back to top
9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Gjuha e njësuar nuk është tempull nga Ullmar Qvick

Gazeta

Ullmar Quick (Miku i Shqiptarëve)
Ullmar Quick (Miku i Shqiptarëve)

Gjuha e njësuar nuk është tempull

nga Ullmar Qvick

Me ndrojtje po shkruaj këtë tekst, së pari jam i huaj dhe vetëm shërbetor modest i gjuhës shqipe, së dyti është koha e festës së paqes, së treti është temë delikate.
Dua të kontestoj disa norma gjuhësore, të cilat duhet të diskutohen deri te ndryshimi.
Dua të sulmoj së pari fjalën “fëmijëri”. Kjo më tingëllon si “artileri”, si një gjyle pa butësinë e fëmiut. “Fëmijëri” me duket konstruksion steril, artificial, një iluzion nga shkretëtira e Saharasë, aspak njerëzor.
Më dha guxim të shkruaj për këtë shëmti në fjalor një tekst nga z. Sadik Bejko sot në Facebook. Ai përdor fjalën “fëmini” dhe jo “fëmijëri”. Duke qenë se z. Bejko u lind në Tepelenë në jug, më duket se ai shkruan sipas logjikës dhe estetikës gjuhësore dhe jo sipas fjalorit. Në këtë dua me falenderue z. Bejko.
Duke qenë nga jugu ai nuk duhet të krijojë dyshime. Një “partizan shkodran” nuk është ai!
Në pikën e dytë sot dua të kontestoj me forcë heqjen e paskajorës nga gjuha kombëtare shqipe. Sivjet kremtohet 50-vjetori i Kongresit të vitit 1972. Sipas mendimit tim – nuk jam specialist – rezultati i kongresit mbetet me bazë pozitive, por me të meta të rënda në disa drejtime.
Tani disa i kanë shkruar kryeministrit se “gjuha e njësuar është Kushtetutë”. Kjo më duket qëndrim regresiv, sikur shtëpia pas 50 vitesh nuk do të kishte nevojë për riparim. Nga ana tjetër, radikalët të cilët duan të rrëzojnë bile themelet e shtëpisë, a ndjejnë ata përgjegjësi?!
Jam i bindur se paskajorja është gjymtyrë e gjallë në gjuhët e qytetëruara të Evropës. Ajo nuk mund të zëvendësohet me konstruksione artificiale. Infinitivi duhet të ketë vendin e vet në gjuhën letrare shqipe.
Vetëm një shembull: Mbiemri “i kuptueshëm/ e kuptueshme” mbetet jetim pa nënën e vet “me kuptue”!!
Nuk ka nevojë për më shumë sot. Nuk kam shkruar për hir të një pale, vetëm në shërbim të logjikës. Dhe e përsëris: vlera e gjuhës së njësuar (1972) mbetet. Prap, një gjuhë nuk është tempull i Zotit. Gabimet duhet të ndreqen, për të mirën e së ardhmes.
“Dixi et salvavi animam meam!”
Ullmar Qvick, 24.12 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.