back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Fjala e Diktatorit të Madh… nga Charlie Chaplin

Gazeta

Diktatori i Madh (Charlie Chaplin)
Diktatori i Madh (Charlie Chaplin)

Fjala e Diktatorit të Madh… nga Charlie Chaplin

Nji nga fjalimet ma të bukura të të gjitha kohnave…

[youtube]https://www.youtube.com/watch?v=MKrqL9qQgKI[/youtube]

Më vjen keq, po unë s’dëshiroj të jem nji perandor.
Ky s’asht nji prej shqetësimeve të mia.
Unë s’dëshiroj me sundue as me pushtue kënd.
Do të dëshiroja t’i ndihmoja të gjithë – nëse do t’ishte e mundun – çifutë, njerëz të zinj – e të bardhë fisnikë.
Të gjithë dëshirojmë me e ndihmue njeni-tjetrin.
Qeniet njerzore janë ksisoji.
Ne dëshirojmë me jetue prej lumturisë së njeni-tjetrit – dhe jo prej mjerimi të njeni-tjetrit.
Ne nuk dëshirojmë që ta urrejmë dhe ta përbuzim njeni-tjetrin.
Sepse në kët botë ka vend për të gjithë.
Sepse kjo tokë asht bujare dhe e pasun e mundet me na mbajtë të gjithëve.
Mënyra e të jetuemit mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbë rrugën.
Lakmia i ka helmue shpirtnat e njerëzve, dhe e ka zhytë botën me urrejtje, bile e ka shty me ecë me garend drejt mjerimit e gjakderdhjes.
Vërtet kemi përparue me shpejtësi, por edhe e kemi mbyllë vedin mbrenda saj.
Makineritë që krijojnë bollëkun na kanë zhytë në halle.
Dijet tona na kanë ba cinikë. Mençunia jonë, na ka bà të vështirë e të pasjellshëm.
Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë fare pak. Po ne, ma shumë se për makineri kemi nevojë për humanizëm.
Ma shumë se për mençuni ne kemi nevojë për mirësi dhe ambëlsi.
Pa këto cilësina jeta do të bahej e dhunshme dhe të gjithë kemi me qenë të humbun…
Aeroplanët dhe radioja vërtet na kanë afrue së bashku.
Vetë natyra e këtyne zbulimeve flet për të mirën e njerëzim – thërret për nji vllazni universale – për unitetin e të gjithëve ne.
Pra sot, zàni im mbrrin te miliona njerëz në krejt botën – te miliona burra të dëshpëruem, te gra dhe fëmijë të mitun – te viktimat e nji sistemi që torturon njerëz e burgos krijesa të pafajshme.
Për ata që munden me më ndigjue, unë ju them: Mos e humbni shpresën!
Mjerimi që sot randon mbi ne asht veç kalim i gryksisë – asht dëshpërim i njerëzve që i friken rrugës së progresit njerëzor.
Urrejtja e njerzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin…
Ata që pushtetin e morën prej popullit do ta kthejnë se s’ban mes njerëzve.
Për sa kohë që njerëzit luftojnë dhe vdesin, liria kurrë s’do të humbasë…
Ushtarë! Mos e sakrifikoni vedin për egërsina – për njerëz që ju përbuzin, për njerëz që ju robnojnë – e që në Regjimentin ku jetoni – ju tregojnë se çka duhet të bani – çka duhet të mendoni dhe çka duhet të ndjeni!
Ata që ju stërvisin – dhe ju ushqejnë – ju trajtojnë si kafshë, dhe ju përdorin si mish për top!
Mos e lëshoni vedin në duar e ktyne burrave çnjerzorë – ktyne burrave makinë me mendje dhe zemra makine!

Larja e trunit...
Larja e trunit…

Ju nuk jeni makina!
Ju nuk jeni kafshë!
Ju jeni njerëz!
Ju keni dashninë e mbarë njerzimit ndër zemrat tueja!
Ju nuk urreni!
Veç urrejtja nuk dashuron – e mos me dashtë asht çnjerzore!
Ushtarë! Mos luftoni për skllavninë!
Luftoni për lirinë!
Në kapitullin 17 të Shën Lukës asht e shkrueme:
“Mbretnia e Perëndisë gjindet mbrenda njeriut” – dhe jo te nji njeri i vetëm, as te nji grup njerzish, po te mbarë njerzimi!
Mbrenda vetes – Ju njerëzit, keni fuqinë – me krijue makina, fuqinë me krijue lumtuni!
Ju, njerëzit, keni fuqinë me e bà kët jetë të lirë dhe të bukur, me e bà kët jetë nji aventurë të mrekullueshme!
Në emën të demokracisë – le të përdorim kët pushtet – dhe le të bashkohemi të gjithë.
Le të luftojmë për nji botë të re – për nji botë ma të mirë që ka me ju krijue njerëzve shanse për punë – ka me ju dhanë të rinjve nji të ardhme, dhe moshës ma të vjetër nji siguri.
Duke na premtue të gjitha këto, monstrat në pushtet janë ba të fuqishëm!
Ata po na mashtrojnë!
Ata s’po përmbushin asnji nga premtimet e dhana.
Ata kurrë s’do ta bajnë nji gjà të tillë!
Ndoshta Diktatorët ndjehen të lirë pse i skllavnojnë popujt!
Duhet ne vetë të luftojmë që me u përmbushë ky premtim!
Ne duhet të luftojmë me e çlirue botën – me i rrëzue këto barriera kombtare – me e rrëzue kët lakmi, kët urrejtje dhe intolerancë.
Le të luftojmë së bashku për nji botë të arsyes, për nji botë ku shkenca dhe progresi ka me na çue te lumtunia e krejt njerzve.
Ushtarë! Në emën të demokracisë, le të bahemi të gjithë bashkë!
(përktheu Jozef Radi)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.