Foksi i Lazrit

Qeni

Qeni

Foksi i Lazrit

Nga fundi i viteve ‘70, Lazri mori nji qen të vogël dhe e thirri Foks!
Meqë shtëpia jonë ishte si me thanë në “Synin e Ciklonit”, qeni i vogël u ba jo veç i ashpër po edhe mjaft selektiv në njohjen e njerzve, sidomos atyne, që ishin mësue që para se t’i binin derës, rrinin për nji kohë mos kapnin ndonji frazë me e dëshmue devotshmëni ndaj “synit dhe veshit të Partisë!!”
Foksi ishte miku i gjithë fëmijve të lagjes dhe armik i të dyshimtëve…
Që larg i ndjente nji seri personazhesh të njoftuna të lagjes dhe u jepte nji hungërimë të lehtë lajmëruese… si me ju thanë “kini kujdes, se jam unë…!” Në nji farë mënyrë qeni u bë antispiun…!! Kaq mjaftonte dhe shkoi fjala deri në Këshill!
Mbas nji fushate arrestimesh ne Savër, kalon nji ditë te rruga jonë, i famshmi kryetar: Mihal Kshilli dhe meqë na kishte në Kryelistë, në kryelistë e kishte futë atë edhe Foksi, qeni jonë, që i bëri nji gërhushje nga ato ma të ashprat… Mihali paksa i trembur duke e pa Lazrin në buzagaz, i thotë me ato spërdredhjet e tija karakteristike… “Hë Lazër, Lazër… edhe qenin e ke mësuar se kujt t’i turret dhe kujt t’ lehë… hahaha!”
Lazri e vazhdoj buzqeshjen dhe pa e mbarue mirë fjalën ai, i thotë… “A mbarove punë me njerzit or Mihal?? Tashti të ka dalë punë edhe me qentë!!

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Dr. Lazër Radi, Humor  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook