Fjalë të rralla – nga Haxhi Krasniqi (Përparimi, 1962)

Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi

Fjalë të rralla – nga Haxhi Krasniqi (Përparimi, 1962)

Mbledhë në Podrimë: Suharekë, Krushë të Madhe e Nëpërbisht

.
bungur-i = bloja e trashë e miellit të misrit, vlen për me mâjë gjanë për pastërmë.
cincar-i = fëmi i shpejtë, i shkathtë.
cuklan-i = ai që asht i veshun me rrobe të shkyeme, zhelan.
qysele = lloj sandalesh – këpucë (i punojnë saraçët).
drang-gji = dy druj të gjatë 3-4 metrash, vlejnë me i bajtë kabzat e sanës.
delibez = femën apo mashkull, i cili asht i pafrenuem, ec pa mend, veç kërkon (shetit) pa nevojë.
dredhan-i = njeri trup-shtrembët, kurse për femën thuhet dredhajkë.
fulla = ai (ajo) që han shumw bukë apo ushqim tjetër. P. sh. fulla e paska fry tullumin e bâ si vez (fuçi, kacë).
gog-i, gogt = mjeshtrit, muratorët, p. sh. kanë ardhë gog’t me ndreqë shtëpinw.
goden-i = ai (ajo) që zavendson mjekun dhe e ndreq, e qet në vend, e shëron dorën apo kambën e pëlkyeme. Përmendet si goden shum i aftë ai i Rogovës. Ka edhe në Prizren.
golla = krejt, në tansi, pa u përzie. P. sh, buka koka golla grunë, jo e përzieme me misër.
grremça = si lule, ornamente, p. sh. këto çarapa (leshi) kokan me grremça.
galan-i, = mashkull tepër zeshkan;
galajkë-a = femën tepër zeshkane.
grremç-i = shtagë e lakueme që përdoret me i kapë degët e pemëve.
hajkuraçe-ja = ajo që vetëm shetit, ka dëshirë me ecë, me shkue andej-këndej.
i, e, përnamt-i = ai (ajo me vese të këqija, negative.
i panlavt-i = ai që asht veshun me rrobe të shkyeme, tw coptueme.
i roshavt-i = ai qa ka fytyrën pika-pika (mbetë si pasojë nga sëmundja e lis s’ujit.
jardam-i = salltanet-i, krenar për veshjen e bukur që ka, për këte fjala e urtë thotë: “Jardamin n’qiell e maxhen pa miell!”
ja qatisi = ia mbërrini. p. sh. bre, shpejt ja qatisi (erdhi, mbërrini, ai, ajo).
llobinë-a = mish i thatë
llok-i = përziemja e krundeve me ujë të valë për ushqimin e lopës.
me kovatë = me marrë hakun. P. sh. ka kovatë mirë – dmth. e ka rrahë, e ka marrë hakun si ka pasë qejfin.
me u harlisë = me u hutue, p. sh. u harlisën krejt prej gëzimit.
me shkumllue = me lëkundë, me dridhë, me rrahë, me tundë.
me u hallakatë = me çmendë, me i dalë mendt, p. sh. koka hallakatë në mend, dmth. asht ba anormal.
me u dallaveshë = me u çveshë, me hapë krahnorin.
me hershçakët = me prekë, me përzie, p. sh. mos e hërshçkat se i vjen era, ose mos e hërshçkat ma fellë se del gjizë.
murikë-a = dudi, mani.
plloha = pika të fryme të ndonji pjese të trupit. p. sh., iu paska ba shpina plloha-plloha.
plluçka-t = fajet, mësheftsit, p. sh., ja qiti plluçkat për ledinw, – dmth. e demaskoi publikisht, ia zbuloi fajet, gabimet.
rrapaçuk = njeri i vogël, i shkurtë, i shpejtë e i lehtë.
rrëfat-a = dru i gjatë 4 metra, vlen me shkundë arrat.
rrëngaj = stërvinë, punët e pakryeme, lamsh, p. sh e paska lanë shpin rrëngaj,
sajsane = arkat e nuses, p. sh. i ka mbushë sajsanet plot qejz.
shervane = keqpërdorim, p sh. ka ba shervane, dmth. ka mbledhë e ka derdhë si ka pasë qejf vetë.
shelafe-ja = femën e pamoralshme.
tratingall = sosje, pa lanë asnji grimë, asnji copë, asnji fije.
tevona = mbasandej, pastaj.
trullan-i = hutues-i ai që hutohet.
tungjí = krejtsisht, psh. e hangër nji samun tungjí (krejt).
talltane = stolina femnash e tue mbajtë me salltanet.
tullum-i = barku, stomaku, p. sh. ky njeri e paska tullumin e madh.
thadrajkë-a = femën e thatë, shëndetligë.
vervelja = kureshtja, interesimi, p. sh. i ka hi vervelvja e shkollës.
zhallavatë = përlyemje, p. sh. djali koka zhallavatë me lloç e koka bâ berbat (përlye).
.
Marrë nga muri i Agim Morinës
.

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook