back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Feniksi – Këshilla të thjeshta për ata që merren me arte e letërsi – nga Robert Martiko

Gazeta

Feniksi
Feniksi
Feniksi – Këshilla të thjeshta për ata që merren me arte e letërsi

nga Robert Martiko

Shpesh herë përmendet, sidomos në poezi, zogu i famshëm mitologjik, i quajtur Feniks. Sipas traditave të qytetërimeve arkaike lindore, përfshirë grekët e lashtë, zogu në fjalë, lind nga hiri i vetvetes në mënyrë magjike. Mistike. Matanë këtij detaji, ka një sekret të vogël, që hap një problem me rëndësi gjigante. Në pamje të parë kjo temë e lindjes magjike, duket si një diçka pa rëndësi. Por duke marrë parasysh se shoqëri të tëra besojnë në magjinë e gjërave, ky fakt nuk është pa pasoja. Pasi besohet se jeta e njeriut mund të ndryshojë nga një mrekulli e papritur, nga një fuqi e mistershme, e cila ka në dorë të ardhmen e Njeriut. Konkretisht në Shqipëri besohet në një ndihmë të jashtme, nga politikanët që kanë mendjen vetëm për t’u pasuruar, jo nga mendimi i brendshëm intelektual ndriçues, me mision për të marrë situatën në dorë. Filozofët më të mëdhenj të botës, në Perëndim, me këto lloj mentalitetesh të ngrira, me natyrë mistike, u morën në veprat e tyre.
I thanë Njeriut se me përpjekjet e tyre gjigante, jo nga Asgjëja Mistike, mund të bëhen krijues, njësoj si Zoti, jo mëkatarë e gjynahqarë deri në vdekje. Prandaj shoqëritë evropiane shpëtuan nga Mesjeta e Vetvetes. Në sa më sipër shkruaj, nuk iu drejtohem studiuesve me tituj të lartë, lidhur me këtë temë jetike për shoqërinë, që e shpëton nga kaosi dhe tragjedia e përjetshme. Botën e tyre të mbyllur, Pa asnjë studim, të vetëm, për gjërat e thella që ndryshojnë njeriun, por që thjesht përshkruajnë gjëra të natyrës empirike, me mburrje shkatërruese për shoqërinë, nuk mund ta hapë dot as artileria e rëndë e Napoleon Bonapartit.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.