Guljelm Deda “Vegim” – sonete – Poemë historike, Shkodër, burg 1946.

Profesor Guljelm Deda Padova 1937

Profesor Guljelm Deda – Padova 1937

Guljelm Deda – 45 vjet i burgosur e internuar

“Vegim” – sonete – Poemë historike,

Shkodër, burg 1946

 
Mjaftojnë këto pesë tingëllima për të treguar së Shqipëria kishte poetë të nivelit të lartë,
por që diktatura komuniste jo vetëm që i mohoi, por i çfarosi me pushkatime e burgje.
Aq më tepër që Guljelm Deda, përktheu veprën monumentale
prej 40.000 vargjesh te Lodoviko Ariostos, që s’mund të bëhej pa qenë poet i mirëfilltë.
Veçse Deda me shokë s’i përkasin letërsisë komuniste.
E paraqitëm këtë si shembëll për të treguar ndryshimin
midis shkrimtarëve patriotë e të pamposhtur dhe atyre komunist,
servilë, lajkatarë e bashkëpuntorë të diktaturës komuniste.

Botuar për herë të parë më 1993, në revistë Kuq e Zi.

.

Kampi i Çermes - 1958 Në krye Lazër Radi, X, Mit'hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X, Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi, Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

Kampi i Çermes – 1958
Në krye Lazër Radi, X, Mit’hat Araniti, Mojsi Miraka, X, X,
Guljelm Deda, Tomorr Dine, Sulejman Hoxha, Jozef Radi, Ali Dema, Valentin Pervizi,
Fatbardh Kupi, Dedë Markagjoni, Vitore Radi, Bajazit Kaloshi dhe Abdurrahman Kaloshi

I

N’errsinën e pafund t’moteve t’shkueme,
veton përfrikëshëm si duhi thellimi,
mbi gërmadha e Vorre qytetesh t’lulzueme,
që mbuloi me’i pëlhur’ të trisht’ harrimi,
 
një flak’ që kalli ne mend’tar’t gjakimi
i një kurreshtje gjithnjë të pasueme,
me zbulue çka n’t’endun motesh njerzimi,
me djers’ t’përgjakun me’i hiti t’fatueme
 
ndërtoi tue velëzue mbi shpin’ të detit,
me anije tregtuese t’fiseve Fenike,
e ngjitej n’Akropol t’atij qytetit
 
ku Parthenoni ngrihet n’shtylla Dorike
e kaluer mbi luaj me fëtyra mbretit,
hyp sipër piramidash viganike.
 

II

N’shkreptim’ t’asaj flakë pik’së pari,
Prometé i shqepun shkambit me veriga,
hijet e territ moteve përdari
e u kap ndivnues në t’paprekunat biga,
 
Tuqididi, rrethuem kryet me lari,
idhun me’i sy përçmues i pun’ve t’liga,
fatosa e frone nisi për së mbari,
me madhnue, e rrebtas me vulosë me zhiga.
 
Dridhet Koloseu shtangun, gjimojn’ brigjet
ku rrodh, përzie me gjak t’pafaj Tiberi,
n’dor’n e Livit kur kjo flakë prap digjet,
 
e ndrit mermerin e ishin skalit’ ligjet
trashëguese t’drejtash njerzore e nderi
breznive t’reja tue shënuem shtigjet.
 .

Profesor Guljelm Deda 1993

Profesor Guljelm Deda 1993

III

N’valët e detit mbyllet historija
e qytetnisë, që Nilit t’plleshëm nisun
n’brigjet Helene e pat përplasë duhija,
e gjumit zgjoi Sidonin e molisun
 
i mir’kande t’përdhosuna kur flligshtija
n’Kapri i shtrote Tiberit të harlisun,
e kalamendun dukej mbarë njerzia
doke madhnije tue harrue e krisun.
 
Vala e Mesdheut që do t’këndonte n’mote
brigjet e veta sa her’ të qytetnueme
e mahnitun n’thellsi kangën ndalote,
 
e sikur n’duhin e një thellimi
që nuk ka shpërthye, ngeli e ngurrueme,
tue pritë atje ku prirej mbar’ njerzimi.
 

IV

N’terrin e’i nate në një shpell’ t’vetmueme,
ku mishnue dashnija dridhej prej s’ftofti,
njeriu i thjeshtë tue iu përulun njofti
frymën e re t’shestimeve t’amshueme.
 
Mend’tarët e rij me flak’n e trashëgueme
rrmojnë hijet e territ mbrenda n’at shpellë,
ku robi i nëpërkambun kputi çdo zgjedhë
e u hodh i lirë për t’ardhme ma të lume.
 
Por terri s’përgjegji e ata s’ndien gja,
veç dnes’n e një kërthini n’grazhdin me kashtë,
një zdrukthi zhurmën tridhjet vjet pa nda,
 
e mbi Golgotë panë si nëpër mjegull,
me një kunorë ferrash ngulun për rrashtë,
t’birit t’Njeriut, trupin tue luejt shrregull.
 

V

Mbrenda llogoresh që çeli nën dhè urtija,
për mbrojtje kundra salvimit,
ku kryhej msheftas flija e botës s’re,
i l’kundej Romës themeli i sundimit.
 
E si lav’ ujqish t’shtyme prej gjakimit,
ulen prej Veriut e vërshejnë si shé,
tokat e plleshme me ia hjekë zotnimit,
fiset barbare gjak tue derdhun rrké.
 
E nëpër shekuj vuejtjesh njerëzija
u plandos n’errësinën e mesjetës,
e dysh n’anmiqsi u nda perandorija.
 
Por nuk u fik kurr drita e s’vërtetës,
që bot’s i fali mbi Golgotën Flija,
kur mundi vdekjen që i turrej jetës!
 
Marrë nga Revista Kuqezi nr. 113 qershor 2017

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook