popullit shqiptar pёr t’u organizuar me shpejtёsi e fuqishёm, pёr tё rifituar shpresёn e humbur tё atdheut qё rrezikohej tё coptohej. Himni fillon me vargjet: Shpresa humbi, Atdheu ty po tё thёrret,/ Tё shpёtosh nga kjo natё./ Bёhu i zoti nё do qё tё rrosh nё jetё,/ Armikut jepi datё./ Shkrepi drita nё Lushnjё u ngrit njё diell,/ Shqipёria lidhi besёn,/ Dёgjoi bota dёshmuan yjt nё qiell,/ Pёr ty o i larti Kongres. Kёto fjalё i gjejmё tё shkruar me njё kaligrafi tё shkёlqyer nga dora e autorit, himni ёshtё i ndёrtuar nё pesё strofa ku strofa e dytё shёrben si refren dhe nё gjithё shtrirjen e saj ndihmuar edhe nga njё linjё melodioze e karakteristike pёr himnet arriti jo vetёm tё transmetojё ndjenjёn e revoltёn e popullit, ndaj atyre qё kёrkonin tё zhduknin rojet shqiptare, por njёkohёsisht ёshtё edhe njё thirrje himn i krijuar nё kohёn e momentin e duhur, qё e bёri Lushnjёn e popullin e saj tё ndjehet krenar pёr kontributin qё dhanё paraardhёsit e tyre e qё do tё vazhdojnё ta kёndojnё pёr jetё tё jetёve.

Faksimile e Himnit tё Kongresit
Faksimile e Himnit tё Kongresit

Nё linjёn melodike tё cilёn e gjejmё nё shtёpinё muze tё Kongresit, [pёr tё cilёn nuk dyshoj qё tё ketё ndёrhyrje tё mёvonёshme] nuk figuron se kush e ka kompozuar atё, por nё disa referate nё mёnyrё tё pёrgjithёshme deklarohet se autori ёshtё Ferid Vokopola si dhe kemi njё intervistё tё njё prej pjesёtarёve tё trungut familjar tё Vokopolёve nё njё dokumentar tё transmetuar nga Tv Planet nё maj tё 2012, ku thuhet se ai ёshtё autor i tekstit dhe ka kompozuar muzikёn. Po cfarё dimё pёr njё nga simbolet qё i dedikohet kongresit qё ёshtё himni i saj. Materiali muzikor na paraqitet nё tonalitetin Do maxhor dhe nga pikpamja e ndёrtimit ёshtё e njёjtё me himnet apo kёngёt patriotike tё krijuara nё fillimet e shekullit tё XX e me tё njёjtёn logjikё do tё analizojmё kёtё krijim pёr tё merituar nё vazhdim njё vlerёsim tё karakterit profesional. Nё linjёn melodike vёmё re se nё hedhjen nё partiturё, vendosja e çelsit tё solit ёshtё nё pozicion tё gabuar, ka pasaktёsi nё vlerat e notave nё disa masa muzikore dhe mungojnё shenjat e ngjyrimit e ato pёrsёritёse. Fakti qё nuk e gjejmё tё shkruajtur saktё nё partiturё, apo qё nё vitet e mёvonёshme nuk kemi ndonjё kёngё tё kompozuar prej tij, lё vend pёr interpretim se ndoshta kemi tё bёjmё me kopjim tё ndonjё materiali muzikor tё huazuar e nё rast se do tё rezultonte i tillё do tё pranojmё se mund tё ketё ndonjё gabim tё vogёl gjatё zhvillimit tё linjёs melodike, gjithёsesi nё ndёrtimin e saj vemё re se ekzistojnё elementё tё ngjashёm nё formё tё influencuara nga krijimtaria muzikore e disa prej vёndeve europiane, arsyetim ky qё pёrkon me njё argument nё materialin studimor ”Edhe njё herё rreth himnit tonё kombёtar” tё muzikologut Vasil Tole qё citon profesor Ramadan Sokolin i cili thotё:[..motivi i kёtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane… e mё poshtё… mjafton tё krahasojmё fillimin e Himnit tё Flamurit pёr tё parё ngjashmёrinё e madhe,ose pothuajse njёjtёsinё e disa masave…]

Kori mёsues-nxёnёs i gjimnazit tё Lushnjёs, 1986
Kori mёsues-nxёnёs i gjimnazit tё Lushnjёs, 1986

Pёrsa i pёrket argumentit tё mёsipёrm natyrisht qё edhe himni i kongresit reflekton tё njёjtin pozicion me krijimtaritё muzikore tё kёsaj periudhe, ndёrkohё qё nuk kemi tё dhёna pёr njё bashkёpunim poet-kompozitor apo qё lёnda muzikore tё jetё prurё nga ndonjё individё apo shoqatё atdhetarёsh, por dimё qё kishin filluar tё krijoheshin kёngё patriotike nga muzikantё shqiptarё e tё huaj. Nisur nga fakti qё Ferid Vokopola ishte personalitet i diplomuar nё jurisprudencёn islame e qё pёrmёndet si shkencёtar, poet e politikan i shquar i kohёs, firmёtar i dokumentit tё Pavarёsisё nё vitin 1912, me njё kontribut tё jashtёzakonshёm pёr organizimin e Kongresit, por edhe si deputet qё pёrfaqёsonte zonёn e Lushnjёs, na jep tё kuptojmё se ai kishte njё formim tё pёrgjithshёm intelektual e si shumё patriotё tё kohёs krahas kёtij formimi ai sigurisht kishte marrё kulturё muzikore, por qё nё vitet e mёvonёshme nuk rezulton tё ketё kompozuar ndonjё kёngё, pra nuk pёrjashtohet mundёsia qё t’ia ketё pёrshtatur fjalёt e poezisё sё tij njё melodie qё pёr tё duhet tё ketё qёnё e njohur. Ka versione tё pakonfirmuara qё kompozitori mund tё jetё me origjinё austriake pasi nё kёtё periudhё ishte ndjerё prania e tyre nё Shqipёri dhe shohim qё nё librin ”100 kёngё, himne dhe marshe patriotike shqiptare”botuar nga prof.dr. Vasil Tole, kompozitori i himnit ёshtё Lybaden, por nuk jepen hollёsira pёr identitetin dhe veprimtarinё e tij, qё do tё  vazhdohet tё hulumtohet mё shumё pёr tё vёrtetuar kёtё fakt. Kemi njё rast tё tillё nё qytetin e Elbasanit rreth viteve 1916-1917, ku sipas muzikologut Astrit Lopari bёhet fjalё pёr njё muzikant austriak qё ishte nё pёrbёrje tё trupave austro-hungareze mjeshtri i orkestrёs Anton Cimfl, i cili dirigjoi koncerte tё bandёs muzikore ”Afёrdita”, kompozoi marshin pёr Aqif Pashёn dhe punoi orkestracione tё marsheve e kёngёve patriotike shqiptare. Himni i Kongresit ёshtё i kompletuar e nё harmoni tё plotё tё tekstit me linjёn melodike, tingёllon mjaft bukur, krijon njё ndjenjё tё brёndёshme emocionale e pёr kёtё ndjesi shpirtёrore qё ai na afron do ta trajtojmё si tё barabartё me tё gjithё himnet e kёngёt patriotike tё kohёs tё cilat u krijuan nё njё moment tё rёndёsishёm pёr fatet e popullit shqiptar.

Orkestra e T.O.B-it nё ekzekutimin e Himnit tё Kongresit tё Lushnjes, Janar 2012
Orkestra e T.O.B-it nё ekzekutimin e Himnit tё Kongresit tё Lushnjes, Janar 2012

Nё vitin 1975 kemi njё ripunim tё linjёs melodike bazuar kjo nё origjinalin e saj duke e plotёsuar me tё gjithё elementёt e nevojshme qё kёrkonte ndёrtimi i kёtij materiali muzikor, qё zuri vёnd menjёherё nё repertorin e fanfarёs sё qytetit e do tё kёndohej nga kori i shkollёs ”18 Tetori” Lushnjё. Mё vonё shohim se nё disa raste ky himn do tё trajtohej si njё kёngё ritmike pёr fёmijё e kёnduar nё mёnyrё amatoreske e me orkestracione tё nivelit diletant, po kёshtu e gjejmё tё kёnduar si kёngё revolte nё filmin shqiptar ”Koncert nё vitin 36”, ku nё disa sekuenca trajtohet me karakter grotesk nё njё situatё kohore qё nuk ka tё bёjё me realitetin pёr tё cilin ai ishte krijuar dhe nё vlerёsimet e kritikёs pёr kёtё film nuk pёrmёndet asnjёherё autori dhe mё absurde pёrdoret si kundёrvёnie ndaj atyre qё e krijuan kёtё himn. Kohёt fundit ky himn ёshtё orkestruar pёr korin e Teatrit tё Operas e Baletit e shoqёruar nga orkestra sinfonike nёn drejtimin e dirigjentit Edmond Doko, e cila ёshtё kёnduar nё Lushnjё nё kuadrin e festimeve tё 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, por edhe nё kёtё rast duke mos qёnё e botuar, vazhdon e njёjta histori qё lёnda muzikore sipas maestros Zhani Ciko tё merret pёrsёri nga faksimilja qё ndodhet nё muze e po tё vazhdohet kёshtu himni mund tё pёsojё devijime tё mёtejshme sipas shijeve tё atij qё e orkestron. Himni i Kongresit zyrtarizohet nga Kёshilli Bashkiak i Lushnjёs i cili me vendim nr. 58 datё 25.07.2012 vendosi: ”Tё miratojё Kёngёn pёr Nder tё Kongresit tё Lushnjёs si Himni i Qytetit tё Lushnjёs”, njё vendim i drejtё qё i ngre vlerat kёtij himni dhe qё ёshtё rast unikal nё Shqipёri ku njё qytet ka himnin e tij, por nuk do tё lёmё pa pёrmendur se relatuesit e kёtij propozimi nё formulimin e shkresёs pёr marrjen e kёtij vendimi, janё treguar tё pakujdesshёm, pasi duhet tё ishin shprehur saktёsisht: ”Himni i  Kongresit” tё jetё ”Himni i Qytetit tё Lushnjёs” dhe gabimi tjetёr ёshtё se nuk e kompleton himnin nё tёrёsinё e tij, na jepet vetёm teksti ku pёrsёri nuk cilёsohet emri i autorit Ferid Vokopola si dhe nuk kemi linjёn muzikore tё cilёs duhet t’i referohemi pёr ta kёnduar e pёr tё shmangur abuzimet e bёra deri mё sot. Nisur nga ky fakt lind nevoja e hartimit dhe miratimit tё njё projekti artistik pёr tё realizuar mundёsinё e interpretimit tё kёtij himni nga formacionet instrumentale sinfonike apo frymore si dhe nga grupet korale e mё pas pёr ta regjistruar nё studiot diskografike mё tё mira brenda ose jashtё vendit. Realizimi i kёtij projekti do tё mundёsojё qё ky himn pas gati njё shekulli mosvlerёsim tё bёhet pjesё e botimeve muzikore duke bёrё tё mundur qё jo vetёm tё futet nё tekstet shkollore, por tё kёndohet mё gjёrё nё versionin origjinal tё saj ose nё versionin e pranueshёm tё miratuar nga muzikologёt tanё duke zёnё vёndin e munguar nё repertorin e materialeve muzikore tё kёnduara nё festat jubilare tё mbarё kombit shqiptar.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.