Foto me 750 mijë bunkerë shqiptarë, trondisin psikozën europiane… Pete Brook

David Galjaard - Bunker 1

David Galjaard – Bunker 1

Foto me 750 mijë bunkerë shqiptarë,

Trondisin psikozën europiane…

nga Pete Brook

Përgatiti: V. Murati

“Paranoja e diktatorit komunist – epoka e bunkerëve,
tani një telash kombëtar”,
ky është titulli i një artikulli në revistën “Wired”,
që tregon për daljen e një libri të rrallë,
quajtur “Concresco” me autor David Galjaard,
ku botohen një seri fotosh nga Shqipëria,
pamje me bunkerë nga gjithë vendi.
Autori holandez dhe botimi i librit është mbështetur
dhe nga Ambasada Holandeze në Tiranë,
si dhe nga kursimet e vetë autorit.
Ka një paralele gati hipnotizuese
se çfarë ndodh në psikën e njeriut,
kur alarmi i sulmit është pas koke gjithë kohën;
nga kjo eksperiencë autori thotë se:
është gati të shkojë në psikiatri…

Fotografi David Galjaard

Fotografi David Galjaard

Në Shqipëri rreth 750 mijë bunkerë të periudhës së komunizmit popullojnë peizazhin, relikte të paranojës dhe prioritete të ish-diktatorit Enver Hoxha. Tani ata ekzistojnë si shtëpi, si strehë për kafshët, magazinat ad hoc etj. Programi i veçantë i bunkerizimit, i cila zgjati tërë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës, ka rezultuar në një bunker për çdo katër qytetarë.
Në nëntor të vitit të kaluar, fotografi holandez David Galjaard ftoi çmimin “2012 Aperture Foundation/ Paris photo first photobook award” për serinë e fotove “Concresco”, një libër me anketime. Sa më shumë që bunkerët kanë intriguar historianë, Galjaard ankohet se sa pak di publiku i përgjithshëm për Shqipërinë.
“Gjithkush di në lidhje me Stalinin, por askush nuk njeh Hoxhën, – thotë Galjaard – Kjo është një histori e fshehtë, ndoshta për shkak se Shqipëria është kaq e vogël. Ju mund të shihni “Concresco” si një hyrje në një vend që vetëm pak njerëz e dinë”.
Braktisja e bunkerëve, ripërdorimi dhe riimagjinata për Galjaard pasqyron ndryshimet politike, jetesën dhe aspiratat e një kombi në ish bllokun lindor.

David Galjaard - faqe 98-99 e “Concresco”

David Galjaard – faqe 98-99 e “Concresco”

“Unë po tregoj një histori rreth një vendi dhe po përdor bunkerët si metafora, - thotë Galjaard - Shqipëria është një vend lindor po ajo dëshiron të jetë pjesë e perëndimit. Ka një këmbë në secilën dhe ndarja është e një lloji të panatyrshëm. Shqiptarët akoma nuk kanë gjetur identitetin e tyre në mënyrë që ata të luftojnë me të kaluarën, por edhe të luftojnë me të ardhmen. Dhe e ardhmja për ta është të qenët pjesë e Evropës Perëndimore”.
Udhëheqësi komunist, Hoxha, erdhi në pushtet në vitin 1944 si udhëheqës i Partisë së Punës së Shqipërisë deri në vdekjen e tij në vitin 1985.
Hoxha ishte në alarm dhe gatishmëri të vazhdueshme për kërcënimet politike duke mbajtur pozitën e tij me burgimet, mobilizimet rutinë dhe përndjekjen e popullit të tij dhe kundërshtarëve politikë.
“Dyshimet e Enver Hoxhës shtriheshin dhe përtej kufijve të Shqipërisë dhe bunkerëve, të cilat arrin numrin 24 për çdo kilometër katror, dhe janë ndërtuar prej Hoxhës për luftën që pritej nga vendet pushtuese, Lindja apo Perëndimi. Çdo qytetar në planin e Hoxhës ishte një rezervist. Dymbëdhjetëvjeçarët ishin trajnuar për pushkë zjarri. Bunkerët nuk u përdorën kurrë. Sot, autoritetet shqiptare nuk dijnë se çfarë të bëjnë me to. Kupola e bunkerëve është shumë e vështirë për t’u shkatërruar. Turistët janë të hipnotizuar nga bunkerët të shpërndara si konfeti nëpër pamje, por për vendasit ata janë një masë e madhe jointeresante, pjesë e peizazhit”.
Programi i bunkerizimit filloi në vitin 1967 dhe pushoi menjëherë pas vdekjes së Enver Hoxhës.
Sot Shqipëria është një vend jashtëzakonisht pro Perëndimor, veçanërisht pro-amerikan. Në vitin 2011, kryeministri ngriti një statujë të George W. Bush në qytetin e Fushë-Krujës.
“Unë mendoj se shqiptarët janë fansat më të mëdhenj të Amerikës në të gjithë botën - thotë Galjaard - Ju shihni shumë flamuj shqiptarë, por ju gjithashtu shihni shumë flamuj amerikanë. Më shumë se sa flamuj evropianë. Njerëzit do të më pyesnin mua nëse isha amerikan, duke shpresuar se unë isha”.

David Galjaard - Concresco

David Galjaard – Concresco

Galjaard vizitoi Shqipërinë tri herë gjatë një periudhe 18 mujore, duke shpenzuar totalisht katër muaj në këtë vend. Projekti është një vështrim i plotë, por i hapur për vendin dhe njerëzit e tij.
“Concresco nuk është Shqipëria, ajo është vizioni im për Shqipërinë”, thotë Galjaard për librin, i cili përfshin ese personale me dy shkrimtarë Slavenka Drakulic dhe Jaap Scholten. “Ajo është ndërtuar nga opinionet. Më pas keni intervista me popullin shqiptar gjithashtu. Ndonjëherë opinionet kundërshtojnë”.
Galjaard nuk është fotografi i parë që përqendrohet në bunkerë të Shqipërisë. Alicja Dobrucka ka një projekt të ngjashëm. Çfarë e dallon punën e Galjaard ishte vendimi i tij për të paraqitur projektin kryesisht si një libër. Për këtë Galjaard pat ngritur fonde me ndihmën e organizatave të artit, si dhe mbështetur nga Ambasada Holandeze në Tiranë, dhe jo pak nga kursimet e tij – rreth 12 mijë euro, thotë ai.
Investimi ishte i vlefshëm. Të gjitha kopjet, 750 copë janë shitur dhe tani Concresco është një objekt i rrallë. “Unë nuk dua të bëj libra për të, unë dua të bëj libra sepse një seri ka nevojë për një libër. Përndryshe, unë nuk e di nëse është i vlefshëm i gjithë debati dhe gjithashtu konkurrenca, sepse ka kaq shumë njerëz që bëjnë libra këto ditë”.
“Concresco” nuk është projekti i parë për të cilën Galjaard ka shkuar nëntokë. Midis vitit 2006 dhe 2008, Galjaard bëri “When the Siren goes”, një studim i kohës së Luftës së Dytë Botërore në Holandë dhe stilistikisht kjo mbolli farën për “Concresco”. Nga Akademia Mbretërore e Arteve në Hagë, Galjaard kishte një përvojë mbi shpatullat e tij. Ai ishte ndikuar shumë nga Ed van der Elsken po estetika e zezë dhe e bardhë e dokumentarit nisi intrigojë.

"Concresco"  - David Galjaard

“Concresco” – David Galjaard

“Diçka ndryshoi. Unë nuk mund të lidhem me stilin tim. Bëra një rrotullim 180 gradë dhe fillova të punoj në format të madh dhe lloj tjetër kamere. Fillova me ngjyrat. Isha ende i interesuar për njerëzit dhe historinë, po nuk isha i interesuar në mbështetjen te njerëzit në foto për të treguar historinë, kështu që u ktheva te mjedisi dhe përdora hapësirën”, tha Galjaard.
Nga Rotterdam në Friesland, Amsterdam në Enschede, qytetet holandeze testojnë sirenat e tyre emergjente të hënën e parë të çdo muaji. Ato janë një rikthim në vigjilencën e shekullit të 20-të dhe duket se ekzistojnë vetëm për shkak të inercisë qytetare.
“Unë pyes se çfarë do të ndodhe nëse sirenat do të vazhdonin të mërkurën, – thotë Galjaard – Zbulova se ju duhet vetëm të shkoni në shtëpi dhe të ndizni televizorin tuaj dhe shpresoj se asgjë nuk ndodh”.
Pas 9/11, strehimoret holandeze papritur rihyjnë në diskutime mbi sigurinë. Dy të tretat e njerëzve holandezë raportuan se ata dëshironin të ishin afër një strehe – në dritën e faktit se strehimoret e ardhshme nuk ofrojnë asnjë mbrojtje dhe balistikët modernë do të arrijnë përpara se ju të keni arritur në bunker.
“Nëse jeni të bombarduar me mundësinë e një sulmi, atëherë ju jeni më shumë të frikësuar dhe ndjeni nevojën e më shumë strehimoreve”
“Bunkerët në fotografinë e mia janë të fundit që ju do të gjeni në Holandë”, – thotë Galjaard.
Pas një miku dhe gazetari E. Lame kur pa “When the siren Goes”, ai tregoi Galjaardit arkipelagun e bunkerëve në Shqipëri. “Sa më shpejt që e lexoj, mendoj se nuk kishte asgjë më të habitshme se 750 milion bunkerët të ishin në një vend të tillë aq të vogël, dhe se unë do e shikojë këtë me të vërtetë”, thotë Galjaard.

Bunkeri i Ministrise se Brendshme 2015

Bunkeri i Ministrise se Brendshme Shtator – 2015

Ai priti derisa dimri kaloi, dhe në fillim të vitit 2009, mori udhëtimin e parë përmes Europës për tre udhëtimet e tij. Për Galjaard ka një psikologji të përbashkët ndërmjet “When the siren goes” dhe “Concresco”.
“Më pëlqejnë vendet e errëta. Kjo është ndoshta diçka që nga rinia ime – një dyshim dhe një ndjenjë e rrezikshme. Kjo është e gjitha nënshtresë, por unë nuk e di saktësisht se çfarë është. Ndoshta më duhet të shkoj në psikiatri për ta zbuluar këtë”, thotë Galjaard. Pas një momenti ai shton: “Është e vështirë për ta shpjeguar në anglisht”.
http://tetovaobserver.blogspot.it

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook