Fjala e fundit e Padër Anton Harapit

Anton Harapi pikture nga Pjerin Sheldija

Anton Harapi pikture nga Pjerin Sheldija

Fjala e fundit e Padër Anton Harapit

At Anton Harapi ka lindur në 05.01.1888,
dhe u var në litar në 20.02.1946,
nga komunistët, nga po ata, të cilët i strehoi
në manastir dhe i mbrojti nga gjermani.
.
Anton Harapi - Atdhetarizmi

Anton Harapi – Atdhetarizmi

“Falnderoj Drejtësinë e Popullit që po ma jep fjalën e fundit në këte kohë të kritikshme për mue.
Fjala jeme e fundit asht kjo: Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet për dekë Padër Anton Harapi.
Gjithashtu, nuk prishet Shqipnija nëse nuk gjykohet për dekë Padër Anton Harapi.
Kur para 40 vjetëve, në Shkodër u përpiqshim me ba Shqipninë, shumë gjysha na thojshin se nuk duem Shqipni, por na nuk i kena vue këta n’litar.
Nuk kërkoj z. Kryetar, nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë. Franca e qytetnueme asht shembulla e Revolucioneve popullore, e gjykoi Petain dhe e fali, e këtë nuk ja njoftën për të keq, por ja njoftën për mirë. Kujtoj se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi për Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë. Unë qëkur se kam hy në gojën e ujkut, Hausdingut, etj., jam përpjekë me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egërsinave. Por mekenëse ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft.
A ka pasë Shqiptarë të marrë si unë që, për me pështue njerëz, me shkue e me u futë vetë në gojën e ujkut?!
Ka pasë që sakrifikohen moralisht. Këte e kam thanë edhe në ligjëratën teme. Mue më shtyni marrija me shkue e me u përpjekë për me lehtësue vuejtjet e disa familjeve dhe kam ba mjaft punë morale, sikurse e jueja që asht materjale. Gja tjetër nuk kam me thanë:
Rrnoftë Shqipnija!”

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook