back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Frida Kahlo Art i madh… Personalitet i madh, dhe pasion i madh te kjo artiste meksikane

Gazeta

Frida Kalho (1907-1954)
Frida Kalho (1907-1954)

Frida Kahlo

Art i madh…

Personalitet i madh

dhe pasion i madh

te kjo artiste meksikane

“Plagët,
janë të çara
përmes të cilave
nji qenie
hyn në vetminë e nji qenie tjetër…”
Frida Kahlo

Frida Kalho - Dreri i Vogel
Frida Kalho – Dreri i Vogel

Frida Kalho

Coyoacán, 7 qershor 1907 – Coyoacán, 13 korrik 1954

Biografi e shkurtë

Frida Kahlo - Autoportet
Frida Kahlo – Autoportet

Asaj i pëlqente gjithnji të tregonte se kishte lindur në vitin 1910…
sepse ai ishte viti i Revolucionit Meksikan.
Gjithë jetën e saj ajo u përball me probleme shëndetësore,
por ato nuk mundën ta pengojnë
për të qenë nji piktore e madhe
dhe për të jetuar nji jetë të begatë e të përkushtuar ndaj artit.

Qysh kur ishte fëmijë
ajo tregoi nji karakter të pavarur dhe të pazakontë.
Qysh e re ajo mbeti seriozisht e lënduar në nji aksident me makinë,
dhe gjatë muajve që ajo qëndroi e shtruar në spital,
mundi të lexojë shumë libra dhe të fillojë të pikturojë.

Diego Rivera & Frida Kalho - 1944
Diego Rivera & Frida Kalho – 1944

Mbasi u shërua, ajo u paraqit te artisti Diego Rivera,
miti i pikturës meksikane,
që të kishte nji opinion në lidhje me veprat e saj.
Diego Rivera mbeti i befasuar
nga origjinaliteti dhe moderniteti i tyre.
Ai e mori Fridën nën përkrahjen e tij
duke e paraqitur atë në mjediset më të njohura
politike dhe kulturore të kohës.

Vladimir Majakovskij dhe Frida Kahlo
Vladimir Majakovskij dhe Frida Kahlo

Ndërkohë lind mes tyre edhe pasioni i dashurisë
dhe ata do të martoheshin me 21 gusht 1929,
edhe pse Frida tashmë e njihte mirë karakterin jo besnik të Diegos.
Më pas ajo do t’ja shpërblente me të njejtën monedhë atij…
Ajo përjetoi me burrin e saj
gjithë përvojat, në mënyra nga më të ndryshme,
duke përfshirë këtu edhe divorcin.
(Frida nuk arriti kurrë t’ia falte tradhtinë e burrit të saj
me të motrën Cristinën)

Frida Kahlo
Frida Kahlo

Martesa e re që pati dhe aborti që e pasoi,
e penguan atë për të qenë nji nënë e devotshme
duke i shkaktuar asaj shumë dhimbje.
Ajo vdiq në vitin 1954,
në moshën 47 vjeçare,
duke lënë mjaft kuadro të rëndësishme dhe veprën e saj.

Frida Kahlo - Dy Fridat 1939
Frida Kahlo – Dy Fridat 1939

Arti i Frida Kahlos

Veprat e saj qenë aq të dashura
edhe nga artistë të mëdhenj si Picasso dhe Breton,
të cilat ndofta nuk qenë aq të suksesshme fillimisht
dhe të mbetura në hije pikërisht nga fama e burrit të saj.

Vetëm vitet e fundit… pra pas vitit 1990…
arti i saj u bë i njohur në mënyrë unanime.
Subjektet e pikturave të saj mbi të gjitha
kanë nji lidhje të thellë me vendin e saj,
me peripecitë pafund të jetës së saj,
dhe nji vizion sa tragjik po aq edhe gazmor.

Frida Kalho
Frida Kalho

Stili i saj kryesisht Naif por mjaft sqimatar
dëshmon thekse të përbashkëta moderne dhe arkaike,
dhe është i aftë të ngjallë ndjenja dhe pasione shumë të forta.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.