back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Happy Birthday Donald J. Trump! – nga Dritan Kaba

Gazeta

Donald Trump - pikture nga Avni Delvina
Donald Trump – pikture nga Avni Delvina

Happy Birthday Donald J. Trump!

nga Dritan Kaba

Sot Donald J. Trump bën 76 vjeç!
Sot pas zgjedhje të manipuluara është në “shtëpi”. Por siç tha kur hyri në vitin 2015, në fushatën presidenciale, ai mund të jetonte këto vite duke shijuar gjithçka kishte fituar. Të luante golfin, të gëzonte pasurinë e tij, gjithçka që mund të donte, por hyri në një betejë të madhe të cilën e fitoi ndaj gjithë establishmentit politik amerikan, që ishin bërë një dhe mbronin vetëm interesat e sundimit të globalizmit majtist.
Edhe sot, ai është në bëtejë, dhe kuptohet jo për veten se me një “kompromis” të vockël me establishmentin, sërish do të shijonte të gjitha ato që ka fituar gjatë jetës së tij si biznesmen.
Sot ai është fituesi më i madh që ka parë ndonjëherë historia e SHBA. Në zgjedhjet paraprake në Partinë Republikane kandidaturat e mbështetura nga Trump janë fitueset e mëdha. Nga 106 gara kandidaturat e tij kanë fituar 98.
Një sërë kandidaturash të tjera janë në garë për Kongres (House) Senat, për Guvernatorë shtetesh, prokurorë të përgjithshëm shtetesh etj.
Në të gjitha sondazhet, kush ka marrë mbështetjen e tij është kryesues.
Donald Trump u akuzua për lidhje me Rusinë që ditën e parë që mori detyrën, sot pas pesë vitesh, doli qartë që ishte një sajesë e demokratëve me fakte të manipuluara dhe të montuara tërësish. U akuzua për shumëçka. Nga prokurorët komuniste të Neë Yorkut që janë me manipulues se prokurorët e komunizmit në Shqipërinë e diktaturës. Hetime pas hetimesh edhe vetëm dështime nga këto prokurorë.
Sot po hetohet nga Kongresi nga një komision që më ngjan me ato gjyqet politike të Musine Kokalarit.
Çdo gjë do të pushonte nëse Trump do kishte pushuar së luftuari, por ai nuk lufton për veten, por për të ardhmen e një kombi, për të ardhmen e të gjitha kombeve që duan të jetojnë të lirë.

Donald J. Trump (14 qershor 1946)
Donald J. Trump (14 qershor 1946)

Trump është kalorësi i madh i Kombit amerikan, luftëtar për Familjen që të majtët globalistë duan ta shkatërrojnë, Trump është mburoja e besimit në Zot.
Gjatë presidencës së tij ekonomia amerikane dhe botërore pati një zhvillim si asnjëherë më parë.
Terrorizmi pësoi disfata të frikshme. ISIS i krijuar gjatë qeverisjes së globalistëve të Obamës u zhduk. Asnjë vend nuk u sulmua nga SHBA. Asnjë lufte e re nuk u zhvillua në botë.
Çmimi i naftës ra si asnjëherë më parë.
Por globalistët nuk mund ta donin atë. Ai ishte shkatërrimi i ëndrrës së tyre të hegjemonisë së komunizmit të ri të drejtuar tashmë nga miliarderët dhe spekulatorët komunistë.
Sot ai është shpresa e çdo konservatori, e çdo të djathti real.
BE sot është e zhtytur ne llumin e së keqes komuniste.
Pak vende janë ata që po rezistojnë majtizmit ekstrem që e ka pushtuar BE.
Manipuluan zgjedhjet në mënyrë të frikshme. Nxorrën virusin kinez nga laboratori për ta mposhtur ekonomikisht dhe për të manipuluar zgjedhjet nëpërmjet votimit me postë. U bashkuan të gjithë kundër tij, jo si individ, por si përfaqësuesi i vetëm i konservatorizmit real, i sovranizmit. FBI, CIA, media e establishmentit të gjithë.
Çdo njeri normal pa ideale të mëdha si ai, do ishte tërhequr do kishte bërë kompromis me të keqen.
Si asnjë terroristi në botë mediat sociale të komunistëve të rinj i kanë hequr të drejtën e fjalës, e shprehjes, e kanë dënuar me burg politik. FB, Twitter, Youtube të gjithë krijesat e marksistëve e kanë censuruar, e kanë burgosur, e kanë dënuar me vdekje!!
Sot Donald Trump mbush 76 vjeç. Ai nuk është në zenitin e moshës, por qëndron në këtë betejë madhore, jo për veten e tij, por për Kombin e tij. Siç u drejtohet tubuesve me mijëra që i mblidhen në takimet e tij: Ata nuk vijnë pas meje, por vijnë për t’ju nënshtruar ju. Për t’ju hequr të drejtat dhe liritëe tuaja!
Sot demomarksistët po bëjnë çmos ta largojnë nga lufta e tij. Nuk kanë lënë akuzë pa sajuar. Ata thonë që Trump rri në betejë për fëmijët e tij, jo për amerikanët. Po me një kompromis të vockel ai i siguronte jo ata se i ka tashmë të siguruar, por edhe shumë breza të tjerë, por ai është në këtë betejë duke rriskuar gjithçka.
Sot Trump është një yll polar për gjithkënd që beson në Zot, Familje dhe Komb. Eshtë mbrojtësi më i madh i lirive dhe të drejtave të individit.
Ndaj një urim i madh në këtë 76 vjetor për këtë luftëtar të madh!

P.S. Më falni se u zgjata pak, por pashë që mediat e “djathta” shqiptare nuk kishin shkruar asnjë germë për ish Presidentin Amerikan.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.