Gjuha kryeneçe e fotove – Shkollat shqipe ne Maqedoni 1941-1944

Gjuha Shqipe - Gjergj Fishta

Gjuha Shqipe – Gjergj Fishta

Gjuha kryeneçe e fotove –

Shkollat shqipe në Maqedoni 1941-1944

Shpesh kur fjalët s’mbrrijtë me i thanë si duhet kohnat e ikuna,
kam vërejtë se janë shfaqë në ndihmë të historisë sonë do foto,
të cilat kanë me mbrritë me i dëshmue si duhet
do ngjarje të paragjykueme e të përfoluna aq keqas.
Pikërisht si ndodh me fotot e maposhtme të periudhës 1941-1944,
kur me qindra mësues shqiptarë vërshuen me përhapë gjuhën shqipe
ndër shqiptarët e mbetun nën Jugosllavi pa asnji të drejtë shkollimi n’gjuhë amtare.
Janë këto foto, ku fëmijë me plisa t’bardhë, djem e vajza
së bashku me mësues Shqipnie e me tabelat shpjeguese të shkollave,
paraqesin at projekt sublim që asnjiherë s’u respektue e s’u vlerësue si duhet,
përhapja e gjuhës shqipe, ndër troje ku jetonin shqiptarë autoktonë.
E ky kontribut qe i korifejve të shqipes si Koliqi, Merlika, Kamsi, Çabej e plot të tjerë.
Nderim ndaj gjithë atyne që e deshtën Shqipninë edhe shqiptarët deri në vetmohim…
jozef radi, 2016

Shkolla Liria ne Reçan te Gostivarit (1942-1943)
Shkolla Liria ne Reçan te Gostivarit (1942-1943)

Shkolla Fillore ‘Lirija’ – fshati Reçan
Në shkollën ‘Lirija’ që u hap në Reçan të Gostivarit
dhanë mësim në vitin 1941-1942, 1943-1944 arsimtarët: Gafur Rada, Hamdi Zabzuni dhe Ismail Shabani.
Në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësve u rrit në 173 nxënës, prej tyre 161 ishin djem dhe vetëm 12 vajza.

Shkollat shqipe ne Shipkovicë të Tetovës (1941-1943)

Shkollat shqipe në Shipkovicë të Tetovës (1941-1943)

Shkolla Fillore ‘Rexhep Voka’ – fshati Shipkovicë
Në shkollën e parë shqipe që u hap në fshatin Shipkovicë të rrethit të Tetovës, kanë dhënë mësim disa mësues nga Shqipëria.
Në fillim të vitit shkollor 1941, dha mësim Dhimitër Shuli i cili u zëvendësua pastaj nga arsimtari elbasanas Mirtezan Katzadei.
Shkolla mbante emrin e atdhetarit nga ky fshat ‘Rexhep Voka’ i cili kishte qenë përfaqësues Kongresin e Manastirit të vitit 1908.

Shkolla "Anastas Pandeli" Vertok Maqedoni (1942-1943)

Shkolla “Anastas Pandeli” Vertok Maqedoni (1942-1943)

Shkolla Fillore ‘Anastas Pandeli’ – fshati Vërloh
Në shkollën fillore ‘Anastas Pandeli’ gjatë viteve 1941-1943
jepnin mësim dy mësues Mit’hat Cani dhe Abedin Faja.
Në vitin shkollor 1942-1943 numri i nxënësveu rrit në 126 nxënës, prej të cilëve 84 ishin meshkuj dhe 42 femra.
Kështu u shtua edhe stafi me mësues të rinjë si Skënder Haxhihyseni, Mehmet Karadaku dhe Shyqyri Ahmeti.

Shkolla "Ismail Qemali" Banice e Eperme - Gostivar (1942-1943)

Shkolla “Ismail Qemali” Banice e Eperme – Gostivar (1942-1943)

Shkolla Fillore ‘Ismail Qemali’- Baincë e Epërme
Në Baincë të Epërme të Gostivarit shkolla mbante emrin ‘Ismail Qemali’ në vitin shkollor 1941-1942 kishte  68 nxënës.
Ndërsa në vitin shkollor 1942-1943 në këtë shkollë mësonin 94 nxënës prej të cilëve 74 ishin djem.
Mësues e kishin Skënder Haxhiademin që jepte mësim për klasat fillore.

Shkolla "Avni Rustemi" Zhepisht Tetove (1942-1943)

Shkolla “Avni Rustemi” Zhepisht Tetove (1942-1943)

Shkolla Fillore ‘Avni Rrustemi’ – fshati Xhepçishtë
Xhepçishti është një fshat vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Tetovës
prandaj ky fshat si shumë fshatra të tjerë larg qendrës së qytetit kishte shkollën e tij shqipe.
Shkolla e Xhepçishtë mbante emrin e heroit kombëtar Avni Rrustemi dhe në të jepte mësim arsimtari Vangjel Daka.

Shkolla Fillore "Tajar Tetova" - Tetovë

Shkolla Fillore “Tajar Tetova” – Tetovë

Shkolla Fillore ‘Tajar Tetova’ – Tetovë
Shkolla fillore ‘Tajar Tetova’ ishte shkolla e dytë shqipe që u hap në qytetin e Tetovës në vitin 1941.
Drejtori i parë i kësaj shkolle ishte Beqir Kllojka, kurse mësuesit e parë ishin Pano Hido, Lazër Bibaja, Josif Todi, Lirije Todi dhe Vasil Dhimiturka.
Në vitin 1942 – drejtor u bë Qamil Haxhihasani dhe numrit të mësuesve iu shtuan edhe Mirtezan Katzadei, Rustem Ismailati, Dhimitër Pulati, Vangjel Daka, Kadri Hoxha, Krisanthu Themo, Gliqeri Velko, Lirika Nikolla, Kadri Kashari, Hysen Abdihoxha.
Numri i nxënësve në këtë shkollë ishte 399 nga  të cilët 352 ishin djem dhe 47 vajza.

Dibër e Madhe, viti shkollor 1942/43 (foto Mirela Pustina Korumi)

Dibër e Madhe, viti shkollor 1942/43 (foto Mirela Pustina Korumi)

Dibër e Madhe, viti shkollor 1942/43
Njëri nga nxënesit në foto është im atë, Emin Pustina. Ai fliste gjithmonë me superlativa për mësuesit iluministë si Naim e Liri Babameto, Edip Tërshana, Remzi Pustina, Esat Mezelxhiu, Ajshe Ruka, Eleni Dasho, Fahri Sulo, etj.
(nga një shënim i Mirela Pustina – Korumi)
Shkolla Fillore Suharekë viti 1942-1943

Shkolla Fillore Suharekë viti 1942-1943

Shkolla Fillore Suharekë viti 1942-1943
Edhe kjo foto dëshmon shkollën në Kosovë me mësues të ardhur nga Shqipëria bashkë me Abetaret, dhe ju dha fund shkollavet shtëpi ose mejtepe. Por pas “çlirimit” për shqiptarët filloi fatkeqsisht epoka e robrimit.
(marrë nga paraqitja ne fb e znj. Meri Berisha)

Shkolla Fillore Podgorca e Struges

Shkolla Fillore Podgorca e Struges

Marrë nga http://lajmi.net… Përpunuar dhe përgatitur nga radiandradi.com

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook