Gjuha shqipe dhe universi hyjnor i saj Anton Boçi

Anton Boçi

Anton Boçi

Gjuha shqipe dhe universi hyjnor i saj

Anton  Boçi

Dëshira për të njohur dhe studiuar historinë e paraardhësve është e brendëshme. Si shumë dëshira të tjera edhe ajo vjen bashkë me qenien, fillimisht si kureshtje vetjake për t’u formësuar ndërkohë si kërkesë e vetë natyrës njerëzore, çka shpreh dhe reflekton vetë vullnetin dhe dashurinë Hyjnore.
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, raca njerëzore ka kaluar një rrugë shumë të gjatë, rrugë e cila ka qenë e shoqëruar me plot pengesa dhe peripeci të panumërta, të cilat, të marra së bashku përvijojnë atë çka ne sot e quajmë histori e racës njerëzore. Është e kuptueshme se kjo rrugë kaq e gjatë, e menduar në kohë dhe hapsirën territoriale ku u përvijua, ka plot njolla të errta që në të shumtën e herës janë të pariparueshme. Dhe kjo ka arësyet e veta, që në analizë të fundit përbën historinë e vetë racës tonë.
Në vetvete, historia si shkencë ka ligjet e saja mbi të cilat funksonon, dhe një ndër ligjet bazike që, siç thekson Tacidi (Tacite), thotë se: “Asnjëherë të mos guxosh të të thuash fjalë të rreme, dhe asnjëherë të mos guxosh të heshtësh për të vërtetën”. Ky duhet të jetë lajtmotivi i përjetshëm për të gjithë ata që merren qoftë me historinë ashtu edhe me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Por, a ka ndodhur kështu gjithherë e kudo nëpër rrejdhat e stërlashta të historisë?!!!
Sikurse ndodh sot që në çdo luftë marrin pjesë gazetarë (reporterë), të cilët raportojnë orë e çast mbi ngjarjet që zhvillohen nga terreni i konfliktit, edhe në lashtësi kanë marrë pjesë historianët. Këtë fakt e demonstron më së mirë një rast kur Leka i Madh kishte organizuar ofensivën e njohur drejt Persisë, – në një betejë, historiani u interesua të dëgjojë nga afër se në çfarë gjuhe u fliste Leka vatrësve të tij, pasi ata kishin dëgjuar se Leka u fliste “tmerrëshëm”, dhe për habinë e tij, historiani arriti të dëgjojë komandën: “Zjarm ore”. Këto ishin fjalët bubullimë të Lekës me të cilat urdhëronte të tijët në luftë, dhe fitonte çdo betejë.
Historiani kuptoi se ky urdhër nuk ishte as greqisht as latinisht, dhe në shënimet e tija shkroi: “Aleksandri fliste në një gjuhë “të tmerrshme”- barbare, me të cilën urdhëronte ushtarët e tij”.
Kjo do të thotë se Leka i Madh fliste Ilirisht, pra u fliste Shqip, fakt ky që asnjëherë nuk u ka pëlqyer fqinjëve tanë, cilëtdo qoshin këta, të cilët gjithmonë janë përpjekur të manipulojnë të vërtetat historike për t’i kthyer në favor të politikave të errta të tyre.
Që këto manipulime dhe fallsifikime të merrnin jetë (të ishin bindëse), duhej hartuar një strategji afatgjatë dhe që t’i rezistonte kohës. Sipas tyre, e kishin gjetur çelsin për të realizuar ëndrrën e kahmotshme. Dhe që të ishte e tillë s’kishte se si të ishte më mirë sesa të punonin për manipulimin e gjuhës së vjetër Pellazgjishte-Ilire-Arbërishte-Shqipe. Ashtu siç ka thënë edhe Eduard R. Marrow se: “Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”. Por ishte e pamundur që të fshihej e gjithë historia dhe epoka e lavdishme e kësaj race të lavdishme, pasi shumë historianë dhe shkrimtarë të të gjitha kohrave, që nga ajo e lashtësisë, mesjetës, kohës së re dhe bashkohës, në të gjithë librat dhe shkrimet e tyre, kur flasin për pellazgët, mendimet dhe konkluzionet e tyre konvergojnë ne faktin se ata, pra pellazgët, ishin një racë e fortë dhe që shtrihej në territore mjaft të gjera. Ata shtriheshin jo vetëm rreth Mesdheut, në Azi të Vogël dhe ishujt përreth por thujase edhe në gjithë rajonet e asaj që sot quhet Europë. Qytetërimi pellazg përfshinte një grup të madh popujsh që vinin (rridhnin) nga kjo racë e fortë, e gjerë, primitive, e me gjenezë që nga prejardhja e vetë njeriut mbi tokë e deri më sot, në mbarë Europën e sotme, Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore, qytetërime këto që i ndeshim me termat pellazgë, arias, etruskë e deri arbëreshë, por eti-mologjia e fjalës pellazgë asnjëherë nuk e mori domethënien e përpiktë, dhe aq më keq, disa dijetarë të sotëm, injorojnë rëndësinë dhe shtrirjen që njerëzit e antikitetit i kanë dhënë ndërkohra.
Për këtë çështje, dijetari i njohur Maks Myler (Max Müller) shkon edhe më larg kur thotë se “ekzistenca e Pellazgëve ka qenë një mit i antikitetit”.
Deri vonë (edhe në ditët e sotme) është abuzuar me shpjegimin etimologjik të fjalës “Pellazg” duke i dhënë kup-timin ‘banorë i shkëmbit’ ku e mbështesin mbi Spelunca=shkëmb.
Ndryshe është konceptimi i kësaj fjale në gjenezën e saj, pasi vetë të lashtët e njihnin dhe bazoheshin në burimin dhe origjinën e saj. Kjo fjalë e përbërë, nga origjina e saj (kuptimi burimor) pellazgjik-shqip, devijoi në kohë duke marrë nuanca helenike (u greqizua). Duke e zbërthyer, arrijmë me lehtësi në formën e saj primitive-origjinale. Nga “pellargos” = pellarg + os. Këtu mbaresa greke “os” bie dhe kemi “pellarg” – forma primitive pellazgjike ose e evoluar në gjuhën e sotme shqipe, kemi piell(b)ardh(ë) = i lindur i bardhë (pinjoll i bardhë). Që prej këtej, kuptimi del i qartë: kemi të bëjmë me një racë të bardhë, – raca që sot shtrihet në mbarë Europën e më gjerë.
Shumë studiues kanë shkuar më tej kur thonë se pellazgët janë parahënorë, janë bijtë e diellit (të dritës) dhe vetë gjuha e tyre është hyjnore, – gjuhë e Perendive. Disa prej këtye citimeve i takojmë edhe në librat e Shenjtë, ndër to, gjerësisht e gjejmë të cituar në Bibël. Studiuesit e shumtë na thonë se gjuha e tyre, Pellazgjishtja, i qëndroi kohës për mijra vjet. Kjo gjuhë, duke qenë burimore, qëndoi e pastër dhe rrënjore përgjatë gjithë kohës deri në ditët e sotme dhe si e tillë ajo shërbeu si nënë e të gjitha gjuhëve të sotme të ashtuquajtura të perëndimit.

Homeri - British Museum

Homeri – British Museum

Në vërtetimin e kësaj teze të lashtë sa vetë jeta, flasin fakte të shumta.
Vetë babai i letërsisë botërore, Homeri, i quante pellazgët “hyjnorë”, pasi, kur fiset helene mbërritën në Mesdhe, atje gjetën perëndi, kulte dhe një gjuhë me të cilën vendësit komunikonin me hyjnitë.
Edhe Tukididi, kohën e zbritjeve të fiseve dorike në trojet që gjenden sot e daton “80 vjet pas pushtimit të Trojës.”  Për sa i përket fisit të Akejve, ka shumë diskutime për gjuhën që flisnin, për kulturën dhe përkatësinë etnike, e shumë fakte e dëshmi të tjera.
Lexuesi i specializuar është ndeshur edhe me histori dhe komente që flasin për lashtësinë dhe shenjëtërinë e hieroglifeve egjiptiane, të cilat janë realizuar prej më se 4000 vjet para Krishtit, por asnjëherë nuk kemi ndeshur me faktin e rëndësishëm që ato kanë marrë jetë dhe kanë kuptime e domethënie që buron nga gjuha Shqipe… Këtë zbulim të madh e solli në dritë, thuajse të qeruar, puna kërkimore-shkencore e G. Catapanos. Këtu mjafton të përmendim emrin e vetë Krijuesit-Zotit, të cilin në gjuhë të ndryshme e gjejmë po me të njëjtën rrënj si: Deus(lat), dio(ital.), deva(Sanskrit.), div(në iraniane), diewas(lituan.) ku të gjitha përkojnë me një rrënjë të përbashkët “Di” që është fare e qartë në gjuhën shqipe: Di=me dijt-ë me ndrit, e që lidhet drejtpërdrejt me fjalët: gjithëdituri, gjithpushtetshmi, i përndrituri, e që në shqipe është Zoti…
Për lashtësinë dhe universalitetin e gjuhës pellazgo-arbërishte flasin studiues dhe artistë të shumtë dhe të periudhave të ndryshme, të cilët nëpërmjet punimeve të tyre dëshmojnë se edhe vetë historia e Biblës është shkruar nga Moisiu në gjuhën pellazgo-shqipe.
Në sinkron me konkluzionet e Catapanos vijnë edhe shumë dijetarë dhe linguistë të tjerë të perëndimit e fort në emër, siç është Horald Whitehall-it,(prof. i gjuhës anglo-gjermane në universitetin Indiana-SHBA.
Po ashtu edhe gjuhëtari i shquar danez, Holger Pedersen (1867-1953), profesor në Universitetin e Kopenhagenit, indoeuropianist me interesa shkencore të gjera dhe me punime të vlefshme, ku vëmendjen fillestare ia kushtoi gjuhës shqipe, për të cilën do të thoshte:  “Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”. Edhe shumë autorë të tjerë, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, me studimet e tyre na çojnë drejt konkluzionit se gjuha shqipe asht ma e vjetra (ama), ku prej saj rodhën të gjitha gjuhët e perëndimit e më gjerë, të cilat gjatë shekujve kanë pësuar zhvillime e ndryshime duke i sjellë në gjendjen që janë sot, ndryshe nga gjuha mëmë, – Shqipja, e cila ka rujatur thujase të  pandryshuar tiparet e saja…
Rreth kësaj teme, vetëm në gjuhën Sanskrite numërohen disa dhjetra vepra dhe vëllime të publikuara nga këta autorë (kryesisht arkeologë gjermanë) të cilët, për punimet e tyre kishin shfrytëzuar shumë gjuhë ndër më të vjetrat, si bie fjala për gjuhët asyrishte, hitishte, hindishte, egjiptishte etj., ku theksojnë se të gjitha këto gjuhë janë bija dhe rrjedhin nga i njëjti burim, – çka do të thotë se kanë të njëjtën përkatësi gjuhësore me pellazgjishten prej së cilës rrodhi ilirishtja, e prej kësaj të fundit, më vonë u arrit në  Shqipen  e sotme.
Gjuhët bija të Shqipes arritën të përhapen dhe të “pushtojnë” territore të mëdha që nga Europa së sotme Perëndimore, Azia e Vogël e deri në rrethinat e Himalajeve, në Afrikën Veriore si Egjipti e përreth Detit të Kuq, e më gjerë. Për këtë mjafton të risjellim në vëmendjen tuaj veprën e vyer të filologut Romak Giuseppe Catapano, me titull: “Thoti – Tati Fliste Shqip”- (Ital. Thot – Tat Parlava Albanese), vepër e cila doli në dritë pas një pune të gjatë kërkimoro-shkencore prej rreth 40 vjeçare. Ky autor thekson se gjuha Shqipe (më saktë Ilirishtja) është folur prej më shumë se 12.000 vjet para Krishtit.

Thot-i fliste Shqip - Giuseppe Catapano

Thot-i fliste Shqip – Giuseppe Catapano

Po kush ishte Thoti që fliste Shqip?!
Në (lat. dhe greq. Thoth-i ose Tot-i) dhe (në egjipt.-Tehuti), i cili, për egjiptianët e lashtë ishte Perëndia e mësimit, e shkathtësisë në të shkruar, e shkencës dhe e magjisë, ashtu si edhe matës i kohës, hartues i hieroglifeve  dhe zbuluesi i numrave. Nga banorët e atyre anëve…, – pra nga egjiptianët e lashtë, – Thoti përfytyrohej dhe përshkruhej si një qenie me trupin e njeriut dhe me kokë si të shqipes (ibisit). Sipas Catapanos, -Thot-i fliste gjuhën “ilirishte” – pra Shqipen, dhe si i tillë, ai i përpiloi hieroglifet e egjiptianëve të lashtë (pra alfabetin fonetik) duke u bazuar pikërisht në gjuhën e tij amëtare (në Ilirishten). Por Catapano shkon edhe më tej, duke theksuar se mbi bazën e këtyre hieroglifeve egjiptiane u formuan edhe shkronjat(alfabeti) e gjuhës shqipe, e prej kësaj të fundit u formësua alfa-beti latin… Si këto, ka shumë fakte të tjera që na vërtetojnë se vetë Thoti ishte “gjiganti i fundit”,  i asaj epoke të ndritur por tepër të lashtë…
Në atë periudhë parahistorike, – thekson Catapano, e cila konsiderohej epokë, apo “erë e  lirë”, edhe sot, nga shumë studiues quhet epoka apo kultura pellazgjiko-ilire e shqiptarëve të lashtë, – e kësaj race të fortë dhe të lirë, ku edhe emri Thot-i merr kuptimin e plotë vetëm nga gjuha që fliste kjo racë, pra nga shqipja e sotme. Ky emër lidhet dhe merr kuptimin e plotë të foljes shqipe thotë = me thënë, me tregue, me lajmërue, kupto këtu: -me sjell lajm, -lajmëtar i zotit, -lajmëtar i diturisë dhe urtësisë së Atit, etj. Thoti ishte vetë projektuesi i Piramidave të famshme të Egjiptit.
Kohët e fundit, në Visoko të Bosnjës, që siç dihet gjer në shekullin X-të ka qenë ilire, ku edhe sot atje jetojnë shqipfolës, janë zbulue tri piramida, njëra prej të cilave citohet të jetë më e madhja në botë, dhe që, sipas specialistëve, datojnë të ndërtueme shumë ma parë se 12 mijë vjet, pra më para se edhe ato të Egjiptit. Kjo na nxit imagjinatën që të mendojmë se mbase vetë Thoti jetëgjatë t’i ketë nisur piramidat së pari në vendlindjen e etërve të tij(!!!), çka tregon për linjën e tij pellazgjike.
Shumë autorë flasin dhe konkretizojnë fakte interesante që i lidhin me legjendat pellazgjike. Një ndër to është ajo e Kadmit dhe Harmonisë. Ilirët (Ylliret), Keltët dhe Galët janë quajtur vllazën dhe bijë të Kadmit dhe të nifmës së bukur Gallata. Motra e tyne quhej Europa. Disa studiues fjalën Ilir e zavendësojnë me fjalën Yllir, sepse mbreti i parë i Ilirëve quhej Ylli, e disa thonë se Ilirët janë me origjinë yllore, çka i përgjigjet dhe shkrimeve të THOT-it. Të tjerë shkojnë edhe më tej kur thonë se Pellazgët erdhën në tokë shumë më parë se të krijohej Hëna, ndaj i quajnë bijë të Diellit, të Dritës, kupto këtu bijë të Dritës, -bijë të të Përndriturit-Perëndisë), pra Pellazgët ishin popull hyjnorë dhe gjuha e tyre është quajtur gjuha e zogjëve me të cilën fliste vetë Perendia. Citime të tilla ndeshim edhe në shkrimet e Biblës së lashtë, ku shkruhej për popuj viganë që kanë jetuar në lashtësi. Këtë gjë e gjejmë dhe në legjenda të popujve të tjerë, ku sipas legjendës, Parailirët, por edhe vetë Ilirët, ishin popull i fuqishëm dhe shtatlartë, me të cilët lidheshin ndërtimet “cikllopike” në mbarë  Europën e në pjesë të tjera të botës, ku ata emigruen kohë pas kohe. Edhe Dardanët ishin shtatlartë, këta, bashkë me të tjerë Ilirë, u dalluan në Perandorinë romake si luftëtarë të fuqishëm dhe strategë nga të cilët dolën mjaft gjeneralë dhe perandorë. Prej tyre ka mbet emri i Dardaneleve në Turqi dhe mori zhvillim dhe famë Troja e lashtë. Këto dhe të tjera legjenda të ngjashme dhe të frymëzuara prej veprës dhe famës së tyre, i gjejmë edhe nëpër legjendat e popujve në mbarë Botën.
Historitë e shkrimeve të Thotit gjenden në pllakat prej zmeraldi, deshifrimi i të cilave ka sjell të reja që janë jashtë çdo mendimi të shkencës se deritanishme. Vjetërsia e tyre daton mbi 10.000 vjet para Krishtit, periudhë në të cilën arkeologët mendojnë që popujt ishin akoma primitivë. Asokohe, Thoti ish mbret nga Atlantida, formoi nji koloni në Egjyptin e vjetër mbas përmbytjes së Atlantidës.

Thot-i Perëndia egjiptiane e Mësimit

Thot-i Perëndia egjiptiane e Mësimit

Shumë të vërteta ende të padëshifruara gjenden në këto të ashtuquajtura pllaka smeraldi, ku dëshifrimi i plotë i tyre do të sjellë dituri të madhe edhe rreth gjhuhës, historisë dhe lëvizjes së popullsisë pellazge.
Shumë autorë flasin dhe konkretizojnë fakte interesante që i lidhin me legjendat pellazgjike. Një ndër to është ajo e Kadmit dhe Harmonisë. Ilirët (Yllirët), Keltët dhe Galët janë quajtur vllazën dhe bijë të Kadmit dhe të nifmës së bukur Gallata. Motra e tyne quhej Europa. Disa studiues fjalën Ilir e zavendësojnë me fjalën Yllir, sepse mbreti i parë i Ilirëve quhej Ylli, e disa thonë se Ilirët janë me origjinë yllore, çka i përgjigjet dhe shkrimeve të THOT-it. Të tjerë shkojnë edhe më tej kur thonë se Pellazgët erdhën në tokë shumë më parë se të krijohej Hëna, ndaj i quajnë bijë të Diellit, të Dritës, kupto këtu bijë të Dritës, – bijë të të Përndriturit-Perëndisë), pra Pellazgët ishin popull hyjnor dhe gjuha e tyre është quajtur gjuha e zogjëve me të cilën fliste vetë Perendia. Citime të tilla ndeshim edhe në shkrimet e Biblës së lashtë, ku shkruhej për popuj viganë që kanë jetuar në lashtësi. Këtë gjë e gjejmë dhe në legjenda të popujve të tjerë, ku sipas legjendës, Parailirët, por edhe vetë Ilirët, ishin popull i fuqishëm dhe shtatlartë, me të cilët lidheshin ndërtimet “cikllopike” në mbarë  Europën e në pjesë të tjera të botës, ku ata emigruen kohë pas kohe. Edhe Dardanët ishin shtatlartë, këta, bashkë me të tjerë Ilirë, u dalluan në Perandorinë romake si luftëtarë të fuqishëm dhe strategë nga të cilët dolën mjaft gjeneralë dhe perandorë. Prej tyre ka mbet emri i Dardaneleve në Turqi dhe mori zhvillim dhe famë Troja e lashtë. Këto dhe të tjera legjenda të ngjashme dhe të frymëzuara prej veprës dhe famës së tyre, i gjejmë edhe nëpër legjendat e popujve në mbarë Botën.
Historitë e shkrimeve të Thotit gjenden në pllakat prej zmeraldi, deshifrimi i të cilave ka sjell të reja që janë jashtë çdo mendimi të shkencës se deritanishme. Vjetërsia e tyre daton mbi 10.000 vjet para Krishtit, periudhë në të cilën arkeologët mendojnë që popujt ishin akoma primitivë. Asokohe, Thoti ish mbret nga Atlantida, formoi nji koloni në Egjyptin e vjetër mbas përmbytjes së Atlantidës.

Shaban Demiraj - Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët

Shaban Demiraj – Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët

Shumë të vërteta ende të padëshifruara gjenden në këto të ashtuquajtura pllaka smeraldi, ku dëshifrimi i plotë i tyre do të sjellë dituri të madhe edhe rreth gjuhës, historisë dhe lëvizjes së popullsisë pellazge.
Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët, që shumëkujt ende i duket si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin dhe për to bënin flijime, i kanë grekët dhe romakët të cilët sot i gjejmë në mitologjitë e tyre, ashtu si edhe shumë fjalë që sot i kanë ruajtur si emra vendesh, fjalë të cilat shumë thjeshtë dëshifrohen nëpërmjet gjuhës shqipe, na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë pikërisht këtë gjuhë, thuajse pa ndryshime, saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë…
Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten (gjuhë e vjetër e Indisë), me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj. Këto gjuhë, edhe me të reja se gjuha shqipe, kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër, dhe quhen “të vdekura”, ndërsa shqipja, që është më e vjetër nga ato, vazhdon të flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve.
Po të sjellim në vëmendje gjithë lëmin e gjuhëve që janë folur përgjatë historisë, shohim se shumë prej tyre nuk janë më pasi kanë vdekur ose janë zhdukur ndër thellësitë e shekujve(pasi popujt e tyre u “thithën” apo u “shkrinë” ndër popuj të tjerë) e për pasojë gjuha e tyre u zhduk, u asimilua apo u zëvendësua prej një tjetre (mbase me popullësi më të madhe etj.).
Gramatika e gjuhës shqipe dhe elementët e saj që i japin bukurinë dhe melodinë që nuk e ka asnjë asnj gjuhë tjetër e vjetër as e re, tregon se shqipja është një gjuhë shumë e vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme, është ruajtur e pandryshuar. Siç dihet, për çdo komb, një ndër vlerat më të rëndësishme identifikuese është gjuha. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, me kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën. Shumë qytetërime që janë zhdukur, nuk do të thotë se vdiqën apo u vranë të gjithë, këto popullsi u “thithën” apo u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre duke u bërë pjesë e tyre.
Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë – shqiptarë si ne, këto popullësi sot nuk janë por u zhdukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Ndërsa shqiptarët e këtij vendi që quhet Shqipëri, e ruajtën fort mirë gjuhën e tyre, e cila vegjeton dhe flitet si dukurë qëmotit gjuha e të parëve të tyre, Pellazgëve të lashtë.
Që në kohët më të lashta, studiues dhe dijetarë të mëdhenj janë magjepsur nga ndërtimi dhe funksoni universal që zotron gjuha Shqipe. Në qendër të këtyre studimeve, (por fatkeqësisht pak të njohura apo të lëna në harresë…), e aq më tepër, gjatë fundshekullit të kaluar e sidomos në këto dekadat e fundit, ka qenë dhe po tërheq vëmendjen e studiuesve seriozë dhe të lexuesve të kultivuar, lashtësia dhe universaliteti i gjuhës Shqipe…
Një përkushtim dhe kohë të madhe, kësaj çështje i ka kushtuar edhe dijetari, linguisti dhe përkthyesi i talentuar Petro Zheji. Gjatë një periudhe për më shumë se gjysëm shekulli P. Zheji arriti të nxjerrë në dritë punime e vepra që përshkohen nga fryma e simbolizmit, studime të cilat pasqyrojnë raportin botkuptimor dhe fizik të njeriut me natyrën.

Petro Zheji - Roli Mesianik i Shqipes

Petro Zheji – Roli Mesianik i Shqipes

Me punën e tij shkencore, bazuar edhe në veprën dhe kontributin e madh të Rilidjes Kombëtare, të cilët bënë zhvarrosjen dhe kristalizimin e kombit dhe Gjuhës Shqipe, P. Zheji me punën e tij shkencore shkon përtej, duke nxjerrë në dritën e shkencës vlerat reale dhe përmasat primordiale-pellazgjike duke realizuar ëndrrën e rilindasve tanë De Rada, S. Frashëri, Fan Noli, Át Sh. Gjeçovi, Át Gjergj Fishta, etj,.
Këto punime, nëpërmjet fakteve të shumta shkencore arrijnë të na provojë se rrënjët e Gjuhës Shqipe janë të stërlashta dhe janë të pranishme në të gjitha gjuhët e Botës, të cilat, siç thekson vetë ai, – vijnë dhe ndeshen në formën e “operatorëve të lirë”. Kjo gjuhë, pra Shqipja, lidhet në mënyrë krejt të natyrshme dhe logjike me arkaicitetin e saj, ashtu siç na mëson edhe De Rada se Shqipja është “una Lingua Primeva”.
Shqipja, thekson P. Zheji, – është në gjendje të motivojë, ku më pak e ku më shumë, ku plotësisht e ku pjesërisht të gjithë glloosarin e gjuhëve të botës. E thënë edhe më qartë, – thekson ai, – gjuha Shqipe tregon lidhjen e ngushtë që ka fjala me kuptimin e saj, raportin e brendshëm e të thellë të fjalës si morfemë me fjalën si sememë, duke superuar vijën ndarëse mes emërtimit, emërtuesit, emërdhënësit dhe të emërtuarit, emërtimit dhe objektit të emërtimit.
“Falë Shqipes, fjalët pajisen me një kuptim të vetin që buron nga vetë forma e tyre, duke i pajisur me identitetin e tyre e duke i bërë kështu që të “qarkullojnë” lirisht pa pengesa e keqkuptime”.
Bazuar në këta elementë teorik dhe si vazhdë e kësaj fryme shkencore, në të cilët qëndron Universaliteti dhe magjia e gjuhës Shqipe, vjen së fundëmi edhe studimi e autores Afërdita Zaja me titull “Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja”. Që në titullin e tij ky libër të intrigon dhe njëkohësisht të grish për t’u njohur sa më parë me trajtesën që ai sjell.
Në studimin e saj, autorja A. Zaja, përqëndrohet pikërisht tek fuqia shprehëse dhe argumentuese që disponon gjuha Shqipe, e cila, siç thekson vetë ajo, ka fuqinë apo dhuntinë  hyjnore-universale që të sjellë me këmbë në tokë, me fuqi shprehëse dhe argumentuese kuptimin e shumë fenomeneve e dukurive të natyrës e jetës së përditëshme, të cilat nëpërmjet gjuhëve të tjera mbeten jo vetëm të cunguara, por thuajse të pakuptimta. Me plot shembuj krahasues nga shumë gjuhë të tjera, autorja ka marrë në analizë të gjerë shembuj me fjalë nga gjuha Norvegjeze, gjuhë të cilën autorja e ka bazën e komunikimit të saj pas shqipes…
Dhe tudimi i saj nuk lindi fare rastësisht.
Siç thekson edhe vete ajo, – nxitje dhe frymëzim ka qenë vepra dhe puna titanike e kryemjeshtrit dhe linguistit të shquar Prof. Petro Zhejit.

