Femra Shqiptare dhe Politika Marsida Najdeni

Marsida T. Najdeni

Marsida T. Najdeni

Femra Shqiptare dhe Politika Marsida Najdeni

U trumpetua shumë se politika shqiptare ka bërë kthesën e madhe… Aq shumë u bë reklamë se politika shqiptare na qenka demokratizuar, sa dhe për pak Merkel kërkoi nënshtetësi shqiptare… që të punonte në këtë parlamentin tonë tepër të europianizuar!
Mbi dy dekada tranzicioni të stërgjatur, që ende vazhdon të zvarritet, më së fundi na u duk sikur pamë një dritë në fund të tunelit.
Duke gënjyer disi veten menduam se më në fund shoqëria shqiptare ka filluar ta pranojë disi dhe gruan shqiptare si të barabartë… thënë kjo, nga fakti se në politikën shqiptare sot kemi 24 femra.
A është kjo një dritë? A ka filluar të pranohet gruaja shqiptare si politikane?

Shota dhe Azem Galica

Shota dhe Azem Galica

Parlamenti shqiptar nuk ka arritur të kapë as minimumin e pjesëmarrjes së femrave që është 42. Jemi pothuajse gjysëm rruge larg nga kapja e minimumit. Tre partitë më të mëdha në vend kanë pranuar më mirë të gjobiten nga KQZ-ja, sesa të përpiqen të plotësojnë numrin e pjesëmarrjes së femrave në radhët e tyre. Politikë-bërja nuk duhet të jetë vetëm një armë mashkullore në Shqipëri! Vetëm duke barazuar dhe vënë në mënyrë të njëtrajtshme forcat gjinore në politikë do të mund t’i afrohemi Europës më shumë.Barazimi midis dy gjinive duhet pranuar nga të gjithë, ndërsa ideja e maçove duhet luftuar. Meshkujt shqiptarë duhet të përqafojnë idenë se tjetra duhet pranuar si e barabartë me vetveten. Kjo do të sjellë edhe ndërgjegjsimin e shoqërisë sonë jo vetëm në jetën civile por, edhe në jetën politike.
Për aq kohë sa deputetët meshkuj nuk arrijnë t’i shohin si të barabarta, deputetet femra nuk do të mund të arrijmë balancën europiane të shumëkërkuar. Parë nga kjo pasqyrë maskiliste atëhere këto 24 femra janë një arritje për Shqipërinë… gjithsesi, arritje me rezerva!! Përse me rezerva? Për faktin se duhej që një në çdo tre emra të ishte grua. Jemi larg nga masa kritike që pretendohej, minimumi duhet të jetë 30% i pjesëmarrjes së femrës në politikën shqiptare.Pra, mbetet ende shumë për të bërë, sepse Shqipëria ka nevojë të punojë me një ligj kryesor siç është ai i Kodit Elektoral. Duhet të ndryshohet ky ligj dhe të bëhet me rregullore minimumi i pjesëmarrjes në politikë nga femrat duhet të jetë 1/3. Vetëm kështu mund të kemi përfaqësim më të plotë të popullsisë në politikë.

Gruaja shqiptare...

Gruaja shqiptare…

Demografika tregon se ka më shumë femra se meshkuj në Shqipëri, veçse këto femra kanë më pak përfaqësim politik në Parlament, duke qenë se arrijnë të kapin vetëm gjysmën e minimumit. Përfaqësimi më i plotë i popullsisë arrihet vetëm nëse brenda partive politike do të ketë demokraci.
Nga ana tjetër në vazhdojmë të vemë në pushtet parti që s’kanë një proces demokratik brenda familjes së tyre. Kemi kryetarë partish që ndjekin politikën e brendshme në Partitë e tyre si: “Maliqi me shkop”. Kemi deputetë që në mënyrë të pandërprerë kanë në parlament nga 5-6 mandate, paçka se janë nga figurat më të përfolura për korrupsion. Pra, është e domosdoshme dhe ndryshimi i Ligjit brenda Partive Politike.
Si mund të pretendojmë të kemi demokraci në pushtet kur brenda partive politike nuk ka demokraci në vendimmarrje?! Mungesa e procesit demokratik në partitë politike bën që shumë femra nga shoqëria civile të stepen dhe mos të aktivizohen politikisht. Kur do të pastrohet kjo politikë? Kur do t’i krijohet hapësirë Ligjeve të drejta dhe njerëzve me aftësi? Duhet të kuptojmë që politika jonë duhet të bazohet tek standartet dhe tek vlerat… dhe për aq kohë sa këto të dyja mungojnë, do të kemi një politikë skeptike, siç e kemi patur në mbi dy dekada.
Illyria 25 mars, 2014

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Hapësirë Debati  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook