back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Figura e intelektualit nën dritëhijet e kohnave mbi veprën “Trilogjia e Jetës” e Lazër Radit – fragment nga esseja e Jozef Radi

Gazeta

 

Lazër Radi - Mjegullnaja e nji kohe të largët - Kopertina
Lazër Radi – Mjegullnaja e nji kohe të largët – Kopertina
Panairin e Librit nё Prishtinё (5-10 qershor 2018)
u paraqitet pёr sё pari lexuesve libri
“Mjegullnaja e nji kohe tё largёt” – Prizreni,
pjesa e parё “Trilogjia e Jetёs”
vepra ma e vёllimshme e Lazёr Radit.
Libri ka edhe dy pjesё tё tjera:
“Gjurmat e nji ditari tё djegun” – Shkodra dhe
“Vorbullat e jetёs universitare” – Roma,
qё janё nё proces botimi dhe dalin sё shpejti…
Libri mund tё gjendet te stenda e Shtёpisё Botuese Jozef!
Asht i falenderuem cilido qё tregon interes pёr nji nga veprat
ma tё randёsishme tё autorit, e qё pёrfshin periudhёn (1916-1944)
.
Stenda Jozef - Panairi i Prishtines (5-10 qershor 2017)
Stenda Jozef – Panairi i Prishtines (5-10 qershor 2017)

Figura e intelektualit nën dritëhijet e kohnave

mbi veprën “Trilogjia e Jetës” e Lazër Radit

fragment nga esseja e Jozef Radi

“Trilogjia e jetës” e Lazër Radit asht padyshim vepra ma e randsishme e jetës së tij. E nisun diku kah vera e vitit 1986, pra para 32 vitesh, ajo i vjen lexuesit shqiptar e plotë, mbasi pjesë tё saj janё botue në formë librash të tjerë të shkëputun në bllok, si “Shqipnia në vitet ’30”, “Nji verë me Migjenin”, apo edhe “Misteret e nji Ministri”. Ajo asht në të njejtën kohë edhe fundi i dorshkrimeve të mbetuna prej Lazër Radit, po njiherit edhe fillim i botimit të veprës së plotë të tij, nji pjesë e së cilës do të paraqitet me rastin e 20 vjetorit të largimit të tij në amshim…
Po ç’asht kjo vepër dhe kjo ardhje e vonë e saj?!
“Trilogjia e Jetës” e Lazër Radit, përfshin 29 vite të jetës së tij, prej 29 janarit 1916, deri me 23 nandor 1944. Asht vepër autobiografike me theks të fortë letrar, çka e ban të klasifikohet si vepër e mirfilltë letrare… Asht me siguri vepra ma e madhe e shkrueme në dialektin geg (1650 faqe) me nji fqinjësi tejet pozitive me gjuhën standarte.
Ajo përfshin periudhën prej Luftës së Parë Botnore (1916) e deri në mbarim të Luftës së Dytë Botnore (1944). Aty takohesh me qindra personazhet shqiptarë dhe të huej që autori i ka njoftë dhe ka pasë mundësi të komunikojë me ta; janë tri qytete ma të randsishme tё jetёs sё tij: Prizreni, Shkodra dhe Roma, në të cilat autori ka kalue tri faza tejet të randsishme të jetës Adoleshencёn, Rininё, dhe Pjekuninё Intelektualё, ku secili libër i trilogjisë i asht nji fazё jete e kushtueme nji qyteti, dhe vepra përfshin nji nga periudhat ma dinamike tё historisë së botës, po edhe ma tё randsishmetё tё jetёs shqiptare Vitet ’30.
Të përfshime në libër janë gjitha fazat e jetës së nji njeriu prej lindjes, rritjes, ngjizjes, ngjitjes, formimit, pjekjes, përpjekjeve, konsolidimit dhe rrëzimit të nji njeriu dhe intelektuali të cilat përkojnë edhe me historinë e shtetit shqiptar me vetgjymtimin e tij.
Autori ka respektue disa kulte tё randsishme nё kёt vёpёr. Sё pari ka respektue kultin e sё vёrtetёs dhe historisё, kultin e bukurisё dhe natyrёs, kultin e grues, (gratё e shumta tё kёtij libri do t’i kishte lakmi çdo shkrimtar, dhe janё pjesa me me dritё e kёsaj vepre), kultin i intelektualit, kultin i gegnishtes, kultin i atdheut, kultin e idealistit qё edhe kur heq dorё nga idetё, ruen integritetin e pacёnuem…
Në ma shumë se 1600 faqe të ndara në tri libra të vëllimshëm (450-550-650 faqe) nuk asht thjesht jeta e nji njeriu po jeta e shumë njerzve, nuk asht jeta e nji shoqnie po e shumё shoqnive, nji epokё jo nё nji vend tё vetёm po nё shumё vende! Janё tri shtete të ndryshme, dhe tri qytete që japin secila emnin nji pjese të këtij libri së pari Prizreni – në ish Jugosllavinë e traktateve denigruese për shqiptarët; së dyti Shkodra e madhe të kulturës dhe dijes dhe katastrofës; dhe së fundi Roma Imperiale e periudhës së fashizmit dhe ramia e saj.
Autori s’ka kërkue me e vendosë vedin në qendër të këtyne qyteteve po këto qytete i ka vendosë në qendër të shpirtin të vet me nji bukuri të rrallë dhe gdhendë përmes nji të vërtetë mahnitëse dhe nji dashnie të pashoqe.
Fragment nga esseja “Figura e intelektualit nën dritëhijet e kohnave” nga Jozef Radi

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.