Vizioni Mistik i Universit... Aferdita Zaja

Vizioni Mistik i Universit… Aferdita Zaja

I parë nga ky këndvështrim, studimi i A. Zajës “Vizioni Mistik i Universit dhe Norvegjishtja”, njëherazi, duket sikur vjen si vazhdë e punës titanike të Prof. P. Zhejit, por edhe si një rikujtesë për vlerën, rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ai i dha kulturës tonë kombëtare në përgjithësi dhe shkencës së gjuhësisë në veçanti, pasi tashmë jemi mësuar që njerëzit e mëdhenj dhe veprat e tyre të  vlerësohen vetëm pas vdekjes…
Ky fakt nuk është gjë tjetër, as më pak e as më shumë, veçse një dobësi, e mbase një ndër anët më negative të racës njerëzore. Jashtë këtij “rregulli” absurd e krejt të pandershëm s’ka si të ndahet apo të zhvishet edhe shoqëria jonë…, aq më tepër, që kjo e fundit ka mjaft plagë e sëmundje të tjera të rënda, mbase pasojë e së kaluarës së saj të largët, por edhe të afërt.
E ballafaquar me këto fakte të zymta të realitetit shqiptar, por edhe me fatin e madh që ka studiuesja A. Zaja, duke qenë se studion dhe jeton në një ndër vendet më të zhvilluara të Europës, siç është Norvegjia, ajo pati jo vetëm guximin edhe talentin, por ndjeu edhe përgjegjësinë e madhe për të vazhduar me këmbëngulje në këtë fushë e cila ka vend për të  gjithë ata që, përveç dëshirës, kanë përgaditjen e duhur dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësë për të  çuar përpara këtë mision shumë  fisnik…
Pa dashur të shuajmë kureshtjen për lexuesit, shkurtimisht po theksojmë se tematike e këtij studimi, krahas shumë syresh, nxjerr në dritë fakte të tjera shkencore rreth vlerave universale e të pamohueshme që gjuha Shqipe ka në raport me gjithë gjuhët e tjera, rolin dhe funksionin që ka për të shpjeguar jo vetëm terma por edhe dukuri bazike që lidhen me fenomenet e natyrës dhe përditshmërinë e tyre, fenomene dhe dukuri këto, që kur trajtohen apo tentohet të argumentohen nëpërmjet gjuhëve të tjera mjaft të njohura e relativisht të vjetra, çuditërisht, në rastin më të mirë mbeten të cunguara, e në rastin më të keq, ato jo vetëm deformohen por ndryshojnë konceptin real që kuptimi i tyre ka, duke sjellë kështu një deformim të fakteve dhe të të vërtetave mbi to.
Tashmë çdo ditë e më tepër po dalin në dritë fakte të reja, mirfilli shkencore, ku sjellin të vërteta shkencore rreth problemeve ekzistenciale të disa prej të të ashtuquajtura “kombe të vogla”, rreth historisë, prejardhjes dhe gjuhës së tyre.
Rëndësia e këtij studimi qëndron edhe në konkluzionet që rrjedhin prej analizës dhe ballafaqimit të dëshmive e fakteve të shumta historike, të cilat hedhin dritë mbi teorinë se: “Shqiptarët janë populli më i lashtë dhe i vetmi i Europës së Jugut, popull i cili më shumë se kushdo tjetër ka ditur të ruajë e të mbrojë të pacënuar etnosin dhe atdheun e tij të lashtë, e për pasojë,  gjuha e tij është gjuha rrënjore e gjithë gjuhëve të Europës.”
Pellazgjishtja e lashtë, vazhdë e së cilës është gjuha shqipe, nuk është gjuha e një populli mitik e të pakulturuar.
Shkenca e re e Etimologjisë, e prezantuar nga shkencëtari Zheji, vërteton përfundimisht se gjuha Shqipe është e aftë të provojë praninë e rrënjëve të stërlashta (“operatorë të lirë”) të Shqipes në të gjitha Gjuhët e Botës pa përjashtim. Kjo gjuhë ka aftësinë dhe shkallën bindëse, e thënë ndryshe, fuqinë e jashtëzakonshme motivuese. Po ashtu, vërteton se të gjitha gjuhët i “binden” Algoritmit Simbolik, term ky që shfaqet si një artikulim logjik i Vizionit të lashtë e të stërlashtë të Realitetit, i asaj që njihet nga Dija e Kohës sotme si “Philosophia Perennis”, terma dhe koncepte të cilat zbërthehen dhe përvetsohen hap pas hapi gjatë prezantimit të kësaj teorie (shkence të re).

Pema e Gjuheve IndoEuropiane - shqip

Pema e Gjuheve IndoEuropiane

Kjo teori, zbërthen dhe qartëson shumë koncepte mbi boshtin filozofik të funksionimt dhe ndërtimit të gjuhëve, duke sjell mjaft shembuj se gjuhët janë të ndërtuara (ngritura) mbi një “Metagjuhë”, mbi një Gjuhë të “padukshme” për një sy të zakonshëm, mbi një Gjuhë të “nëndheshme” e cila është e njëjtë për të gjitha. E thënë ndryshe: “Të gjitha gjuhët janë, në nivelin simbolik (Algoritëm Simbolik), e njëjta Gjuhë”.
Teza themelore e kësaj Shkence të Re të Etimologjisë, është se: “Fjalët referojnë, tek e mbramja, jo tek një koncept, por tek një simbol”.
Që të kuptohet thellë kjo teori duhet shumë punë dhe kurajo shkencore, së pari për ta rrokur këtë teori e pastaj për t’i hyrë punës për të dëshifruar dhe qartësuar legjendat, mitologjitë, trillimet dhe shtrembërimet e stimuluara nga synime të errta dhe aspak shkencore që vazhdojnë ende të mbajnë të ndryme të vërtetat historike. Vetëm atëherë do shohim se e vërteta është ndryshe dhe më e thjeshtë nga ç’na duket…
Botuar te Gazeta “Euro Albania” (8 shkurt 2016)

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook