Filozofi e së përditshmes… poezi Jozef Radi

Jozef Radi 2000

Jozef Radi 2000

 Filozofi e së përditshmes…

poezi nga Jozef Radi

Asht ma mirë me dashtë dritën se me urrejtë dimnin,
asht ma mirë me e pritë rrezen e agut se me t’pritë ajo…
asht ma mirë me vuejtë për diçka që të mungon
se me u i lumturue asaj që dikur ke pasë…
asht ma mirë me ecë edhe n’teh t’rrezikut
se me fjetë lumnueshëm mbasditeve të zhegut…
asht ma mirë me shkrue edhe nji rresht t’parandsishëm
se me u rropatë ndër biseda t’gjata kafehanesh
ku dëshira me folë s’ka asnji lidhje me dëshirën me ndigjue…
n’fund të fundit,
asht ma mirë që nëse s’ia mbrrijmë cakut për ku jem nisë
mos t’na vdesë guximi me i rrëfye rrugët e gabueme nga kem ecë…
2011

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Arkivi Jozef Radi, Kafe letrare, Poezia  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook