Fotografia e 11 Shtatorit nga Wislawa Szymborska

11 shtator 2001

11 shtator 2001 – Kullat Binjake

Fotografia e 11 Shtatorit

nga Wislawa Szymborska

(1923-2012, Poloni)

Ata kërcyen nga katet që digjeshin -
një, dy, dhe ca më shumë,
më lart, më ulët.

Fotografia i ndali në jetë,
dhe tani i mban
lart mbi tokë drejt tokës.

Secili është ende i plotë,
me fytyrë të veçantë
dhe gjaku i fshehur mirë.

Kjo poezi... u shkrua mbi ket foto...

Kjo poezi… u shkrua mbi kët foto…

Ka mjaft kohë
për flokët të shprishen,
për çelësat e monedhat
nga xhepat të ikin.

Ende janë brenda përqafimit të ajrit,
brenda busullës së vendeve
që sapo i kanë hapur.

Mund vetëm dy gjëra të bëj për ta -
ta përshkruaj këtë fluturim
dhe t’mos shtoj vargun e fundit.

Wislawa Szymborska (1923-2012)

Wislawa Szymborska (1923-2012)

© 2005 by Wislawa Szymborska – Burimi: Monologue of a Dog (Houghton Mifflin Harcourt, Inc. 2005)
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2008

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook