Hareja popullore e Akademisë së Dhive – nga Marsel Spahiu

Gjej ndonjë mik edhe për mua në Akademi, se dhe kryetari vje nga zone me dhi...

Gjej ndonjë mik edhe për mua në Akademi, se dhe kryetari vje nga zone me dhi…

Hareja popullore e Akademisë së Dhive

nga Marsel Spahiu

Pas lajmit Kozmik të Ministres së Bujqësisë, se: “Do të hapen Akademi Barinjsh…” gjithkund në katundet tona kreshnike u dëgjuan britma ngazëllimi alla Çobançe si edhe blegërima në kor!
Në katundin Bybythecas, raportohet një bari i çmendur vullnetarisht dhe tre dele në ekstazë shpirtërore! Gjithashtu një dhi shterpë, u vetmbars mrekullisht, dhe u betua se po bëri kece çupë, do ta pagëzonjë: Akademie!
Në katundin Thythybecas, raportohet se ka krisur ahengu masiv!
Katundarë e katundare, pleq, burra e gra, fëmijë e foshnja të kapur dorë për dore e sup më sup, me unitet thythybecas këndojnë në kor këngën mallëngjyese “Kur mori Master Çobani…”
.
Në kërkim të akademistave të rinj...

Në kërkim të akademistave të rinj…

Në katundin Cycyfykas raportohet një thriller erotiko social.
Çobanit të fshatit, Lylyf Fyfylit që gjer dje s’ja varte Fyfyle Lylyfi, (e bija e kryeplakut) befas kjo e fundit i shkoi te stani dhe i thirri: – O Akademiku im plot intelekt e bylmet! Ajë Lovëëë juuu!
Më pas u futën në koçekun e misrit dhe shkëmbyen mendime e përvoja alla fshatçe “lakudac e dakulac e ku të dali…”
Vlen të përmendet greva e 12 lopëve në katundin Kukubecas. Lopët prej 8 orësh nuk pranojnë të milen nga lopçar i pakulturuar apo lopçar pa titull shkencor!
Lopët mbanin mbi brirë pankartat “Diplomohu o injorant, e pastaj hajde!”, “Larg duart analfabete nga cicat e mia”,
“Një bari pa gradë shkencore, është shëmtia më mizore!”
Së fundmi në katundin Koqëz i Madh u mblodh Kongresi i Jashtëzakonshëm i dhive.
Dhitë nga katër lagjet e fshatit theksuan gjendjen kritike dhe skandaloze që u duhet të përjetojnë nën diktatin e çobenjve banalë e aspak sonsibla.
Në kongres u vendos –
1.Çobani, në mëngjes të mos u fishkëllejë pa pikë kulture si rrugaç, por t’u drejtohet: “Goca, nisemi për piknik ju lutem?”
Dy microchipe dhe GPS satelitor për çdo dhi!
3.Duam ujë të gazuar me pagure plastike, e jo ujë rezervuari.
4.Të na njihet vjetërsia në kakërdhi! Dhe cjapin e ndërzimit ta zgjedhim vetë! E mos na hapë barkun Qaniu me atë cjapin me një sy prej katër vjetësh!
5.Të hapet Mësonjëtorja e Dhive! Na vjen zor nga delet, kur shkojmë në mal analfabete!
.
Marrë nga Muri i Fb i Marsel Spahiut, 5 nëntor 2021
.

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook