Gremina – poezi nga Lasgush Poradeci

Poeti Lasgush Poradeci

Poeti Lasgush Poradeci

Gremina

poezi nga Lasgush Poradeci

Ti sot as qesh as qan
Rri larg e qetë
Në shpirtin tënd ti mban
Një faj përjetë
 
Një dashuri me gas
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera
 
U ngrove ashtu sa mund
As shumë e as pakë
S’të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë
 
Më ndriu e griu e shkriu
Ah, mua zjarri!
U mvarrësh un’ i ziu
Mi buzë varri!
 
E nuk më dhemb aspak
Një vdekj’e gjallë
Ndaj qava lot me gjak
Si në përrallë;
 .
Revista Shkëndija e Ernest Koliqit - Nr. 1

Revista Shkëndija e Ernest Koliqit – Nr. 1

Ndaj hoqa rëndë ashtu
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;
 
Për dashurinë o Zot
Që shëmb një burrë
Që s’e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;
 
Që lind e ndritur krejt
Bukuriplote!
Me dritën drejtpërdrejt
Nga drita Jote!
 
Që qesh e qan e zjen
E s’jep të qetë
Që e zien e bren e shfren
E s’vdes përjetë.
.
Revista “Shkëndija” korrik 1940, numri i parë!
.
Marrë ngamuri u FB i Agim Morines, 10 shtator 2020
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook