back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Fituesit e çmimeve “Penda e Kristaltë” 2017

Gazeta

"Penda e Kristaltë" 2017
“Penda e Kristaltë” 2017

Fituesit  e çmimeve “Penda e Kristaltë” 2017

“Penda e Kristaltë” asht nji vlerësim i përvjetshëm i nji grupi intelektualësh vullnetmirë, pjesa ma e madhe të cilëve jetojnë jashtë realitetit shqiptar. Asht nji përpjekje me e trajtue pjesën ma të madhe të njerëzve të kulturës si dhe të problemeve apo arritjeve të kulturës shqiptare në mënyrë konstante, të barabartë, të paanshme, me shpirt nxitjeje, vlerësimi dhe stimulimi të arritjeve ma të mira të shqiptarëve kudo që të ndodhen ata.
Ideja e shpërblimit “Penda e Kristaltë” nisi në vitin 2015, me mendimin që gjatë vitit 2016, në periudhën e muajit nandor të baheshin shpërblime simbolike për të gjithë ata që kanë realizue vepra dhe aktiviteteteve të suksesshme përgjatë krejt atij viti në vazhdim, (per 2016 u shpërndanë 30 “Penda të Kristalta”), e njejta gja u përsërit edhe gjatë vitit 2017 (Per 2017 u shpërndanë 21 “Penda të Kristalta”).
Po të njajtat kritere do të ndiqen edhe gjatë viteve në vazhdim.
Ja lista e atyne që u çertifikuan me Pendën e Kristaltë për 2017: Dritan Dema, Avni Delvina, Merita Alimehillaj, Kasem Trebeshina, Mentor Quku, Primo Shllaku, Robert Martiko, Erenestina Gjergji – Halili, Genc Hoti, Frederik Rreshpja, Nini Mano, Agron Tufa, Rita Gjeka, Enkeleda Ristani, Blerta Zhegu, Kolec Topalli, Arben Shira, Albert Gjoka, Frida Vokopola, Behar Gjoka, Lorenc Radovani…
.
Poeti Primo Shllaku
Poeti Primo Shllaku
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” shkrimtarin Primo Shllaku me motivacion:
Për stilin origjinal në prozën shqiptare dhe vëllimin ma të mirë ne prozë të shkurtë për vitin 2017 “Muzikantët”.
.
Prof. Mentor Quku (1939-2014)
Prof. Mentor Quku (1939-2014)
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” studiuesin Mentor Quku – Post mortem – me motivacion:
Ia kushtoi jetën dhe veprimtarinë e tij poetit shqiptar Dom Ndre Mjeda. Me nji pasion te jashtëzakonshëm ai arriti të botonte edhe 5 vëllime të studimit të jetës dhe veprës së Ndre Mjedes.
.
Behar Gjoka - autor i shkrimit
Behar Gjoka
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” studiuesin Behar Gjoka me motivacion:
Shkrimtar e mbi te gjitha nji studjues i apasionuem i kulturës shqiptare. Qendra e kulturës “Pjetër Budi” që ai drejton dëshmon aktivitete të shumta të nji niveli të naltë.
.
Lorenc Radovani
Lorenc Radovani
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” muzikantin Lorenc Radovani – violinist me motivacion:
Artist i njohur për nivelin e interpretimit artistik, muzikalitetin dhe integritetin e performancës së tij. Me një eksperiencë të gjatë koncertale, ai ka shumë realizime artistike me orkestra, ansamble dhe muzikantë të shquar.
.
Shkrimtari Kasem Trebeshina (1926)
Shkrimtari Kasem Trebeshina (1926-2017)
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” shkrimtarin Kasem Trebeshina – Post Mortem – me motivacion:
Për korpusin e veprave të tij letrare dhe anti-konformiste me të cilat prozatori, dramaturgu dhe poeti Trebeshina iu kundërvu doktrinës së Realizmit Socialist. Për poetikën e tij të realizmit simbolik ku krijoi “një realitet fantastik me persona realë dhe persona fantastikë në një botë reale”. Krijoi vepra madhështore si “Odin Mondvalsen” apo dramat “Tiranozauri” dhe “Muzeu”, vepra plot imagjinatë krijuese që demaskonin absurditetet dhe marrëzitë e regjimit komunist.
.
Merita Alimhillaj
Merita Alimhillaj
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” instrumentisten Merita Alimhillaj – violonçel, me motivacion:
Nji artiste dhe pedagoge shqiptare që jeton në Itali tash 25 vjet dhe jep mësim në shkollën e artistike të muzikës ne Polignano. Ajo asht pjesmarrësë në orkestra të ndryshme dinjitoze si në qytetet e Puglies deri në orkestrën e Rai-t.
.
Avni Delvina
Avni Delvina
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” piktorin Avni Delvina, me motivacion:
Për punën e tij tejet impenjative me grafika e montazhe, të cilat kritika italiane i ka përcaktuar si “një formë e re e komunikimit artistik”. Këto grafika e montazhe, janë të lidhura me shoqërinë shqiptare, me veset e difektet që ajo mbart nga e kaluara diktatoriale si dhe nga e tashmja përpëlitëse. Veprat e tij janë vlerësuar nga shumë artistë dhe piktorë të njohur.
.
Dritan Dema
Dritan Dema
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” juristin Dritan Dema, me motivacion:
Për punën e palodhur në shërbim të qytetarit shqipëtar në diasporë dhe Atdhé, në çeshtjet e zbardhjes së krimeve të diktaturës komuniste si dhe në çdo fushë të jetës së përditshme ku qytetari përballet me Shtetin, dizinformimin dhe mungesën e të drejtës së informimit dhe ankimimit në strukturat shtetërore.
.

Nini Haxhistasa - Mano
Nini Haxhistasa – Mano
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” gazetaren Nini Mano, me motivacion:
Për punën këmbëngulëse e të përkushtuar në hulumtimin dhe studimin e jetës dhe veprës së rilindasit Sotir Kolea dhe njohjen publike të të këtij personaliteti me përmasa kombëtare.
.
Liriku i pashoq Frederik Reshpja (1940-2006)
Frederik Reshpja (1940-2006)
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” poetin Frederik Rreshpja – post mortem, me motivacionin:
Për poezitë e dorës së parë të kalibrit europian që në kundërshtim me ç’ka kërkonte doktrina socreale, Frederik Rreshpja shkroi poezi lirike personale dhe të natyrës. Në vend të optimizmit të “njeriut të ri”, ai shkroi për dhimbjen, humbjen, vetminë tue krijue kështu vjersha thellësisht prekëse të nji bukurie të rrallë.
.
Agron Tufa
Agron Tufa
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” shkrimtarin dhe studiuesin Agron Tufa, me motivacion:
Për mprehtësinë intelektuale në trajtimin e problemeve akute qe kalon shoqnia shqiptare në tranzicionin e saj nga nji sistem diktatiorial në nji demokraci të standarteve europiane.

Genc Hoti
Genc Hoti
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” studiuesin dhe bibliofilin Genc Hoti, me motivacion:
Për pasionin dhe dijen erudite ne ceshtjet e kultures shqiptare. Mbi te gjitha z. Hoti karakterizohet nga nji mendim origjinal dhe i zhveshun nga çdo kandvështrim ideollogjik i kësaj kulture.
.
Rita Gjeka
Rita Gjeka
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” aktoren Rita Gjeka, me motivacionin:
Për rolet e saj të spikatuna si aktore e teatrit Migjeni, për kontribute në mbrojtje të gjuhës së autorëve, si dhe në pasionin për teatrin dhe përkushtimin ndaj tij.

.

Dr. Erenestina Halili
Erenestina Gjergji – Halili
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” poeten dhe studiesen Erenestina Gjergji – Halili, me motivacion:
Për poezinë e saj origjinale, mbështetë si në traditën epike të veriut edhe në trajtimin modern të saj, me origjinalitet dhe transhendencën e vargjeve. Në poezinë e saj harmonizohet ritmi i përsosun me mendimin e larmishëm duke krijue nji hapësinë të re në letrat shqipe.
.
Shkrimtari Robert Martiko
Robert Martiko
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” shkrimtarin Robert Martiko, me motivacion:
Nji pendë e mprehtë e nji kulture të thellë dhe nji qëndrim tejet antikomunist që e karakterizon. Poezia e tij “Prometheu”, kushtue etenve katolikë që sfiduan bishat komuniste, mbetet nji perlë e përkushtimit ndaj humanizmit në letrat shqipe.
.
Sopranoja Blerta Zhegu - Koncert ne Akademine e Arteve - 19 tetor 2017
Sopranoja Blerta Zhegu
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” sopranon Blerta Zhegu, me motivacion:
Për interpretimet e suksesshme të kryeveprave të muzikës klasike, si dhe majat e arritjeve të muzikës shqiptare në skena të njohura të botës.
.
Prof. Kolec Topalli
Prof. Kolec Topalli
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” gjuhtarin dhe albanologun Kolec Topalli, me motivacion:
Për veprën monumentale: “Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipe”, një fjalor me 1984 faqe, të cilës i ka kushtue tanë jetën, e në mënyrë të përditshme ka punue 6 vitet e fundit. Nji vepër e rrallë dhe unike e gjuhës shqipe, punën e së cilës e ka ba nji njeri i vetëm, i cili ka qenë jo vetëm studiuesi, hartuesi, përzgjedhësi, shkruesi, sistemuesi, po edhe redaktori, korrektori e faqosësi i krejt kësaj pune…
.
Enkeleda Ristani ne nji çast reflektiv
Enkeleda Ristani
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” poeten Enkeleda Ristani, me motivacion:
Për shpirtin social, frymën e protestës dhe mospajtimin me të keqen e një shoqërie ne tranzicion të pafundmë shprehur përmes vargjeve të saj në librin poetik “E di Gyter?”
.

Piktori Arben Shira në ekspozitën e tij
Piktori Arben Shira në ekspozitën e tij
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” piktorin Arben Shira, me motivacion:
Për interpretimin artistik të së djeshmes dhe së sotmes përmes ngjyrash të veçanta dhe veprash me një individualitet të spikatur artistik, si dhe sukseset e arritura gjatë 25 viteve që krijon në Itali.
.

Autoret e Perkthimit -Albert Gjoka & Frida Vokopola
Autoret e Perkthimit -Albert Gjoka & Frida Vokopola
Instituti Ndërkombtar për Mbrojtjen e Kulturës Shqiptare nderon me “Pendën e Kristaltë” studiuesin Albert Gjoka dhe përkthyesen Frida Vokopola, me motivacion:
Për përkthimin e studimit të vlefshëm të gjuhës shqipe: “Gjuha e shkipëtarve nga Joseph Ritter von Xylander”. Mungesa e interesimit nga akademia e shkencave në Tiranë mbi kët vepër të jashtzakonshmë vetëm sa ia rritë vlerat studimeve që autorët perëndimorë kanë ndërmarrë ndër shekuj në mbrojtje të kulturës shqiptare.
 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.