Fillimprill në Central Park… Fotopoezi nga Jozef Radi

Pemët zhgarravina qiellit hapërda...

Pemët zhgarravina qiellit hapërda…

Fillimprill në Central Park…

Në Central Park...

Në Central Park…

Fotopoezi nga Jozef Radi

Fillimprill në Central Park

Pemët zhgarravina
qiellit hapërda,
e sythet rrijnë tutë
të mekun fjale,
lulet s’guxojnë
me i dalë ngujimit
e bari belbëzon me droje
do fjalë që pikojnë lang
e stinës i bzan n’vesh
melodi t’kahershme…

bari belbëzon me droje  do fjalë që pikojnë lang...

bari belbëzon me droje do fjalë që pikojnë lang…

Asht e para ditë prilli
e s’beson askush
n’kët rreze dielli
se mund bahet ledhe.
Duhet lanë t’kalojë
kjo lumtuni ketrash,
mandej gjithkush
çmendet dhe flet
në gjuhë të vet…
Central Park, 1 prill 2015

s’i beson askush ksaj rreze dielli se mund të bahet ledhe...

s’i beson askush ksaj rreze dielli se mund të bahet ledhe…

 

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Kafe letrare, Poezia  Etiketat: , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook